“Berisha 330 mijë € ‘Patton’… e asnjë lekë avokatëve të CEZ”

707
Sigal

TIRANE -Kontrata 330 mijë euro që ish-qeveria Berisha lidhi me kompaninë amerikane të lobimit Patton Bogs për përfaqësim në konfliktin me kompaninë çeke të energjisë, CEZ-Group, do të ndiqet penalisht nga qeveria aktuale.  Ministri i Industrisë dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri akuzoi se marrëveshja e lidhur bashkarish nga Enti Rregullator i Energjisë dhe Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, me këshilltarin Patton Bogs, ishte për lobim poltik dhe jo për zgjidhjen e ngërçit ligjor mes qeverisë Berisha në atë kohë dhe kompanisë ceke.   “330 mijë euro nga ERE me objekt që Patton Bogs të asistojë në hapat që duhen marrë për heqjen e licencën, ndërkohë që licenca ishte hequr, në zgjedhjen e administratorit, ndërkohë që administatori ishte zgjedhur. ERE është përdiorur si instrument. Të gjithë shqitparët i dinë favoret që i janë bërë çekëve. Neglizhenca është e qartë, kontrata përfshin përgjegësi ligjore që nesër do të thotë përgjegjësi penale. Meriton të ketë përgjegësi penale se nuk shoh produkt nga kjo marrëveshje. Këto para janë paguar për lobim politik dhe jo për çështjen që përcaktohej në kontratë. Kam gjetur vetëm një rregullore për caktimin e administratorit, ndërkohë që ai ishte zgjedhur”,  – u shpreh Gjiknuri gjatë disktutimeve të projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ, A.S.”.

“Ekonomia”, diskutohet marrëveshja me CEZ
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, ku i ftuar është edhe Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri, diskutohet projektligji për miratimin e marrëveshjes ndërmjet CEZ dhe qeverisë shqiptare. Diskutimi i kësaj marrëveshje dhe miratimi pritet të bëhet pas arritjes së gjetjes së zgjidhjes së ngërçit mes qeverisë dhe CEZ, ku pala shqiptare do t’i paguajë kompanisë çeke 95 milionë euro. Krahas ministrit Gjiknuri, i pranishëm është edhe ministri i Finanacave Shkëlqim Cani ndërsa opozita vijon bojkotimin e paralajmëruar të komisioneve dhe seancave plenare në Kuvend. Pjesë e rëndësishme e diskutimeve në komision, pritet të jenë edhe projektligji “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për bypass-in e Vlorës”.

Cani: Pas marrëveshjes me CEZ, reformim i thellë i energjitikës
Nga ana tjetër, ministri i financave, Shkëlqim Cani, tha se pas marrëveshjes së arritur me CEZ është e nevojshme edhe një reformim i thellë dhe i menjëhershëm i sektorit të energjitikës. Duke vijuar më tej, Cani tha se duhet pranuar që gjendja në energjitikës është kritike dhe se reformimi është një nismë e domosdoshme. “CEZ Shqipëria do të sigurojë të ardhurat shtesë. Është e lehtë të thuash këtë por të ardhurat shtesë kërkojnë një përmbysje dhe ristrukturim të thellë e tërësor të gjithë sektorit të energjisë dhe jo vetëm të CEZ. Në një kohë të shkurtër do të duhet që të bëhet reforma në energjitikë sepse duhet të pranojmë që gjendja në këtë sektor është kritike dhe jo vetëm nga pikëpamja buxhetore, prandaj kërkon një strukturim të thellë. E rëndësishme është që u arrit kjo marrëveshje. Tashmë CEZ është në duart e Shqipërisë, nuk do të duhet shumë kohë, por tani që shpëtuam nga reformimi në shumë kohë do të duhet t’i rikthehemi në mënyrë figurative reformimit në pak ditë.” tha Cani