Flet Dr. Vladimir Mici: Sa më shumë rritet çmimi aq më shumë humb qeveria

464
Sigal

 Me këtë situatë jo reale të tregut të naftës, shumë shpejt çmimi do të shkojë mbi 260-300 lekë për litër. Çmimi real i naftës duhet të ishte 135 lekë/litër, por çdo rritje e çmimit favorizon qeverinë që përfiton 20%. Shteti nuk po e kupton se me uljen e importit shteti do të humbasë rreth 15 mln USD çdo muaj.

  • Sot çmimi i gazoilit në bursë tregëtohet me 1285 $/ton
  • – Pa taksat tona çmimi duhet të ishte në shifrën 135 lekë/liter
  • -Sigurisht që çmimi i ofruar sot në treg nuk tregon realitetin, pra të mbështetet në kosto ai është spekullim i pastër
  • -Në Greqi rritja është shumë e vogël në krahasim me çmimin tonë galopant
  • – Me këtë situatë jo reale ne duhet të përgatitemi shumë shpejt për çmimin 258-260 lekë për litër
  • -Shoqata Hidrokarbureve po shet rezervat e blera më çmim të ulët me dyfishin e çmimeve
  • -Çdo rritje çmimi përfaqëson shtesë në të ardhurat qeveritare në masën 20% dhe rritje të kostove dhe marzhit të tregëtarëve 80%.
  • – Sigurisht çmimi do të rritet nëse vazhdon lufta në Ukrainë pasi Rusia është vend kryesor në eksportin e  hidrokarbureve
  • – Në kushtet kur s’ka kompensim të pagave dhe asnjë reagim tjetër kemi shtim të varfërisë dhe ulje sinjifikative të konsumit
  • -Shoqata e Hidrokarbureve nuk e kupton se me këtë çmim do të ulet 30% konsumi i karburantit
  • – Shteti nuk e kupton se me uljen e importit do ketë një pakësim domethënës mujor të karburanteve në 11500 tonë importe kaburantesh
  • -Ose e kthyer në lekë me çmimin aktual mungesë burimesh tatimore prej 113*11500*1000/0.83= 1,565,662,265 lekë
  • – Tregëtarët e shumicës kanë luajtur me rezervat duke e shitur atë më shtrenjtë, duke manipuluar me çmimet ndërkombëtare në bursa

 Albert Z. ZHOLI

 Ka tre ditë që çmimi i naftës në Shqipëri ka kapur kuotën e 235 lekë për litër. Ky çmim ka ngjallur reagim tek populli pasi kufizon së tepërmi lëvizjen me automjete për çfarëdo lloj punësh. Nga ana tjetër edhe transporti urban në Tiranë kërkon rritjen e biletave me 80 lekë madje nuk nxorri në shitje as abonetë për muajin mars! Justifikimet e qeverisë për këtë çmim të paparë janë nga më të ndritshmet. Një ndër faktorët thuhet se është dhe lufta në Ukrainë. Po cili është realiteti i naftës në Shqipëri? Pse u rrit kaq shpejt për tri ditë? Disa nga këto pyetje do t’i gjeni në këtë intervistë me Dr. Micin

 

  1. Mici, për tre ditë kemi një rritje galopante të çmimit të naftës. Çfarë tregon rritja e çmimit në 235 lekë për litër? A do të rritet ai edhe më shumë dhe cili është roli i qeverisë në këtë kaos?

