Flet Dr.Vladimir Mici: Me rritjen e çmimit të naftës, popullit i shkunden xhepat ndërsa qeveria hesht sepse fiton miliona euro nga tvsh me 20%

560
Sigal

Sot jemi vend prodhues por jo përpunues i naftës pasi në 30 vite demokraci, politika ka shkatërruar qëllimisht uzinat e përpunimit duke na lënë të mjerë. Cilësia e keqe e naftës u jep importuesve 100% fitim, kontrabanda dhe miliardat që shteti humbet nga taksat e papaguara

  • Shqipëria  sot është konsumator i 450 mijë ton karbuarant
  • Buxheti i shtetit nga kjo rritje çmimi fiton 23.244 milion euro në vit
  • -Me këto çmime naftë Marxhi i fitimit nga shitësit luhatet në 100% në raport me shpenzimet.
  • -Humbja më e madhe në demokraci shkatërrimi i kombinateve, uzinave, fabrikave
  • – Cilësia e keqe i referohet  gazoilit D2, që përzihet duke ulur mjaft çmimin e blerjes.
  • -. Në tregun shqiptar naftën “Euro 5”, vështirë se gjen në ndonjë pikë shitje karburanti.
  • – Pra në total ekuacioni nxjerr palë fituese shtetin, firmën dhe, humbjen dhe transferimin e çmimit dhe taksave tek konsumatori
  • – Padrejtësisht ne jemi vend prodhues  i naftës  por jo përpunues i saj
  • – Ne e kishim mundësinë e përpunimit dhe politika jonë 30 vjeçare na e hoqi duke na lënë të mjerë
  • -. Pasojat janë mbi popullin, që voton politikanët e shkatërrimit dhe jo modernizimit
  • -Si vend jo përpunues ne jemi totalisht të varur nga importi, kështu që çdo reflektim çmimi në import shoqërohet edhe më pasoja në çmim
  • – Në fund të vitit 2020 Shqipëria kishte prodhim mesatar ditor prej 14 mijë fuçi.
  • -Duke filluar nga viti 2015 e në vijim prodhimi i naftës vazhdon kurbën e rënies duke rënë nga 23 mijë fuçi në ditë në 14 mijë.
  • – Pra në harkun e 5 viteve rënie mesatare prej 9.26% në vit, por që në dy vitet e fundit ajo është ulur në 6.25-6.5%.
  • -Ditët e fundit në Shqipëri çmimi i naftës arriti 200 lekë litri ndër më të shtrenjtat në botë. Situata  aktuale e çmimeve ka lidhje dhe me demontimin e Rafinerisë së Ballshit. Për këto dy problem lindin pyetjet:
  • -Përse naftë në Shqipëri është më e larta në rajon? Përse dhe Kosova, që nuk nxjerr ka çmime më të ulta? Pse u shit për skrap uzina e përpunimit në Ballsh? Kush përfiton nga këto çmime? Këto përgjigje do t’i gjeni te kjo intervistë eksluzive për Telegraf…

 Albert Z. ZHOLI

 Ditët e fundit çmimi i naftës në Shqipëri pse shkoi 200 lekë për litër e barabartë me çmimin në Belgjikë? Rritet çmimi kur ne jemi vend prodhues dhe njëkohësisht kemi rrogat më të ulta në Evropë. Pse kjo rritje? Pse Ballkani ka më ulët se ne çmimin e naftës?

Janë disa pyetje që kanë  nevojë për disa sqarime.:

  • Sqarimi ka të bëjë me palët e interesuara: Cilat janë ato: Tregëtarët në rolin e shitësit, Konsumatorët në rolin e blerësit dhe Shteti. Pyetja merr trajtën ekonomike kush fiton dhe kush humbet? Në çmimin e sugjeruar prej 200 lek, si bëhet ndarja? Për këtë duhet t’i referohemi strukturës së ç Në tabelën për të parë deri ku arrin çmimi i brendshëm, për të vlerësuar efektin e tatimeve dhe taksave në çmim dhe pastaj gjykojmë edhe çmimin e brendshëm dhe bëjmë analizën e tyre.
Emërtimi Vlerat në lekë Veprimi matematikor Vlerat në lekë Diferenca
Çmimi përfundimtar 200   170 30
Minus TVSH 33.33 200/6 28.33 5
Vlera pa TVSH 166.67 200-33.33 141.67 25
Taksa Akçizë 37   37 0
Vlera pa TVSH dhe akçizë 129.67   104.67 0
Taksa e qarkullimit 27   27 0
Taksa e karbonit 3   3 0
Taksa e markimit dhe skanimit 3   3 0
Taksa e riliçensimit 8.5   8.5 0
Taksa e kontrollit të pompave 2   3 0
Shuma e taksave fikse 43.5 27+3+3+8.5+2 43.5 0
Totali i taksave 113.83 43.5+37+33.33 108.83 0
Çmimi i shitësit pa taksa ( çmimi i brendshëm) 86.17   61.17 25

