Rritja e çmimeve, sot protestë përballë kryeministrisë

140
Sigal

Ditën e sotme në orën 17:00, qytetarët kanë lajmëruar që do të zhvillojnë një protestë kundër rritjes së çmimeve që ditët e fundit nuk po njeh limit.

Kjo gjë u bë me dije fillimisht nga avokati Adriatik Lapaj, por tashmë, të gjithë ata që do të marrin pjesë në protestën përballë Kryeministrisë.

Nafta ka shënuar një tjetër rekord.

Një litër kushton 260 lekë. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku këshilluan sërish qytetarët që të nisnin kursimin, pasi nuk ndërhynin dot në treg për të ndryshuar çmimet.