Klik Ekspo Group promovon prodhimet shqiptare

1257
Klik Ekspo Group ka çelur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, edicionin e parë të panairit “International Textile: Fashion, Fason Expo”, panairi i parë i këtij lloji në vendin tonë. Luan Muhametaj, president i Klik Ekspo Group mbajti fjalën e e rastit, ndërsa të pranishëm në panair ishin edhe minsitrat Arben Ahmetaj dhe Blendi Klosi, personalitete të fushës së modës, prodhimit fason, sipërmarrës dhe biznesmenë vendas dhe të huaj. Në një prononcim për mediat, ministri Ahmetaj e vlerësoi këtë si një moment shumë të rëndësishëm për industrinë fason. “Gjatë 18 muajve të qeverisë Rama, është përmbysur struktura e eksporteve në favor të prodhimeve që afrojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Pra emi një fokusim qoftë tek tekstilet dhe këpucët, qoftë tek bujqësia, qoftë tek industria mekanike dhe ajo që është për t’u përmendur është që industria në fjalë është duke importuar makineri dhe pajisje që tregon që cikli i rritjes së kësaj industrie dhe të eksporteve, vazhdon. Dëgjuam me interes si kompanitë kanë kërkesa në rritje dhe kanë marrë punonjës. Një kompani ka marrë 100, një kompani ka marrë 50, një kompani ka marrë 70 punonjës. Vetëm në 6 muajt e fundit ka gati 2 mijë të punësuar të rinj në industrinë e përpunimit të lëkurëve dhe prodhimit të këpucëve”, tha Ahmetaj.
Më shumë shkolla profesionale që nxisin punësimin
Ndërsa Ministri Klosi, duke u ndalur në rolin e pazëvendësueshëm që zënë shkollat profesionale në përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm për ekonominë e vendit, u shpreh se “ky panair është një dëshmi e suksesit të arritjeve për disa tregues, si në punësim dhe proceset e prodhimit zinxhir”. Qeveria do të adresojë mbështetje të vazhdueshme për këto aktivitete që nxisin punësimin e të rinjve dhe arsimin profesional të tyre, tha Klosi. Në këtë panair ekspozuan prodhimet e tyre disa nga kompanitë kryesore që ushtrojnë aktivitetin në industrinë e regjimit të përpunimit aktiv, apo prodhimin dhe përpunimin e tekstileve dhe këpucëve. Po kështu, përveç sektorit fason, në panair morën pjesë edhe stilistë dhe designer, të cilët ekspozuan modelet e tyre të veshjeve për sfilata. Panairet e Klik Ekspo Group jane kryer tashmë në vendet ku marrin jetë idetë dhe projektohen iniciativat e bashkëpunimit mes bizneseve dhe thithen investitoret e huaj, nën promovimin e Shqipërisë si një destinacion i shkëlqyer për investime. Rritja e nivelit të investimeve të huaja në Shqipëri, është një tregues i qartë për zhvillimin e ekonomisë vendase në vitet e fundit si dhe për krijimin e kushteve për investime te huaja. Të pranishem ne eventin e organizuar nga KLIKU investitorët e huaj shprehin interes për të zhvilluar biznesin e tyre në Shqipëri duke ju referuar atij si një partner që promovon projektet e tyre dhe krijon ura bashkëpunimi mes biznesit privat. Panairi “Textile, Fashion Fason Expo” vjen si një propozim i ri i UFI anëtare e të cilit është Klik Ekspo Group. 
Zanafilla e këtij panairi
Ky event lindi në vazhdën e nismave të profilizuara në dobi të sektorëve që sigurojnë zhvillim ekonomik afatgjatë e nxisin bashkëveprim ndërkombëtar, dhe u rrok menjëherë nga aktorët vendas dhe ndërkombëtare. Textile, Fashion Fason Expo gëzon mbështetjen e AIDA – Agjencia e Nxitjes së Investimeve të Huaja (e cila e sheh me përparësi zhvillimin e kësaj industrie, vërtetuar edhe nga ngritja e grupeve të punës të dedikuar apo Sportelit “One Stop Shop” posaçërisht për “Fasonin”); bashkëpunimin e Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve; Ministrisë së Rinisë dhe Mirëqenies Sociale- Drejtoria e Arsimit Profesional. Një Ekspo si rrallëherë: të vërteta të prekshme të një industrie që zhvillohet përmes të shkuarës me standarde të modernizuara, përfaqësuar nga emra identifikues të ndërmarrjeve shqiptare që garojne bindshëm ne epokën e tregjeve globale duke ruajtur traditën dhe qarkulluar të mira brenda vendit: të mirat në punësimin e shtresave të ndryshme, të mirat në shpërndarjen gjeografike të këtyre realiteteve sipërmarrëse, të mirat në rritjen e vetëvlerësimit dhe tundimit të natyrshëm të konsumatorit për të përzgjedhur mallra të prodhuara në vend. Paketat e reja “sipas masës” kanë inkurajuar operatorët vendas të sektorit për t’u përbashkuar e treguar anën e tyre më të mirë, por edhe për të ngritur debate që i shërbejnë zhvillimit të përbashkët.
