Paparaci/ Xhaxho Plaku: “Ik mos më çaj b****n! Ik mos më çaj t****n!”

630
Sigal

O në lagjen tonë, seç u rrahën gratë.
U rrahën të voglat, grusht dhe të mëdhatë.
Në raund të fundit, sherrin seç e latë.
Kini dhe sfidë tjetër, s’e lini aq thatë.

Ik mos më çaj bythën, ik mos më çaj trapin!
Të zunë me dashnorin, dhe prapë do të kapin!
Ik moj ti lëtyrë, moj e pa fytyrë!
Bëra veç adetin, e kam për detyrë.

Ke djalin pa Babë, dhe e ke kopil!
Unë jam kurva plakë, s’më zë dot gafil.
Thanë edhe ç’nuk thanë, mbledhur në një sallë.
Spektatorët jashtë, thanë ‘mos dalshin gjallë!’

Ti ke vjedhur brekë, ti ke vjedhur lek.
Ik moj kurvë e mutit, nderin mos më prek.
Kam një pëllëmbë erz dhe rroj veç për nder.
Në çdo dasmë më ftojnë, s’më lënë as një her’.

Ty s’të ftojnë më, se shikon tavanin.
S’të japin as vizë, të çash Oqeanin.
Me familjen time, ta dish s’ke më punë.
Le të jesh dhe plakë, boll, mos u ha munë!

Shyqyr s’kishin veshur, çizme nëpër këmbë.
Shyqyr që janë plaka, dhe s’kafshojnë me dhëmbë.
Në raund të dytë, prapë u ndanë skalionet.
Kërkonin në sallë, dhe televizionet.

U ndezën prapë gjakrat, derdhej djersa çurg.
Gra me nga dhjetë emra, dënuar me burg.
Lum për mamallarët, lum ne që i kemi.
Se në botën tjetër, dimë se çfarë do themi.

Pse s’u ha një mortje, pse s’u ha kolera!
Mos paftë ajo sallë, gra si ju të tjera!
Mbi një tog me pleh, haheni si gjela.
Ne ju njohim mirë, që jini baxhella.

Pse s’u hëngri sida, o gra paçavure!
Thoni, jemi burra, se vishni poture.
O burra në ring, se ka rënë prapë çanga!
Siç kini zakon, dilni pra me tanga.

Ju jini njëlloj, pa dallim të gjithë.
Mjer’ i shkreti popull, i duhen gjashtë bythë.
Pesë bythë na i çatë, në vite pa ndier.
Shyqyr që na latë, një bythë për të dhier.

Ptyyyy o farë e keqe, që frymën na zutë!
Kërkuam Evropën, Somalinë na prutë.
U shofshi të gjithë, u zëntë salla brenda!
Të gjithë jini kurva, e mbaheni të rënda.

Ç’t’u ha munë studentëve, s’punuan me tru.
Ti zhduknin gjithë kurvat, t’iu fusnin një hu.
Nuhatët rrezikun, dhe sherret i latë.
Futët gjithë baxhellat, edhe i përçatë.