Lodrat për fëmijë, produktet e hotelerisë dhe ato shtëpiake, rrezikojnë shqiptarët

2281
Sigal

Alarmi  nga Kina / Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka zbuluar në tregjet  shqiptare  lodra dhe produkte të rrezikshme për jetën e fëmijve, materiale hotelerie, pajisje shtëpiake dhe elektronike. Pas bllokimit të 10 mijë produkteve për bebet,  janë paralajmëruar  edhe kompanitë e huaja prodhuese. Mungesa e kodit CE sipas rregullave të BE-së, koronovirusi  dhe këshillat e mjekëve

 

Alarmi  nga Kina / Lodrat  për fëmijë  produktet e hotelerisë dhe shtëpiake , mbushin tregun shqiptar

Alarmi/ Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të monitorimit të sigurisë konsumatore, ka zbuluar në tregjet  shqiptare lodra dhe produkte të rrezikshme për jetën e fëmijve si lodra, material hotelerie dhe produktet e tjera shtëpiake e industriale. Një pjesë e tyre janë bllokuar, ndërkohë që janë njoftuar edhe kompanitë e huaja prodhuese. Mungesa e kodit CE sipas rregullave të BE-së, koronovirusi  dhe këshillat e mjekëve

Mbarë opinion botëror është vënë në një situat alarmi në lidhje me epideminë e shkatuar fillimisht   qytetin Wuhan në Kinë, konkretisht në qendrën ku gjendeshin dyqane të hapura dhe shiteshin shpendë të gjalla, produkte deti dhe kafshë të egra. Një shpërthim epidemik ndërkombëtar i çrregullimeve kryesisht të frymëmarrjes dhe i shkaktuar nga një virus, që i takon familjes së koronovirusëve, deri tani ka lënë qindra të vdekur  dhe mijra të infektuar. Ajo çka i friksohet sot mbarë bota ka të bëjë me faktin që kjo epidemic të mos kthehet në pandemik ,çka do të përbëjë një goditje të madhe për njerzimin dhe zhvillimin e saj. Tanimë virusi është përhapur edhe në Japoni, Korenë Jugore, Tajlandë, Singapor, Tajvan dhe në ShBA. Ekspertët në vende si Britania e Madhe, Meksika dhe Arabia Saudite janë duke vlerësuar raste të dyshimta me të infektuar. Në Kinë kanë filluar të merren masa drastike, duke izoluar dhe  mbyllur linjat e transportit dhe hapësirat e tjera publike. Ndërkohë që këto masa janë marë tani që kjo epidemic u bë publike, por askush nuk flet se kur filloi dhe se qindra biznesmenë dhe produkte, industrial, teknologjike, bujqësore etj kanë dalë nga Kina dhe janë shpërndarë kudo në botë dhe mes tyre edhe në Shqipëri. Ajo që shqetëson më shumë qytetarët ka të bëjë me lodrat e fëmijve, pasi kjo sëmundje shpërndahet më shpejt dhe rreziku për të goditur në mënyrë fatale jetën e fëmijve shqiptar është më shumë se kurrë evident. Ndaj kërkohet që institucionet përgjegjëse, prindërit,edukatorët dhe mësuesit të ndalojnë dhe most ë lejojnë përdorimin e mallrave të ardhura nga Kina ,pa u bindur dhe pa u bërë analizat që përjashtojnë rrezikun. Edhe mjetet e tjera të shkollës, si fletore, veshje, pajisie laboratory, komjuterike, ushqimore etj. Ky rrezik për mallrat kineze bëhet edhe më evident tek produktet e hotelerisë, tapetet dhe produktet e tjera shtëpiake , pasi rreziku i përhapjes së sëmundjes është më i madh dhe në mënyrë massive. Të mos harrojmë se mbi 80% e hoteleve shqiptare i porosisin pajisjet e tyre pikërisht në Kinë.

Po çfarë është koronovirusi?

Organizatës Botërore të Shëndetësisë, saktëson se  koronoviruset janë një familje e viruseve, të cilat shkaktojnë sëmundje dhe çrregullime kryesisht të sistemit të frymëmarrjes. Këto lloje të viruseve transmetohen nga kafshët në njerëz. Kështu një virus i kësaj familjeje, i cili ishte përhapur në vitin 2003 në Kinë mendohej se së pari ishte transmetuar nga macet tek njerëzit, kurse virusi aktual thuhet se është marrë nga lakuriqët e natës dhe nga gjarpërinjtë.

