LSI Durrës: Qeveria nuk merr asnjë masë mbështetëse për biznesin në këtë kohë të vështirë

335
Sigal

Nga 1 janari 2021 ka hyrë në fuqi ligji që rrit pagën minimale nga 26 mijë lek në 30 mijë lek të reja.

Dhe e gjithë barra për këtë rritje shkon drejtpërdrejt te biznesi privat.

Lëvizja Socialiste për Integrim Durrës, përmes anëtarit të kryesisë Vasil Zaho, në një postim shkruan se “ky vit nis i rënduar për edhe më shumë për biznesin e vogël dhe të mesëm. Në një kohë kur biznesi gjendet në situatën më të vështirë qeveria nuk merr asnjë masë mbështetëse, përkundrazi diskriminuese dhe penalizuese.”

Postimi i plotë:

Nis një vit i rënduar edhe më shumë për biznesin e vogël dhe të mesëm.

Vendimi i qeverisë Nr. 1025 i datës 16.12.2020 rëndon mbi biznesin në tërësi, sidomos atë fason.

Rritet me 16.7% detyrimi për kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Për një fason me një numër mesatar prej 50 punonjësish, duhet të paguajë 33,400 lekë në muaj më shumë sigurime ose 400,800 lekë në vit. Duket qartë që ky vendim i qeverisë godet më shumë bizneset e vogla dhe të mesme.

Në një kohë kur biznesi gjendet në situatën më të vështirë qeveria nuk merr asnjë masë mbështetëse, përkundrazi diskriminuese dhe penalizuese.

Më 2️⃣5️⃣ prill nis një kapitull i ri për vendin, për biznesin e vogël, të mesëm e të madh, me një partneritet afatgjatë për zhvillimin ekonomik të vendit.