 

Analiza e parë rezulton se në çdo rritje çmimi qeveria rrit tvsh me 20%. Pra qeveria fiton. E konceptuar thjesht biznes ajo paraqet një vlerë të artë kur qeveria rrit mbledhjen e të ardhurave pa sforcim politik dhe administrativ. Pika tjetër interesante në lidhje me qeverinë është: sa është efekti në buxhet. Shqipëria sot është konsumator i 450 mijë ton karbuarant, e cila e përkthyer në litra dhe lekë ( me densitet mesatar 0.80 duke marrë për bazë edhe raportin disproporcional midis  densiteteve gasoil dhe benzinës ( me dashamirësi)) rezulton se buxheti i shtetit nga kjo rritje çmimi të ardhurat në buxhet rriten për 450 mijë x (1000/0.8)x(5 lekë)= 2.812,500,000 lekë ose në euro me kursin 121 lekë=23.244 milion euro. Shkojmë tek firmat, që shesin nënproduktet e naftës: Për analizën e firmës është mirë të referohemi në çmimet ndërkombëtare platz. Çmimi i gazoilit euro 5 vërtitet rreth 696 $/ton metric ( Greqi) ose 0.615$/litër= 62lek/litër. Sigurisht shumë pak sasi karburanti “Euro 5” vjen në Shqipëri. Prandaj edhe ky çmim mund të arrijë deri edhe më poshtë. Cilësia e keqe i referohet gazoilit D2, që përzihet duke ulur mjaft çmimin e blerjes. Pra në dispozicion të  tregëtarëve grosistë mbetet rreth 25 lekë për litër, të cilat duhen për të mbyllur tërë shpenzimet e sigurimit, transportit, manipulimit e shitjes së nënprodukteve, nëse ne do t’i referoheshim një gazoili mjaft cilësor në treg. Në tregun shqiptar  “Euro 5” vështirë se gjen në ndonjë pikë shitje karburanti. Kjo çon në analizë në çmime origjine shumë më të ulta.   Megjithatë të gjitha shpenzimet nuk kalojnë më shumë se 15 lekë për litër. Pra indirekt firmat kanë reflektuar tërë barrën e çmimit ta kalojnë tek konsumatori dhe ato të mbeten në gjendjen e mëparshme ose të përmirësuar. Ata nuk pranojnë rënien e përfitueshmërisë. Duke qenë se përfitueshmëria matet me paratë e investuara, kjo nënkupton që kur paguan më shumë për blerjen do marrësh edhe më shumë risk e për pasojë edhe fitim shtesë. Pra edhe firmat shtojnë fitimin absolut edhe në kushtet e të njëjtës normë kthimi. Marxhi i fitimit të tyre luhatet në 100% në raport me shpenzimet. Pra në total ekuacioni nxjerr palë fituese shtetin, firmën dhe humbjen dhe transferimin e çmimit dhe taksave tek konsumatori. Ne këto kushte sa kohë që  humbësi e përballon këtë rritje çmimi  dhe takse kjo quhet e justifikuar. Përfituesi direkt neto shteti është si Pons Pilati. Ky është tregu: çmimet i vendos ai. Por padashje shteti nga kjo analizë del zbuluar. Po taksat që shteti në çmim i vendos në % mbi çmim kush i fiton në rastin kur çmimi rritet???. A rrite  e ardhura apo zvogëlohet?

 

A mund të justifohet shteti me këtë klishe?!

Sigurisht që jo! Sepse efekti është zinxhir. Efekti i saj në çmimet e përgjithshme shkon deri në 17% në mallrat e tjerë, që e përkthyer rrit disa herë përfitimin tatimor të tij dhe për pasojë në mallra të konsumit të përditshëm më të shtrenjta, e cila rrit hendekun edhe ashpërsinë e varfërisë. Ne jemi vënd prodhues i naftës, por jo përpunues i saj. Për pasojë ne jemi totalisht të varur nga importi. Kështu që çdo reflektim çmimi në import shoqërohet edhe me pasoja në çmim. Kështu s’duhet të ishte, por ky është fakti, se deri ku kemi shkuar me qasjen e shtetit tonë ndaj industrisë së naftës. Ne e kishim mundësinë e përpunimit dhe politika jonë 30 vjeçare na e hoqi. Pasojat janë mbi popullin, që voton politikanët e shkatërrimit dhe jo modernizimit.

