KLSH: 20% e buxhetit të shtetit, ose 712 mln.euro janë vjedhur, por prokuroria nuk ka dënuar asnji person

268
Sigal

 Ekonomisti: 20% e buxhetit të shtetit u shpenzua në shkelje të ligjit, rekomandimet e KLSH-së nuk dënohen

 

Prokuroria nuk ka dënuar asnjë person të kallëzuar në prokurori për shkelje me fondet buxhetore. Këtë vit, KLSH ka kallëzuar në prokurori 5 raste

 

 

 

Rreth 20 përqind e fondeve buxhetore u shpenzuan nga qeveria në vitin 2019 të paktën në shkelje të një ligji. Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit në vitin 2020 u konstatua një dëm ekonomik prej rreth 712 milionë eurosh.

Nga këto 17,7 milionë lekë u klasifikuan si dëm ekonomik dhe 694 milionë euro u klasifikuan dëm për shkak të shkeljeve të ligjeve ose rregullave nga të institucionet publike.

Kjo gjetje e raportit të KLSH-së u vlerësua shqetësuese, nga ekonomisti Azmi Stringa duke marrë parasysh se buxheti i shtetit ishte rreth 3.7 miliardë euro.

“Kur 20% e lekëve që ti ke futur, përdoren keq, Kuvendi duhet të alarmohet”, shtoi Stringa.

Gjithashtu, Stringa u shpreh se raporti tregon se shteti ka “dobësira strukturale në sistemet e kontrollit që duhet ta mbajnë paranë publike nën monitorim”.

Rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk zbatohen dhe nuk dënohen nga prokuroria shprehet ekonomisti Azmi Stringa në analizën e raportit të KLSH-së për vitin 2020.

Në këtë raport KLSH ka propozuar 1107 masa organizative, 239 masa disiplinore, 55 masa administrative dhe 29 përmirësime ligjore.

17,7 milionë lekë u klasifikuan si dëm ekonomik dhe 694 milionë euro u klasifikuan dëm për shkak të shkeljeve të ligjeve ose rregullave nga të institucionet publike.

 

Moszbatimi i rekomandimeve të KLSH-së “është një shqetësim i institucioneve ndërkombëtare, të cilat si pjesë të progres-raportit kanë jo vetëm rritjen e cilësisë së auditimeve të KLSH-së por dhe zbatueshmërinë, të paktën marrjen përsipër të rekomandimeve që janë dhënë”.

Ky fenomen, u shpreh Stringa ndodh për 3 arsye:

“E para është serioziteti që i jep Kuvendi raporteve të KLSH-së. E dyta është seriozitet që i japin institucionet raportit të KLSH-së dhe sa të mbrojtura ato janë në shtetin shqiptar, dhe e treta është cilësia e rekomandimeve të cilët shpesh herë nuk adresojnë problematikën në rrënjë”.

Gjithashtu prokuroria nuk ka dënuar asnjë person të kallëzuar në prokurori për shkelje me fondet buxhetore. Këtë vit, KLSH ka kallëzuar në prokurori 5 raste, ndër to një kallëzim penal dhe dy vlerësime për elementë të mundshëm të veprës penale.