Goditja e pandemisë ndaj tregut të sigurimeve / Bie me 30% numri i kontratave, rriten me 24% dëmet e paguara nga kompanitë

408
Sigal

Tregu i sigurimeve është një prej më të prekurve nga Pandemia Covid 19. Të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare flasin për ulje të dukshme të kontratave të lidhura, të shoqëruara njëherësh nga rritja e dëmshpërblimeve, ndërkohë që kanë qenë segmenti i sigurimit kufitar dhe i udhëtimeve jashtë kufijve ai që ka pësuar goditjen më të fortë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nëntor 2020 kapën vlerën mbi 14,772 milionë lekë, ose 5.51% më pak se në periudhën janar-nëntor 2019. Gjatë periudhës janar-nëntor 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 857,503 me një ulje prej 29.20% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2019.


Lexo edhe :

KQZ kërkon mendim prej partive politike / Pilotimi i votimit dhe numërimit elektronik


Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-nëntor 2020 arritën rreth 9,393 milionë lekë, ose 5.93% më pak se në periudhën janar-nëntor 2019.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-nëntor, pati një rritje prej 3.94% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.70% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2019.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-nëntor pati një ulje prej 41.06% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje të numrit të kontratave prej 59.20% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2019.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-nëntor, pati një ulje 57.45% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-nëntor 2019. Edhe numri i kontratave u ul me 65.06%.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-nëntor 2020 siguruan mbi 2,533 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 60.21%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 30.68% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-nëntor 2020, vihet re një rritje prej 9.67% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.25% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-nëntor 2019.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-nëntor 2020, arritën në rreth 941 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 13.54% në krahasim me periudhën janar-nëntor 2019.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-nëntor 2020, arritën rreth 1,002 milionë lekë, ose 6.14% më pak se në periudhën janar-nëntor 2019.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-nëntor 2020 u rrit me 24.08% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2019. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit nga Sigurimi Motorik me rreth 2,895 milionë lekë, apo 42.51% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Rivendosja e madhe dhe formimi i njeriut të ri / Çfarë do të ndodhë me botën kur bllokimet të përfundojnë?