John Travolta me look të ri: Ja nga kush u inspirova…

490
Sigal

John Travolta i tronditi të gjithë me look-un e tij të ri. Ai rruajti flokët dhe mori shumë komplimente për pamjen e re. Dhe është një mik i tij i famshëm që duhet falënderuar për vendimin e aktorit.

Travolta u shpreh se u inspirua nga reperi për të prerë flokët.

“Një shok i mirë Armando Perez, Pitbull. Ai e jeton jetën e tij në këtë mënyrë. Më dërgo foto të miat, isha me flokë dhe ai i hoqi flokët dhe tha: ‘Të preferoj kështu’, kështu që mendova se ishte koha për ta bërë,“-shpjegoi 64-vjeçari për Extra.

Ndërsa përsa i përket reagimit të bashkëshortes së tij Kelly Preston, Travolta tha, “Oh, ajo i d. Gjithmonë i ka pëlqyer kjo ide.”

Ai tregoi pamjen e tij të re në një postim në Instagram për te festuar nisjen e Vitit të Ri.