Me milionat e militantëve dhe patronazhistëve do të punësoheshin 132 mijë shqiptarë

652
Sigal

Ndërkohë që vendi është në krizë, bizneset po falimentojnë dhe shqiptarët nuk kanë para për bukë dhe ilaçe, qeveria dhe bashkitë frynë administratën me militantë e patronazhistë. Auditi ndjerr zbuluar administratën, që i kanë shkaktuar arkës së shtetit rreth 633 milionë euro dëm në ekonomi, sa paga vjetore e 132 mijë shqiptarëve. Shuma me të cilën paguhet administrata elektorale e votës së rilindjes do të mjaftonte që të gjitha pensionet në Shqipëri, asistenca sociale dhe ndihma ekonomike të rriteshin 100%

 

Shuma me të cilën paguhet administrata elektorale e votës së rilindjes do të mjaftonte që të gjitha pensionet në Shqipëri, asistenca sociale dhe ndihma ekonomike të rriteshin 100%.

Ndërkohë që vendi është në krizë, bizneset po falimentojnë dhe shqiptarët nuk kanë para për bukë dhe ilaçe, qeveria Rama dhe bashkitë frynë aministratën me militantë, e cila është në nivelin më të lartë që nga viti 2005. Nga 85 mijë të punësuar që duhen , administrata ka arritur në 198 mijë. Me këto para që paguhen nga taksat e qytetarëve, bizneset dhe borxhet, pensionet dhe ndihma ekonomike do të rriteshin 100% . Sipas këshillave të organizimeve europiane, por edhe të sugjerimeve të FMN, Shqipëria për numrin e popullsisë nuk duhet të ketë më shumë se 85 mijë të punësuar në administratën qëndrore dhe atë lokale dhe jo 182 mijë e 500 të punësuar. Ndërkohë që fryrja e administratës nuk ka asnjë impakt tek shërbimet dhe se punësimi i tyre bëhet vetëm për karriget e disa ministrave me në krye kryeministrin Rama. Kjo shumë me të cilën paguhet administrata elektorale e votës së Rilindjes do të mjaftonte që të gjitha pensionet në Shqipëri, asistenca sociale dhe ndihma ekonomike të rriteshin 100%.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi i përgjithshëm në ekonomi si pasojë e keqpërdorimit dhe keqmanaxhimit të buxhetit të shtetit nga administrata arrin në rreth 633 milionë euro.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, sa i përket vitit 2021, dëmi i përgjithshëm në ekonomi si pasojë e keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të buxhetit të shtetit fiksohet pranë 74.5 miliardë lekëve në total, çka përkthehet në rreth 633 milionë euro në total. Por, çfarë domethënë kjo vlerë? “Scan Intel” ka analizuar këtë shifër në raport me ekonominë, buxhetin, shpenzimet, etj, për të kuptuar edhe më thjesht përmasat e demit, që i shkaktohet qytetarëve dhe vendit nga keqmenaxhimi i financave publike.

Rreth 633 milionë euro, që vlerësohet dëmi në total përkthehet në plot 3.5% të asaj që e gjithë ekonomia shqiptare ka prodhuar gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë, 3.5% ka qenë pasha me të cilën ka rënë e gjithë ekonomia shqiptare gjatë vitit të pandemisë, atë 2020. Pra, thënë më thjesht, sipas KLSH, dëmi që i shkaktohet vendit nga vetë shteti në vit është i njëjtë me dëmin që pandemia shkaktoi gjatë 2020-ës, kur u paralizua thuajse çdo aktivitet ekonomik dhe shoqëror për një periudhë kohore të konsiderueshme gjatë vitit. Po krahasuar me të ardhurat, pra paratë që arka e shtetit mbledh çdo vit nga taksapaguesit, sidomos nëpërmjet taksave dhe tarifave të ndryshme? Dëmi ekonomik është i barabartë me 14.6% të totalit të të ardhurave në buxhetin e shtetit gjatë vitit 2021. Pra, thuajse nga 7 lekë të derdhura në arkën e shtetit, 1 lek përkthehet në abuzim, pra ose ikën dëm, ose kanalizohet në drejtime të tjera, jo për qytetarët.Në nivel shpenzimesh së përgjithshme, ndërkohë, 633 milionë euro përkthehen në 11.8% të totalit. Krahasuar vetëm me shpenzimet kapitale ndërkohë, pra investimet, dëmi ekonomik është i barabartë me 75.4%. Gjatë vitit 2021 totali i investimeve të qeverisë fiksohej në 838 milionë euro. Në rast se financat publike nuk do të ishin keqmenaxhuar, të paktën sipas shifrave të auditimeve të KLSH, atëherë investimet mund të ishin thuajse dyfish, ose më saktë rreth 1.5 miliardë euro, nga 833 milionë euro që janë aktualisht.Po krahasuar me sektorë të veçantë? Shifra që sipas KLSH vlerësohet se është dëmi ekonomik që shkaktohet në vit nga keqmenaxhimi i financave publike është më e lartë se i gjithë sektori financiar dhe ai i sigurimeve në vend, më e lartë se sektori i informacionit dhe komunikacionit apo sektori i “artit, argëtimit dhe çlodhjes”.

Në rast se krahasimin do ta bënim me individët, shuma prej 633 milionë eurosh është e barabartë me pagën vjetore neto të rreth 132 mijë shqiptarëve (referuar pagës mesatare). Ose, thënë edhe më ndryshe, dëmi ekonomik është i barabartë me një rritje të përafërt pagash për të gjithë shqiptarët e punësuar prej rreth 20%.

Të gjitha këto krahasime tregojnë përmasat e keqmenaxhimit të buxhetit të shtetit dhe jo vetëm, të cilat sipas KLSH janë kryesisht abuzim me fondet dhe tenderat.