Gjysma e aksionerëve të bankave në Shqipëri janë të huaj

913
Sigal

Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me Aksionerë të Bankave të Nivelit të Dytë në Republikën e Shqipërisë. Këta aksionerë mund të jenë persona fizik ose juridik që zotërojnë aksione të nënshkruara nga themeluesit si pjesë e kapitalit të bankës. Burimi i të dhënave në hulumtim është Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) në të cilën gjenden ekstrakte me të dhënat historike të Institucioneve Bankare.

  • Kapitali total i Personave Juridik aksionerë të Bankave të Nivelit të Dytë në Shqipëri arrin vlerën e 96.9 miliardë lekëve.
  • Ndër Shoqëritë Tregtare aksionere, vlerën më të lartë të kapitalit e ka Pireus Bank, i cili është aksioneri kryesor i Bankës së Tiranës me 98.83% të kapitalit themeltar ose 15.05 miliardë lekë kapital. Ky aksioner përbën 14.5% të totalit të kapitalit bankar në vend dhe 15.5% të totalit të kapitalit të shoqërive tregtare aksionere në banka.
  • Shoqëri të tjera aksionere me një kapital mbi 10 miliardë lekë janë dhe Çalik Financial Hizmetler A.S. i Bankës Kombëtare Tregtare, Raiffeisen Intenational Bank-Holding AG i Bankës Raiffeisen dhe Alpha Bank of Greece i Bankës Alpha.
  • Personi Juridik me kapitalin më të ulët është Saudi Brothers Commerce Co. i Bankës së Bashkuar të Shqipërisë me një kapital rreth 10 milionë lekë.
  • Më 1 Maj 2014 regjistrohen 49 Individë Aksioner në banka.
  • Ndër to njëzet e katër kanë shtetësi të huaj.
  • Ndër aksionerët e tregut tonë bankar dhjetë janë të gjinisë femërore.
  • Individi me kapitalin më të madh është Renis Tërshana, i Bankës Credins me një kapital prej 27.75% të kapitalit themeltar ose 1.5 miliardë lekë.
  • Ky kapital përbën 1.46% të totalit të kapitalit të gjithë bankave dhe 23.3% të kapitalit të zotëruar nga individët.
  • Aleksandër Pilo, aksioner po tek Banka Credins ka një pasuri kapitali prej 1.2 miliard lekësh ose 21.86% të aksioneve.
  • Individi me vlerën më të ulët të kapitalit zotërues është Gjergj Bushati i Bankës Credins me një vlerë prej 7.6 milionë lekësh.
  • Ndër individët e gjinisë femërore kapitalin aksioner më të madh e ka Monika Milo, aksionere pranë Bankës Credins, e cila zotëron 4.46% të aksioneve ose 243 milionë lekë.
  • Individët zotërues të aksioneve në Bankat e Nivelit të Dytë në total përbëjnë një kapital prej 6.5 miliardë lekësh.
  • Nga kjo shumë 1.6 miliardë lekë zotërohet nga individë me shtetësi të huaj dhe 4.9 miliardë nga ata me shtetësi shqiptare.
  • Ndër individët me shtetësi të huaj kapitalin më të madh e kanë Jassim M. A.Al Kharafi dhe Faëzi M.A.Al Kharafi me përkatësisht 439.5 milionë lekë secili, kapitali i të cilëve është sa 27.95% e kapitalit që zotërojnë individët e huaj në total.