Po, nuk besohej, por çmimi i gazoilit dhe benzinës super (unleaded) kaloi shifrat shifrat e 235 lekëve. Kapërcimi ishte i menjëhershëm dhe i papritur për secilin konsumator. Shoqata e Hidrokarbureve ka deklaruar se jemi në kufijtë e kostove dhe nuk jemi duke fituar. Arsyetimi i tyre pas reagimit qytetar lidhet me çmimet e kërcyera në treg ishte  jo transparent, pavarësissht që në horizont ngritja e mëtejshme duket e mundshme. Shumë shpejt konsumi i karburantit do të ulet në vend dhe çmimet e produkteve bazë do të rriten. Kryeministri thotë se jemi në kohë lufte dhe po mbajmë me dhëmbë që çmimi i energjisë elektrike të mos rritet për konsumatorin familjar. Në afatin e gjatë të ardhurat qeveritare duhet të peshohen për shkak të uljes së konsumit, për shkak se të ardhurat kryesore të qeverisë janë të mbështetura mbi karburantin. Tashmë taksat fikse nuk ndryshojnë me përjashtim të TVSH. Kështu që struktura e çmimit të karburantit pritet të ndryshojë duke kaluar peshën kryesore drejt strukturës bazë të çmimit të blerjes dhe marzhit të tregëtarit. Çdo rritje çmimi përfaqëson shtesë në të ardhurat qeveritare në masën 20% dhe rritje të kostove dhe marzhit të tregëtarëve 80%. Kjo krijon siklete për qeverinë, sepse efekti nuk shkon për qeverinë ( më poshtë e sqarojmë). Fillimisht për të sqaruar se ç’po ndodh në treg duhet të sqarojmë deklaratën e Shoqatës së Hidrokarbureve. Duhet thënë se deklarimi i saj është i pavërtetë dhe në kushtet aktuale të jashtëzakonshme ajo quhet spekullim i pastër.

-Përse duhet të themi kështu?!

Në artikullin e datës 8 shkurt 2022 në gazetën “Telegraf” kur dhashë strukturën e çmimit gazoili tregëtohej me 0.61$/litër  në Greqi  (ose 62 lek/litër në datën 08/02/20222) dhe sipas kësaj strukture çmimi  shkonte në treg me shumën 195 lekë( fitimi mbi marxhin ishte 100%). Sot çmimi i gazoilit në bursë tregëtohet me 1285 $/ton, pra kemi një dyfishim të çmimit ( nga 696$/ton më datë 06.02.2022) e cila padyshim reflektohet edhe në çmimin e gazoilit sot. Sigurisht që blerja sot për sot sjell që edhe çmimi përfundimtar pa taksat tona të jetë mjaft i lartë aq sa arrin në shifrën 135 lekë/litër. Duke i ngarkuar taksat tona pa TVSH çmimi shkon 258-260 lekë për litër.

-Pra pyetja është si shpjegohet që në distributorët tanë shifra shkon në rreth 235-240 lekë për litër?

Përsëri duhet të shkojmë tek deklarimet televizive të përfaqësuesve të Shoqatës së Hidrokarbureve, të cilët shprehen se ne sot po punojmë me rezervat që kemi gjëndje dhe po presim që çmimet të ulen, sepse ne nuk mund të blejmë me këto çmime. Pra e thënë pak më shqip ne aktualisht po shesim një produkt tek i cili ne kemi paguar me pak, por kemi dyfishuar marzhin tonë, pra e thënë troç po spekulojmë me çmimet ndërkombëtare.

-Por lind edhe një pyetje tjetër se si ka mundësi në këto kushte që tregëtarët e rritën çmimin menjëherë dhe në një një kufi midis 230-240 lekë për litër?!

Sigurisht që çmimi do të rritet nqs situata në Ukrainë vijon dhe sanksionet do të rriten nga BE dhe SHBA, duke devijuar apo refuzuar naftën dhe gazin rus. Rusia është një vënd me peshë të konsiderueshme në tregun botëror të hidrokarbureve dhe një mohim i saj bën që oferta të bjerë shumë nën kërkesë dhe tendenca për të kaluar 200$/barel bëhet realitet. Edhe sikur sot t’i thuhet vëndeve prodhuese të rrisin prodhimin, kjo nuk është thjesht një hapje saraçineske, sepse kjo lidhet me vendburimet dhe puset për të cilët duhet një fazë përgatitore, e cila mund të shkojë edhe disa muaj. Po kështu shtimi i vb të rinj do të kërkojë më shumë se sa një vit dhe deri atëhere situata ka dalë jashtë kontrollit. Por deri atëhere lutemi që konflikti të mbarojë dhe ekonomia botërore të kthehet në normalitet dhe qeveria jonë të shohë nga populli. Sigurisht që çmimi i ofruar sot në treg nuk tregon realitetin, pra të mbështetet në kosto. Ai është masa e parë preventive  për të parë reagimin e qytetarëve ndaj kësaj rritjeje, përkundrejt spekullimit të pastër. Për ta kuptuar se si funksionojnë çmimet e të gjitha firmave në Greqi shikoni tabelën e mëposhtëme:

