Lulëzojnë hotelet, rriten shitjet me 37%, me indeksin më të lartë në ekonomi

605
Sigal

Rritja e numrit të turistëve vitin e fundit po i jep hov ecurisë së sektorit të hotelerisë. Sipas të dhënave të INSTAT për sektorin e shërbimeve, Indeksi i shitjeve neto në volum për hotelet shënoi rritje 37,0 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017, duke shënuar sektorin me rritje më të lartë në ekonomi në këtë periudhë. Rritja e shitjeve është shoqëruar dhe me më shumë të punësuar. Po sipas INSTAT, Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 21,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017, ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 20,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Dy vitet e fundit, Shqipëria ka qenë në radarin e mediave të huaja, çka ka nxitur shtimin e turistëve. Sipas të dhënave të mëparshme të INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në dhjetëmujorin e 2018 është rreth 5.4 milionë, duke u rritur me 17,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017, duke ndikuar pozitivisht në aktivitetin e hoteleve. Shtimi i turistëve nga ana tjetër po nxit dhe investimet në këtë sektor. Edhe sezoni turistik është zgjatur, pasi prenotimet fillojnë që nga maji deri në tetor. INSTAT, krahas hotelerisë, në sektorin e shërbimeve raporton dhe ecurinë e Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; Transport, Magazinim dhe Postë; Informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi.

Tregtia

Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, në tremujorin e tretë 2018, paraqiten si më poshtë:

– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;

– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 6,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;

– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 8,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

Transport, Magazinim dhe Postë

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e tretë 2018, paraqiten si më poshtë:

– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 17,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;

– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;

– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 11,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

Informacion dhe Komunikacion

Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit,

Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e tretë 2018, paraqiten si më poshtë:

– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 1,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;

-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;

-Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 0,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike

Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, në tremujorin e tretë 2018, paraqiten si më poshtë:

– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;

– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;

– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 1,2 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

Agjenci udhëtimi

Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e tretë 2018, paraqiten si më poshtë:

– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 9,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;

– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;

– Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 1,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017./monitor