01

Produkti për fëmijë me risk në treg, ISHMT: Ka rrezik potencial

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të monitorimit të sigurisë konsumatore, ka bërë me dije se është konstatuar një produkt i cili nuk përmbush standardet në treg dhe që është i dëmshëm. Bëhet fjalë për një produkt për fëmijë, konkretisht monitorues dixhital për bebe, kompania e  prodhimit të së cilës do të tërheqë produktin. Sakaq, ISHMT njofton të gjithë konsumatorët shqiptarë që e posëdojnë një të tillë ose të tjerë të interesuar, që të mos e blejnë apo ta kthejnë produktin. Sektori i prdukteve për fëmijë është një ndër sektorët që ka pasur më tepër problematika vitin e shkuar dhe sipas ISHMT, do vijojë të jetë prioritar në mbikëqyrje. “Njoftimi i kategorisë masë parandaluese, nëpërmjet një letre njoftimi PHILIPS kërkon tërheqjen nga tregu të produktit “Monitor video dixhital për bebe (Avent Digital Video Baby Monitor SCD620)”, prodhuar në periudhën Janar 2016 – Mars 2018. Philips kërkon tërheqjen nga tregu të këtij produkti pasi ka zbuluar që në raste shumë të rralla, bateria në njësinë qëndrore mund të mbinxehet. Ky mund të jetë një rrezik potencial zjarri dhe nga kombinimi i shkallës së dëmtimit dhe probabilitetit ka rezultuar që i përket rrezikut të ulët.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Emri i produktit: Monitor video dixhital për bebe (Avent Digital Video Baby Monitor)

Marka: Philips; Modeli: SCD620 “- thuhet në njoftim.

Më herët, ISHMT ka bërë me dije se nga kontrollet e realizuara në importues dhe tregtarët me shumicë të produkteve lodra, gjatë tre viteve të fundit janë marrë masa administrative të ndryshme si p.sh., paralajmërim, gjobë etj., por edhe janë bllokuar mbi 10 mijë produkte lodra, të cilat janë shkatërruar. ISHMT u bën thirrje të gjithë kompanive, bizneseve që importojnë, tregtojnë produkte të tilla të bëhët vetëm për produktet me markim CE. Ndërsa të gjithë qytetarëve të verifikojnë produktet e tilla për markimin CE në produkt, jo vetëm në kutitë e ambalazhimit, para se të kryejnë blerjen.

02

Lodra të rrezikshme nga Kina: Bllokohen 10 mijë produkte për femijë

Prindërit duhet të bëjnë kujdes para se të blejnë një lodër për fëmijët. Për të qenë e sigurt për shëndetin e tyre, ajo duhet të ketë kodin CE që garanton se plotëson rregullat e Bashkimit Europian. Inspektoriati Shtetëror Teknik ka bllokuar deri më tani 10 mijë produkte jashtë standardeve, të ardhura kryesisht nga Kina. 

Bllokohen 10 mijë produkte për fëmijë pasi kishin në përmbajtje elementë kimikë jashtë tolerancave të përcaktuara në legjislacionin shqiptar. Këto lodra fëmijësh kanë ardhur kryesisht nga Kina. Kryeinspektori i ISHMT-së . Lavdrim Sahitaj, deklaroi se  këto produkte kanë rezultuar me rrezik të lartë për shëndetin e fëmijëve. “Kemi një problematikë të gjërë me lodrat që qarkullojnë dhe në tregun me shumicë dhe pakicë si dhe mallrat që vijnë nga jashtë. Kemi bërë një sërë analizash të lodrave që janë në tregun tonë dhe na rezulton pjesa më e madhe e tyre me probleme kimike, jashtë normës së lejuar për tu tregtuar ”, shprehet ai. Por çfarë duhet të bëjnë prindërit për të  blerë lodra të sigurta për fëmijët e tyre. Inspektoriati Shtetër i Mbikqyrjes së tregut sqaron se lodrat duhet të jenë të markuara më kodin CE që tregon se përmbushin standartet europiane. Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut deklaron se do të vijojë inspektimet dhe informimin e konsumatorëve për modelet dhe kategoritë e produkteve të cilat janë të ndaluara të vendosen dhe tregtohen në vend.

