“Euro falimenton!”

2121
Sigal

 Jakob Rothschild, Baroni i njohur anglez, ka tronditur Europën me bastin prej 160 milionë eurosh për dështimin e euros

Trashëgimtari i një prej familjeve më të mëdha bankare të Europës, ndoshta më e madhja e kontinentit, Jakob Rothschild, ka zbritur me riskim të lartë në fushën e basteve duke hedhur në tavolinë 160 milionë Euro, për të zhvlerësuar Euro-n. Është një ndërmarrje e një të llahtarisuri, shkruan shtypi perëndimor që ka ndjekur e ndjek me vëmendje lëvizjet e përfaqësuesit kryesor të familjes bankare, i cili rrezikun e basteve e ka pasur bashkudhëtar në jetën e tij prej miliarderi. Dhe ai nuk është një njeri që humb besimin në aftësitë e tij të kurajshme për të fituar. Rothschild drejton prej më shumë se tridhjetë vjetësh, Rit Capital Partners, një fond investimesh që përfshin një aset prej 2 miliardë stërlinash. Njoftimi i shëmtuar për Europën është se, baroni ka vendosur të bëjë bast kundër Euros. Sipas disa burimeve, që gazeta shqiptare “Telegraf”, ka nga kolegia e saj e përditshmja angleze “Telegraph”, Rit Capital Partners, ka hedhur rreth 128 milionë stërlina (rreth 160 milionë euro) në instrumente financiare që parashikojnë zhvlerësimin dhe falimentimin e Euro-s. Nëse për fondin e investimeve të mbrojtura nga oshilacionet e këmbimeve, është një operacion rutinë, është i rëndësishëm fakti që Rot ka dyfishuar në pak muaj kuotën e kapitaleve të përfshirë në këto instrumente duke e çuar në fund të korrikut të këtij viti, nga 3 për qind vlerën e saj të përgjithshme, në 7 për qind. Për vite me radhë Rothschild e ka përdorur këtë gjini operacionesh për të marrë përfitime nga oshilacionet e valutës: për shembull duke vënë bast që stërlina do forcohet, mbas rrëzimit të madh më 2008, periudhë kjo ku stërlina u përafrua gjer në barazim, në këmbim me Euro- n. Dhe nuk është vetëm investuesi i profileve të larta, që sugjeron një ripozicionim të protagonistëve të financave në konfront me monedhën e përbashkët. Ndërsa qeveritë e veriut studiojnë planet e veprimit, në rast të daljes së Euros, shenjat e së cilës po bëhen më të forta, Rothchild ka filluar veprimtarinë antieuro. Dhe në ndihmë të përvojës së vet i vjen edhe përvoja e John Paulson, drejtuesi i Hedge Fund në ShBA, i cili u bë miliarder duke u përqendruar me bast të paracaktuar mbi blerjet me këste të banesave, eksplozion që shpërtheu në vitin 2007, i cili tani po shikon humbjet e veta në derivatet kundër Euros. Por si po vepron tani Jakob Rothschild, ai nuk është më një pionier i izoluar. Drejtori financiar i Shell, Simon Henry, shumë ditë më parë ka tronditur tregjet duke deklaruar që gjigandi i petrolierës (naftës) preferon të investojë rezervat e tij (rreth 14 miliardë euro) në bond amerikan, ose do t’i depozitojë në bankat e SHBA se sa t’i rrezikojë në Europë. Kjo është arsye për tronditje sepse “ndërmarrje të ndryshme, po bëjnë tani atë që fondet në valutë USA i kanë bërë vitin e kaluar”, thotë një analist në shtyp. “Nuk duan më të “parkojnë” rezervat e tyre në kontinentin e vjetër. Edhe një numër i madh i investitorëve të vegjël dhe të mesëm, po kërkojnë mënyra për të mbrojtur kapitalet e tyre, si tregon edhe fluksi i kapitaleve që po spostohen nga jugu i varfër dhe plotë mashtrime politike, prej politikanëve të vjetër të korruptuar, në veri të Europës. Kjo ndodh edhe për arsye të niveleve shumë të ulëta të mbërritura nga rendimentet e titujve të shtetit gjerman. Brenda vet BE-së, fluksi i parave, që vet bankat europiane shkëmbejnë, është rrëzuar, duke u rigjendur në nivele shpërthyese prej krizës financiare dhe paralajmërojnë një përhapje nervozuese ndërmjet institucioneve financiare. Edhe për këtë disa vëzhgues pohojnë se veçanërisht mbajtja e Euros gjer më sot ka ardhur nga fakti që alternativa kryesore, dollari, nuk është shumë tërheqës për investitorët aziatikë: “Në këto momente të gjithë kërkojnë të dallojnë kush mund të jetë e keqja më e vogël ndaj dy të këqijave të mëdha”, ka shkruar e përjavshmja gjermane Spigel, për një operuese në një bankë investimesh gjermane. E sigurt është që investitorët kanë pasur kohën e nevojshme për të medituar rreth lëvizjes së tyre. Në një njoftim drejtuar aksionistëve të vet Jakob Rothschild paralajmëronte një rrezik për faj të BE, kur të tjerët shfaqnin vetëm “mundësi dyshuese”. Një kuadër vërtet i tmerrshëm, nëse vërtet supozimet e këtyre të ardhmeve ku besojnë këta manjatë të parasë së madhe do mbërrijnë vërtetë. Një spirale drite, vë re shtypi, vjen pikërisht nga vet familja bankiere Rothschild. Në vitin 1980 Evelyn de Rothschild tërhoqi të gjitha paratë dhe i investoi në fondin drejtuar së bashku me Jakobin, nga ku nisi një betejë që u mbyll me një ndarje të thellë dhe me rrugë të ndryshme. Motivi? Sipas Evelyn de Rothschild, kushëriri i tij Jakob, që kishte punuar për Morgan Stanley, përdorte strategji shumë të rrezikshme dhe bënte baste me shuma të çmendura. Pikërisht si tani ku, 160 milionë euro mund të fundosin edhe Europën!…

Nga Italia për “Telegraf”