Përkujdesje e veçantë për prodhimet “Made in Albania 
Një Ekspo “sipas Klik-ut”: përkujdesje e veçantë për një “Made in Albania” të përshfaqur në të gjitha dimensionet e saj për një sektor që kryqëzohet në të gjitha etapat e historisë shqiptare, herë shquajtur si traditë e vepër arti, herë burim jetese dhe zhvillimi ekonomik. Një tezgjah virtual Muzeu Historik, ku do të thuren fillet lidhës mes traditës së hershme të përpunimit të tekstilit në Shqipëri dhe Ballkan nyjëzuar me zhvillimin e vrullshëm sipas standardeve globale, ringjallja e vlerave të punës së dorës përballë produkteve të teknologjisë së lartë e miqësore me mjedisin. Një Ekspo ndërkombëtare: sipërmarrës dhe shtëpi mode nga Kosova, Italia, Greqia, Maqedonia, Pakistani, përqafuan menjëherë nismën, duke patur largpamësinë e zhvillimit afatgjatë të sektorit në Shqipëri, e cila nëse nuk është kthyer ende, do të kthehet shumë herët në një pikë referimi për rajonin e Evropës Juglindore: pjesëmarrës që ofrojnë produkte finale të markave ndërkombëtare, lëndë të parë e teknologji, tekstile e lëkurë, përvoja menaxhimi e marketimi të shëndetshëm, mjeshtëri artistike, zgjidhje real-estate etj, por mbitëgjitha gatishmërinë për të punuar ngushtë me shqiptarët dhe investuar në vend. Parashikohet një fluks vizitorësh në rreth 15.000, prej të cilëve përqindja më e madhe Trade Visitors, blerës dhe brokers profesionistë, dhe mbi 120 ekspozues të drejtepredrejte vendas dhe të huaj nga Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Hungaria, Republika Popullore e Kinës, Pakistani.
Pjesëmarrja e Kosovës në panair
Një Ekspo … e Kosovës: Si në çdo eveniment të Klik Ekspo Group, sipërmarrësit nga Kosova prezantohen me produkte konkrete …Organizuar nën kujdesin e programit Empoëer Private Sector, kompanitë prodhuese të tekstilit dhe veshjeve, Shtëpi të Modës dhe dezajners nga Kosova do të ekspozojnë në një prej segmenteve më tërheqës jo vetëm përnga përsosmëria e prezantimit të Pavijonit, por edhe një shembull suksesi se si prodhuesit e brendshëm, me inkurajimin dhe mbështetjen e nevojshme mund të kthehen në gjenerues të zhvillimit të sektoreve të veçantë, duke gjeneruar punësim dhe mirëqenie për zonat dhe shtresat e involvuara. Feedbacku i menjëhershëm dhe pjesëmarrja dinamike e sipërmarrësve të Kosovës në Textile, Fashion, Façon Expo, tregon një herë më tepër gatishmerinë natyrale të të dy paleve për investime të ndërsjella e bashkë-zhvilluese.
Një Ekspo “me shkollë”: Një hapësirë e veçantë në bashkëpunim me Ministrinë e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale (Drejtoria e Arsimit Profesional) për të rinjtë dhe të talentuarit e botës së teksilit, dezajnit, modës; një trajnim në vend duke vjelë nga praktikat më të mira të sipërmarrësve të perpunimit aktiv “Made in Albania”, një përballje stimuluese me vërtetësitë dhe problematikat e sektorit, një takim vlerëdhenes me më të mirët e Shtëpive të Modës nga Shqipëria, Kosova, Italia, duke promovuar që punësimi në industrinë e tekstilit nuk është zëvendësues, por “zgjedhje e parë”. Një Ekspo e përsosmërisë: në jetën e përditshme, përsosmerinë e përkufizojmë “Si nuse”, dhe këtë përsosmëri do të përpiqemi të nxjerrim në pah përmes një “Altari” kushtuar kompanive më të mira shqiptare apo të huaja që operojnë në Shqipëri që gjatë punës së tyre japin shembujt më të mirë dhe best-practice: Sipërmarrja më e mirë Fason; Produkti më i shitur “Made in Albania”; Shtëpia e Modës më e “vizituar”; Wedding&Event Planner më i angazhuar, do të jenë disa nga të çmuarit që do të vlerësohen. Një Ekspo që bën të flitet: do të jetë ndërveprimi mes aktorëve të sektorit, duke promovuar debate e nxitur bashkëveprim mes të njëjtësh apo me autoritetet kompetente për qëllime zhvillimi të përbashkëta. Shembulli më i mirë janë kërkesat e vazhdueshme nga kompani të huaja nga Italia, Kosova, Greqia dhe Franca. Një Ekspo që zhurmon: Sfilata të prodhuesve vendas dhe Shtëpive të Modës, Shoë pantomimash me veshje dhe uniforma të prodhuara në vend, dhe altare të agjencive të njohura (Savage by Bora Kokedhima, At’Nikolla Atelier, Gerardina Sposa, Grace Models) festivale dhe festa me DJ dhe VJ, do të organizohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë të gjitha ditëve të eventit, duke thurur lidhjet e nevojshme nga sipërmarrësi deri tek blerësi e përfituesi i fundit.
Sigal