INSTAT: Bie në 1.4% numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike

666
Sigal


Gazeta Telegraf/

Shifrat zyrtare për tremujorin e dytë të këtij viti flasin për një
ulje me 1,4 përqind të numrit mesatar të familjeve që përfituan ndihmë
ekonomike, krahasuar me tremujorin e parë, raporton Instituti i
Statistikave. 

Në skemën e ndihmës janë rreth 79 mijë e 600 familje nga të cilat,
afro 40 mijë e 600 u trajtuan me ndihmë të pjesshme dhe rreth 39 mijë me ndihmë
të plotë.
 


Qarku i Elbasanit ka
numrin më të madh të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike 19,7 % në shkalle
vendi. Ndjekur nga qarqet e veriut, Dibra me 16,7%, Kukësi 13,5% dhe Shkodra me
12,2. 

Në Tiranë jetojnë 10,8 përqind e familjeve të skemës së ndihmës
ekonomike. Kurse nga qarqet e jugut, Korça ka numrin më të lartë me 9,8
përqind. 

Durrësi është qarku me numrin më të vogël të familjeve të përfshirë në
skemë me 1,3 përqind të totalit të ndjekur nga Vlora dhe Gjirokastra. 

Familjet me katër anëtarë zënë peshën më të madhe, janë përfitues më të
medha të skemës.