03

Alarmante: Lodrat e prodhimit të Kinës dalin shumë të rrezikshme për fëmijët

6 nga 10 lodrat për fëmijë që janë testuar në një laborator të Holandës kanë dal se janë të rrezikshme për përdorim. Të gjitha lodrat që janë vlerësuar si të rrezikshme për përdorim janë me origjinë nga Kina. Ato gjenden në shitje nëpër dyqane të ndryshme nëpër Kosovë.
Testimi i tyre është bërë nga laboratori ‘SGS’ në Holandë, ndërsa mostrat janë dërguar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Rezultatet e analizave të kryera nga disa laboratorë të vendeve që u janë bërë disa lodrave si: kukulla, vetura me bateri, set manikyri, pistoletë me topa, lodra uji, set kafshësh, lodra kimike (slime), veturë dhe aeroplan. Nga dhjetë mostra të lodrave, gjashtë nga to kanë dal jo konform dhe të rrezikshme në testin që u është bërë në vetitë fizike dhe mekanike. Ndërsa dy nga to kanë dal të rrezikshme në testin e vetive kimike. E nëntë nga dhjetë janë pa test të etiketimit (mbishkrimeve të nevojshme), siç kërkohet me ligj.

Rreziku i dëmtimit të sistemin reproduktiv

Europa ka vendosur standarde të përmbajtjes së lodrave për fëmijë pas disa skandaleve për lodrat kancerogjene gjatë viteve të kaluara. “Rapid Alert System” (Sistemi i Sinjalizimit të Shpejtë për rrezikshmërinë e produkteve jo-ushqimore), në kuadër të Komisionit Europian, i tregon për produktet të cilat janë të rrezikshme në tregun Bashkimit Europian, në të cilin vendet alarmojnë njëra-tjetrën për produktet me rrezikshmëri në përdorim. “Barrel O Slime”, lloj plasteline, është lodër për fëmijë, e cila është dërguar për analiza në Holandë, por laboratori ka thënë se tashmë e kanë bërë analizën e këtij produkti me kërkesë të një shteti tjetër. Kjo lodër është e kategorizuar si lojë e rrezikshme dhe është në listën e Sistemit të Sinjalizimit të Shpejtë të Komisionit Evropian, si lodër që është ndaluar të shitet në vendet e BE-së. Por, në Kosovë e njëjta lodër mund të blihet për vetëm 1 euro nëpër dyqane të ndryshme. Me nivelin e rrezikshmërisë së lartë, është vlerësuar përdorimi i kësaj lodre kimike, për shkak që pas analizave të testit të vetive kimike, e njëjta përmban sasi të mëdha të elementit kimik boron, e i cili mund të shkaktojë rrezik për shëndetin e fëmijëve duke dëmtuar edhe sistemin reproduktiv. Kukulla “Happy Girl” është një tjetër lodër që nuk ka kaluar testin e vetive fizike dhe mekanike, që i bie se e njëjta ka dështuar ta kalojë testin në vetitë fizike dhe mekanike dhe testin e etiketimit (mbishkrimeve të nevojshme). Ndërsa në testin e vetive kimike është thënë se testi është jo bindës dhe se rekomandohet një test shtesë i konfirmimit. Testin e vetive fizike dhe mekanike, i cili përcakton se lodrat dhe pjesët përbërëse të tyre duhet të kenë fortësinë e duhur mekanike, pa u thyer ose pa pësuar shtrembërime që paraqesin rreziqe të cilat mund të shkaktojnë dëmtime fizike nuk e kanë kaluar edhe disa lodra të tjera: një kukull, revole, lodra uji, set kafshësh, të gjitha me origjinë nga Kina. Ndërsa testin e etiketimit që duhet ta ketë secila lodër, ku përshkruhet për cilën moshë përdoret dhe përbërësit e saj, nuk e kanë pasur nëntë (nga dhjetë) lodrat, por kjo veti është mangësi që mund të eliminohet.

Lista e Lodrave të rrezikshme
Lodra të rrezikshme për përdorim, të cilat nuk kanë kaluar testin e konformitetit në katër vetitë e larcekura, dhe janë klasifikuar si të rrezikshme, janë: revole (e cila nuk ka brend), por dihet origjina nga Kina; lodër kimile (Slime) e brendit “Barrel O Slime”; lodra uji të brendit “Bath Tub”; set kafshës të brendit “Animal Toys”, kukull e brendit “Happy Girl”; kafshë lodër e brendit “Poultry” dhe lodër, veturë e aeroplan të “Fly Line”.

