Shmangu përplasjen e kalimtarit, përmbyset makina në Elbasan

262

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Vidhas.

Një automjet, tip “Golf 4” ka devijuar rrugën për të shmangur përplasjen e një kalimtari, por ka humbur kontrollin nga shpejtësia, është përplasur dhe më pas është përmbysur.

Dy persona kanë mbetur të lënduar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka filluar hetimet.