INSTAT: Tkurren konsumi dhe çmimet

627
Teksa Eurozona është në deflacion, Shqipëria po përballet me të njëjtin rrezik. Instituti i Statistikave raportoi se, në shkurt, inflacioni zbriti në kuotën 0.2 për qind, që është norma më e ulët në 13 vitet e fundit. Efektin më të madh e dha ulja e çmimit të karburanteve, por veç këtij produkti, rënie çmimesh ka pasur edhe për veshjet, shërbimin shëndetësor, si dhe komunikimin. Ndërsa me rritje kanë qenë artikujt ushqimorë, kostot e arsimit, pijet alkoolike dhe cigarja, por rritja e çmimeve në këto grupe ka qenë e pamjaftueshme për ta çuar inflacionin në objektivin e Bankës së Shqipërisë, prej 3%. Krahas efektit që vjen nga karburantet dhe uljes së kostove në shëndetësi, inflacioni i ulët diktohet edhe nga ecuria e plogësht e konsumit. Sipas INSTAT-it, pas dy tremujorëve me rënie, në tremujorin e tretë të 2015-s konsumi u rikthye në territor pozitiv, por rritja e tij mbetet ende e dobët, krahasuar me mesataren e viteve të kaluara.
Sigal