-Aktualisht sa naftë nxirret në Shqipëri? Çfarë kostoje ka  dhe si shitet jashtë? Çfarë përfitimesh ka shteti shqiptar nga nafta? Po populli ynë?

Një Shqipëri nxirret naftë e rëndë dhe e kripur në terminologjinë e naftës. E përkthyer për publikun ajo është një naftë me përmbajtje asfaltene ( me mbizotërim të produkteve të rëndë si bitumet dhe solari dhe vajrat dhe më pak nënprodukte të bardha si benzinë, gazoil apo vajgurë. Nqs prania e produkteve të bardha është mbi 60% atëhere flasim për  nafta të lehta. Nafta e kripur i përket atij grupi naftash brut që i përkasin pranisë së squfurit në të. Kur kjo prani e squfurit në naftë kalon një 2% ajo quhet naftë e kripur. Në cilësinë e naftës ndikojnë edhe  mbetjet mekanike si rëra, mbetje të tjera mekanike, shkuma, % e ujit të lidhur dhe të palidhur në naftë. Për t’u standartizuar dhe përpunuar nafta e tillë kërkon detyrimisht kosto shtesë, që lidhet me proceset e dekantimit, largimit të mbetjeve mekanike, proceseve të pastrimit nga squfuri dhe rritjen e % apo zbërthimit të thellë të produkteve të zeza. Për këtë arsye nafta bruto sipas institutit amerikan të naftës API klasifikohet me gradën API, e cila mat cilësinë dhe për pasojë çmimin e naftës. Sipas standarteve të sotme ne dallojmë naftën BRENT( Europa Veriore), Naftën ËTI( amerikane) , Naftën Nigeriane , OPEC apo të tjera. Sejcila prej tyre ka një standart referues API. Por edhe brenda këtyre grup standarteve të naftave ka dallime. Për një krahasim të thjeshtë duhet të kuptojmë se nuk ka burime uji të njëjtë, kështu që nuk ka burime nafte identike në cilësi. Për të bërë të mundur  shitjen e tyre në treg standarti psh brent është çmimi referues për Europën. Çdo naftë e prodhuar në Europë, sipas gradës API duke ruajtur efektin e cilësisë e shprehur në gradë API reflekton në çmim. Luhatja nga ky standart lart apo poshtë përcakton çmimin. Për çdo gradë API ndryshim, çmimi pritet të ndryshojë deri 1.5%. Nafta jonë varion  nga 6 gradë API deri në një maksimum 20 gradë API. Ndërkohë që nafta brent është e rendit 38.3 gradë API. Kështu që çmimi i shitjes luhatet nga një rënie nga çmimi i tregut 25-50% të vlerës apo çmimit platz.

Le t’i kthehemi prodhimit. Në fund të vitit 2020 Shqipëria sipas Ëorld Oil Revieë ka prodhuar 812,529 M3 naftë bruto me një prodhim mesatar ditor prej 14 mijë fuçi. Duke filluar nga viti 2015 e në vijim prodhimi i naftës vazhdon kurbën e rënies duke rënë nga 23 mijë fuçi në ditë në 14 mijë. Pra në harkun e 5 viteve rënie mesatare prej 9.26% në vit, por që në dy vitet e fundit ajo është ulur në 6.25-6.5%.

Sipas  AKBN me të dhenat e publikuara rezulton pasqyra e mëposhtëme qe jep edhe një evidencë të qarte edhe për eksportet e naftës brut ku mjaft qartë dallohen edhe devijimit midis dy institucioneve AKBN-s dhe ËORLD OIL Revieë.

