Kursi i këmbimit/ Forcohen ndjeshëm valutat e huaja. Rritje e fortë për Paundin dhe Dollarin

362
Sigal

Monedha europiane ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës këtë të martë duke u blerë sot me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 124 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Ndërkaq Paundi britanik në raport me ditën e djeshme ka fituar 0.5 pikë duke u blerë sot me 136 lekë dhe duke u shitur me 137.7 lekë.

Sipas tregut valutor vendas, edhe Dollari amerikan ka regjistruar një rritje prej 0.5 pikë nga dita e hënë duke u blerë sot me 104.9 lekë dhe duke u shitur me 105.8 lekë.

Franga zvicerane ka ruajtur po të njëjtat vlera sikurse një ditë më parë teksa vazhdon edhe sot të blihet me 113.8 lekë dhe të shitet me 115 lekë. SCAN