Kursi i këmbimit/ Forcohen dollari dhe euro, zhvlerësohet paundi britanik

223
Sigal

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten, dollari amerikan dhe euroja fituan terren në raport me lekun, ndërsa paundi britanik u dobësua, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,23 lekë dhe këmbehet me 101,01 lekë. Ndërsa monedha europiane u forcua me vetëm 0,04 lekë duke u ngjitur në kuotën e 123,04 lekëve. Ndërkohë, paundi britanik humbi terren me 0,24 lekë. Nga ana tjetër, franga zvicerane u këmbye me 0,14 lekë më shumë se ditën e enjte. Valuta britanike këmbehet sot me 142,57 lekë dhe franga zvicerane me 112,06 lekë.