Faturat e gjykatave i kushtojnë infrastrukturës më shumë se shpronësimet

534
Sigal

Ministria e Infrastrukturës ka paguar 200 milionë lekë (1.6 mln euro) gjatë periudhës janar-gusht 2018 për vendimet e gjykatave në disfavor të saj. Shuma ishte akumuluar prej shkarkimeve të padrejta nga puna dhe nga detyrimet ndaj kompanive kontraktore, të cilat kishin fituar në gjykata kundër qeverisë. Pagesat për gabimet që Ministria e Infrastrukturës ka bërë gjatë aktivitetit të saj kanë kaluar shumën që është vënë në dispozicion për projektet e shpronësimeve në këtë periudhë Gjatë janar-gusht 2018 janë alokuar 193 milionë lekë për shpronësime nga 301 milionë lekë që janë parashikuar të paguhen për të gjithë vitin. Shpronësimet për interes publik janë një histori e errët e qeverisë shqiptare dhe pak transparente. Në shumë raste kur banorët e prekur kanë pasur të gjitha dokumentet e pronësisë, entet publike kanë autorizuar punimet pende pa shlyer ish pronarët. Në një audit për Unazën e Vogël të Tiranë më 2016, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur shkelje të rënda në procedurat  e shpronësimit, duke vënë në dukje se të drejtat e pronarëve ishin shkelur rëndë, pasi ata ishin dëbuar nga pronat e tyre ende pa përfituar vlerat monetare në shkelje të plotë të kushtetutës dhe ligjeve. Të njëjtën procedurë me shkelje të rënda Avokati i Popullit gjeti edhe me punimet që po bëhen në Unazën e Madhe, ku pronarët e ligjshëm kanë një vit pa përfituar kompensimin nga shpronësimi teksa punimet kanë nisur. Cilësia e shpenzimeve publike shihet të jetë përkeqësuar këtë vit, teksa fondet publike për mobilIe dhe pajisje zyrash kanë kaluar investimet e brendshme në rrugë. Ministria e Financave raportoi shpenzime buxhetore 303,3 miliardë lekë në fund të 7-mujorit 2017 sipas të dhënave të publikuara në (http://www.financa.gov.al/ecuria-e-investimit-te-projekteve-2). Sipas të dhënave nga ky link vetëm për nën zë (Orendi, Pajisje të ndr.) shpenzimet përllogariten 3 miliardë leke për periudhën 7 mujore, teksa mbi 5 miliardë lekë të tjera u shpenzuan nen zërat (pajisje zyre orendi, blerje, pajisje dhe orendi, pajisje orendi, rikonstruksion zyre, pajisje zyre, rikonstruksion salle, mobilim salle, blerje mobilie zyrash, pajisje ku të gjitha së bashku. Ndërsa për 8 muajt e 2018 qeveria shqiptare, sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës ka ndërtuar 6.7 km rruge për 3.2 miliardë lekë./monitor