Për të parë ecurinë sipas datave të fundit edhe kur kërceu çmimi në Shqipëri, shihni se çka ndodhur edhe në shtetin fqinj. Edhe atje shteti nuk ka ndërhyrë. Për t’i krahasuar në përqindje ndryshimet

Data Çmimi në euro
  Gazoil Benzin 95( Unleaded) LPG ( gaz i lëngët
28.02.2022 1.601 1.883 1.063
01.03.2022 1.602 1.884 1.064
02/03/2022 1606 1.889 1.065
03/03/2022 1.609 1.891 1.067
04/03/2022 1.618 1.899 1.071
05/03/2022 1.643 1.916 1.079
06/03/2022 1.661 1.929 1.087
07/03/2022 1.670 1.937 1.090
08/03/2022 1.687 1.948 1.095

 

Nqs i krahasojmë ndryshimet në % midis maksimales dhe minimales rezulton si më poshtë

Ndryshimi me gazoilin është çmimi maksimal minus çmimin minimal =1.687-1.601= 0.086 Euro ose në lek 10.7 lekë. Dhe në % 5.37%. Për benzinën kjo diferencë është 0.065 euro/litër ose 8.1 lek ose 3.45% dhe tek gazi i lëngshëm kjo diferencë është 0.032 ose  4 lekë dhe ndryshimi në % është 3%.  Në Shqipëri kërcimi është nga 192 lekë që u deklarua në 234 lekë/litër ose 42 lekë dhe në % – 21.88%. Pra abuzim i pastër nga tregëtarët e shumicës. Shikoni një ngritje e çmimit të gazoilit  krejtësisht e pakontrolluar prej 21.88-5.37 =16.5% se  në vlerë leku 31.7 lekë, litër.

Sigurisht që tregëtarët e shumicës dhe shoqata mund të deklarojnë çfarë të duan, por blerjet e sotme nuk janë bërë mbi bazën e çmimeve spot sot. Ata kanë pasur dhe kanë në dorë blerjen e gazoilit mbi bazën e kontratave forëard dhe future. Dhe nqs është kështu s’ka asnjë arsye përse duhet të ndryshonin çmimet pasi situata aktuale në tregun e letrave me vlerë kishte një situatë të paparashikuar. Nqs ata kanë luajtur me këto kontrata praktikisht fitimi i tyre ka qënë i garantuar, gjë që nënkupton se shitblerja e përditshme barazon çmimet spot me çmimet futre dhe forëard. Në këtë situatë të përditshme firmat blerëse janë ato që kanë blerë kontrata të tilla kanë fituar dhe nuk shoh arsye pse firmat e shumicës të mos e kenë fituar. Kështu çmimi sot nuk justifikon rritjen. Pritshmëria e deklaruar prej tyre për një rënie çmimi dhe loja me rezervat ka nxjerrë në skenë pikërisht këtë fakt. Por nqs kjo zgjat atëhere ne duhet të përgatitemi shumë shpejt për çmimin aktual minimal 258-260 lekë për litër.

Po cilat do të jenë pasojat?

E para që bie në sy është pikërisht aftësia e fuqisë blerëse. Në kushtet kur s’ka kompensim të pagave dhe asnjë reagim tjetër kemi shtim të varfërisë dhe ulje sinjifikative të konsumit, e cila mund të shkojë jo pak por në 30% të konsumit. Në uljen e kësaj shifre nuk është çudi që edhe transporti publik  urban të pësojë rënie. Pra në kushtet e moskompensimit të çmimit nga bashkitë numri fizik i urbanëve të ulet dhe të shohim më pak autobuzë në qarkullim dhe më shumë popull nëpër stacione të ngjishen, sepse firmat e transportit do të duhet të përballojnë kostot duke shtuar numrin e pasagjerëve mbi kapacitetet e tyre aktuale. Njërëzit do të presin në stacione deri dyfishin e kohës. Kam përshtypjen se në Tiranë ka filluar të ndihet dhe mjaft njerëz të rinj kanë filluar ecjet me këmbë për të plotësuar nevojat e tyre. Pa llogaritur çmimet e taksive që janë rritur automatikisht. Një rënie e tillë do të ndikojë në buxhetin e shtetit, sepse dy fenomene do të ndodhin edhe pa ndryshuar taksat: Rënie në të ardhurat tatimore dhe shtim të evazionit fiskal e përdorimi i karburanteve me cilësi të ulët.