Treguesit e mëposhtëm tregojnë se pothuaj e gjithë nafta brut e Shqipërisëështë eksportuar Aktualisht  ajo eksportohet në nivele mbi 60% të prodhimit, por druaj se kjo është edhe më e lartë. Maksimumi i eksportit i korespondon vitit 2013 ku i gjithë prodhimi u eksportua. Kompania shtetërore Albpetrol prodhon në nivelet 75-80 mijë ton aktualisht.Kjo  naftë shitet nëpërmjet ankandeve që shoqëria zhvillon peridikisht. I gjithë prodhimi i Albpetrol prodhohet me pothuaj çmimin e shitjes së tij,. Duke pasqyruar një gjëndje financiare  shumë të rëndë. Treguesit Raportit korent që mat likujditetin e saj, nqs përjashtojme detyrimet e ARMO, që realisht nuk ka asnjë aktiv për të rikuperuar borxhet e nxjerrin këtë kompani me paaftësi paguese dhe në prag falimenti. Ajo mbahet në këmbë përmes vetëm përmes atyre thërrimeve që merr nga marëveshjet konçesionare, të cilat detyrojnëkëto të fundit të paguajnë një sasi për prodhimin paraegzistues. Kjo tashmë është bërë shumë e ulët për shkak të koefiçientit të përvitshëm të rënies së prodhimit paraegzistues, gjë që ka detyruar kompaninë apo më saktë drejtuesit aktual tu kthehen puseve të ndalur apo të dorëzuar nga konçesionarët për të marrë çtë mundin. Kjo pjesë duhet vlerësuar, por ajo është e shoqëruar me një kosto mjaft të lartë. Përsa i përket konçesionarëve ata vijojnë të deklarohen me të ardhura më të ulta se sa shpenzimet. Kur themi shpenzime nuk kemi parasysh koston klasike, qëështë kostoja operative dhe ajo e shitjes, por   kësaj kostoje do ti shtohen edhe investimet kapitale të kryera, dhe të pamarra ende. Pra nqs kostoja operative dhe e shitjes është 1 milion dhe investimet janë 1 milion, atëhere për qëllime fitimi të ardhurat do të zbriten jo me koston 1 milion por me dy million. Pra nqs të ardhurat do të jenë 1.5 milion , atëhere nuk ka fitim  por  humbje 500 mijë $ investime qëpriten të shlyhen në vitin e ardhshëm. Kështu, që në vitin tjeter nqs kemi të njëjtën situate pra të ardhurat 1.5 milion , kostot operative 1 milion dhe investimet I million. Atëhere përsëri nuk kemi  fitim por humbje 500 mijë, dhe  rikuperimi kërkon para më shumë që duhet të krijohen sepse mbartja është bërë nga 500 mijë në 1 milion. Kjo se defiçiti i vitit të mëparshëm është transferuar në këtë vit. Kështu  jemi në pozitën që  koncesionari pret  për tu kompensuar jo për 500 mijë por edhe për 500 mijëshen që rezulton  po nga ky vit. Kjo skemë  funksionon e organizuar, e dirigjuar  dhe e miratuar nga  institucionet shqiptare. Na del gjithmonë me humbje, sepse ende investimet nuk mbulohen.Kjo ka sjellë që kaq vite bankers nuk paguan tatim fitimin. E tërë  pjesa tjetër është fasadë. Gjërat  janë shkruar bardhë e zi dhe  Bankers  duhet të kishte vite që të paguante tatim fitimin 50%. Gjë që ska për të ndodhur kurrë. I tërë fitimi I saj transferohet në operatorët e shërbimit të saj të cilët kryejnëoperacione dhe shërbime me vlera të larta dhe që rezultojnë nënorma fitimi të mëdha, por që I nënshtrohen tatimit 15% dhe jo më 50%.

E ardhura që shteti merr është vetëm Renta minerare, por edhe ajo ka problemet e veta teknike ku gjithmonë fiton  konçesionari. Kjo rentë ka formulën e ndarjes me  bashkitë ku operon konçesionari dhe shteti. Bashkia Psh e Roskovecit e cila ka në administrim Fushën e Marinzës vijon të përfitojë  më shumë, për shkak se ndodhet në pjesn e Luanit, pra të Bankers I cili jep mbi 80% të prodhimit.

-Nesër do lexoni:

  • – Në vitin 2013 i gjithë prodhimi i naftës u eksportua
  • – Kompania shtetërore Albpetrol prodhon në nivelet 75-80 mijë ton aktualisht
  • – Bankers  duhej të kishte vite që të paguante tatim fitimin 50%, gjë që ska për të ndodhur kurrë. -I tërë fitimi i saj transferohet në operatorët e shërbimit të saj të cilët kryejnë operacione dhe shërbime me vlera të larta
  • – Qeveria merr tetë taksa mbi karburantet dhe nën produktet e naftës dhe rritja e çmimit është mënyra më e lehtë për të grumbulluar fitime
  • -Sipas arsyetimit të qeverisë ideja është që këto taksa nuk godasin shtresën  në nevojë dhe të varfër  sepse ajo ska makina
  • -Qevria mendon se çmimi nuk godet por shtresën  e mesme dhe të pasur sepse ajo ka mundësi të blej naftë dhe të mbaj makina