Guvernatori i Bankës Shqiptare, Sejko: Kreditë do të shtyhen deri më 31 gusht

367
Sigal

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i ftuar në studion e lajmeve në News 24 dha një lajm të mirë. Ai tha se në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama, ka vendosur një shtyrje të re për pagesën e kredive.

Kështu, afati për shlyrjen e kredive do të shtyhet deri më 31 gusht, si për individët edhe për bizneset që kanë kredi në një Bankë të Nivelit të Dytë.

“Bëmë analizë të sistemit financar dhe morëm një vendim që të shtyjmë me tre muaj pagesën e kësteve të kredive. Që të bëhej kjo duhej një marrëveshje me kryeministrein. Afati i kredive shtyhet deri më 31 gusht. Ky vendim vjen në kuadrin e koordinimit institucional për të lehtësurar, tejkaluar krizën e krijuar nga pandemia. Shtyrja bëhet si për klientët biznese ashtu edhe për individët. Por klientët duhet të paraqiten tek Banka e Nivelit të Dytë dhe do të duhet të provojnë që kanë vështirësi për ta shlyer kredinë”,- tha Sejko.