-Po shteti çfarë siguron nga kjo rritje?

Sigurisht një rritje me 35%  e çmimit do të reflektohet duke supozuar  30% të rënies së shitjeve pra edhe importeve do të sjellë jo pak, por një pakësim domethënës mujor të karburanteve në 11500  ton importe kaburantesh ose e kthyer në lekë me çmimin aktual mungese burimesh tatimore prej 113*11500*1000/0.83= 1,565,662,265 lekë në buxhetin e shtetit. Ndërkohë efekti i rritjes së çmimit do të shkaktojë vetëm një rritje të nivelit të TVSH, e cila për sasinë efektive do të rritet ( 38500-11500)x1000/0.83(235-192)x0.2=279,759,036 lekë. Pra në total efekti i uljes së konsumit është më i madh se sa efekti i rritjes së çmimit me një efekt të kombinuar në të ardhurat tatimore 1,285,903,229 lekë ose në euro 10.32 milion euro në muaj. Qeveria ka një shtesë të dytë në të ardhurat dhe kjo për shkak të rritjes së çmimit të naftës bruto, që eksportohet. E gjithë nafta bruto në masën 85% të saj eksportohet: që në shifra llogaritet diku tek 750,000 ton në vit. Duke marrë për bazë muajin shitjet mujore për eksport llogariten për  62,500 ton dhe me ndryshimin e çmimit nga 93 në 130$ barel rezulton se nafta shqiptare nga 70 $/ barel shitet sot për 100$ barelë rezulton një e ardhur shtese prej 30$ barel ose 180$ për ton. Në llogarinë e eksportit prej 62500 ton / muaj vetëm 10% në formën e rentës minerare hyn në buxhet ose vetëm 6,250 ton naftë. Efekti pozitiv nga ky eksport llogaritet 6250×180 $/ton= 1,125,000$ ose  1,05  milion euro. Pra në totalin e përgjithshëm qeveria humb 9.27 milion euro në muaj dhe po vazhdoj një tremujor: kjo humbje shkon 28 milion euro. Sa më shumë të rritet çmimi aq më shumë humb qeveria.

Kjo tregon pafuqinë e qeverisë për të ndryshuar skemën e tatimit dhe se çdo përjashtim vetëm do të shtonte humbjet e qeverisë dhe për pasojë goditjen e buxhetit. Kjo shpjegon edhe në një farë mënyre erozionin e lekut shqiptar ndaj valutave të huaja.

Pra si konkluzion kemi kjo ngritje çmimesh kërkon marrjen e masave:

  1. Tregëtarët e shumicës kanë luajtur me rezervat duke e shitur atë më shtrenjtë duke manipuluar me çmimet ndërkombëtare në bursa, ndërkohë që deklarojnë se nuk kanë importuar me këto çmime dhe kjo ngelet për t’u verifikuar dhe vërtetuar nga autoriteti i konkurencës.
  2. Qeveria shqiptare me institucionet e saj duhet të rrisë kontrollin mbi cilësinë e nënprodukteve  të naftës për shitje për të shmangur evazionin fiskal që është prezent.
  3. Qeveria është totalisht jashtë loje për të ulur tatimet ,sepse çdo ulje tatimi në këtë situatë nuk reflekton shtim të kërkesës , sa kohë që nuk ka ndryshuar fuqinë blerëse të saj.
  4. Të zgjidhë ngërçet që po krijohen në sistemin urban të qyteteve për të siguruar transport brënda normave dhe brënda kushteve të kontratave.
  5. AKBN dhe autoritetet doganore të rrisin rolin e tyre për eksportet e naftës bruto, në lidhje me hetimin dhe çmimet e shitjes së naftës bruto.
  6. Të gjejë mënyra të ulë kostot shtesë, që kanë shtuar nivelin e varfërisë, dhe të stabilizojë lekun kundrejt monedhave të huaja.
  7. Të krijojë premisat për përpunimin e naftës brënda territorit shqiptar, me naftë bruto importi ose vëndi, duke vënë në efiçensë rafineritë egzistuese apo të vendosë strategji për zhvillimin e këtij sektori.

Mosmarrja e këtyre masave do të sjellë kaos dhe shtim të varfërisë më shumë nga parametrat qeveritarë