Katër komponentët e testimit të lodrave

Tek komponenta ‘vetitë kimike’ thuhet se lodrat duhet të jenë të projektuara dhe të prodhuara në mënyrë që të mos paraqesin rrezik të efekteve të dëmshme ndaj shëndetit të njeriut për shkak të ekspozimit ndaj substancave apo përzierjeve kimike nga të cilat lodrat janë të përbëra. “Lodrat nuk duhet të përmbajnë aromat e mëposhtme alergjike”, ku janë të listuara 55 aroma, e të cilat përcaktohen në rregulloren për sigurinë e lodrave. Tek komponenti ‘vetitë fizike dhe mekanike’, thuhet se lodrat dhe pjesët përbërëse të tyre duhet të kenë fortësinë e duhur mekanike dhe nëse është e nevojshme qëndrueshmërinë për të i bërë ballë presionin të cilit i nënshtrohen gjatë përdorimit, pa u thyer ose pa pësuar shtrembërime që paraqesin rreziqe të cilat mund të shkaktojnë dëmtime fizike. “Lodrat dhe pjesët përbërëse të tyre nuk duhet të paraqesin rrezik nga ngufatja”, thuhet ndër të tjera. Një tjetër komponent është testi i djegshmërisë (ndershmëria), ku thuhet se lodrat nuk duhet të përbëjnë një element të rrezikshëm ndezës në ambientin e fëmijës. “… nuk ndizen nëse i ekspozohen direkt një flake, shkëndije apo burimi tjetër të mundshëm të zjarrit”, thuhet ndër tjera në rregullore. Po ashtu, është testuar edhe komponenti e etiketimit (përshkrimeve të nevojshme) për një lodër, ku duhet të tregohen specifika siç është vënja e etiketës se për çfarë moshe është ajo lodër dhe çfarë përmban ai produkt. /Gazeta Jeta në Kosovë/

Lodrat me kimikate, mjekët: Efektet te fëmijët shfaqen më vonë

Mbi 80% e lodrave për fëmijë të moshave të ndryshme kanë në përmbajtjen e tyre lëndë  kimike, dhe paraqesin probleme fizike, pasi mund të thyhen dhe të rrezikojnë të vegjlit. Pediatri Bektesh Mandri, në një prononcim publik  thotë, se kontakti me kimikatet mund të shkaktojë alergji dhe se pasojat e vërteta, shfaqen në të ardhmen.

Mandri: Jemi në epiqendër të rrezikshmërisë në jetën e përditshme sepse ne e kemi plotë tregun me lodra të pakontrolluara. Po të shkosh në treg ke nga të gjitha lodrat që nuk kanë asnjë origjinë. Përveç alergjive ato mund të kenë edhe lëndë kancerogjene në përbërjen e tyre. Marrja e tyre në doza të mjaftueshme mund të bëjë që të shfaqen tumore të ndryshme në vitet në vijim.

Pediatri shprehet se rastet e lodrave që thyhen janë të pakta, por rreziku që paraqesin është ekstrem tek fëmijët.

Mandri: Kemi raste që edhe fëmija gëlltit edhe ato kalojnë në aparatin tretës. Këto janë rastë që na japin mundësi që të reagojmë, dhe nuk ka ndonjë rrezikshmëri fëmija. Ndërsa kur kalojnë në rrugët e frymëmarrjes kemi një rrezikshmëri jashtëzakonisht të lartë.

Mandri thotë se problematikë në shpërndarjen e infeksioneve apo viruseve, jane dhe lodrat e përbashkëta në lokale, apo institucionet arsimore, si çerdhe dhe kopshte.

Mandri: Nëse një fëmijë fut një lodër në gojë dhe është i sëmurë, probabiliteti që atë ta marri dhe fëija tjetër është shumë i madh. Po kaloi dy ditë rreziku është i përjashtuar.

Vetëm gjatë muajit dhjetor, në të gjithë vendin u bllokuan përkohsisht  më shumë se 10 mijë lodra për fëmijë, të ardhura nga Kina, që cilësoheshin të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve.