Komisioni i Ekonomisë, Debate PD-PS për propozimin e qeverisë për falje gjobash

721
Komisioni i Ekonomisë është përfshirë nga diskutimet për faljen e gjobave ndaj bizneseve që nuk kanë paguar në kohë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Kreu i komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe kërkoi ndryshim të variantit të qeverisë duke falur jo 80 % të vlerës së gjobës por 100%
Erjon Braçe: Nese ne e marrim përsipër në këtë lloj mase, unë them ose ta bëjmë të plotë ose kështu që falim për një gjë, apo falim për një gjë tjetër, apo falim pjesërisht kjo nuk ka kuptim. Nëse për këto dy shkelje që janë këtu mos deklarim në afat dhe mos pagim në afat i detyrimit tatimor ne po i nxisim që ta provojnë deri më 30 shtator edhe detyrimin edhe kamatvonesën dhe kamatvonesa e ngarkon me dicka më tepër. Them që gjoba me mirë të falet e plotë dhe këta nejrëz mos shkojnë me në dyert e gjykatave.
Ndërkohë që deputeti i opozitës Ridvan Bode kërkoi një falje më të gjerë për bizneset ndërkohë që e cilësoi gjithçka elektorale
Ridvan Bode: Realisht biznesi nëse do të ndihmojë për të përfituar shtyheni deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që të kenë mundësi që biznesi të përfitojë dhe të rrisë masën e derdhjes për një periudhë sic e kërkon edhe ju.
Projektligji pritet të kaloj për miratim në parlament gjatë seancës së të enjtes.
Sigal