Elegji për Hysni Milloshin

1331
Sigal

Qaj moj Shqipëri- djepi i kreshnikëve,

Se tu shua sot fisniku i fisnikëve,

Shkoi Hysni Milloshi si ylli në re,

Ai që të deshte më shumë nga të gjithë ne!

 

Qaje sot poetin mos e ndal vajtimin,

Hysniu kaloi malin e Naimit,

Në vargjet e tij xhevahire rrodhën,

Po famën s’ia njohën- po famën ja vodhën!

 

Qe një nga gjigandët që lindi Atdheu,

Para historisë porsi Prometheu,

Ja hëngrën mëlçinë korbat më të zinj,

Se kishte në zemër zjarr edhe florinj!

 

Para tij skuqej vete ndershmëria,

Kokën madhështore ulte dituria,

Kryehimn i tij ishte veç liria,

Ndërsa kryekënga ishte dashuria!

 

Rrallë të tillë njerëz vijnë në këtë tokë,

Kush e njihte nga afër e donte me kokë,

Jo gjithkush ja dinte atij të vërtetën,

Për mikun dhe shokun ai falte jetën!

 

Unë s’njoh e s’do njoh më të madh krenar,

Vetëm edhe vetëm se qe shqiptar,

Të thjeshtë si ai më s’lindin tek ne,

Aq sa ç’ish i thjeshtë qe dhe Korife!

 

Qe shqiponjë mali derdhur në çelik,

Armik i betuar me çdo zvarranik,

Po Hysni Milloshi krenar i krenarëve,

Jetoi me mundim kohën e zuzarëve!

 

Jetoi me mundime këtë kohë pise,

Dhe për drejtësinë s’bëri kompromise,

Dhe s’e uli kokën dhe s’e ktheu fletën,

Kur mbeti në luftë vetëm një i vetëm!

 

Qaj moj Shqipëri burrin sypatrembur,

Në librat zyrtare skanë për ta përmendur,

S’kanë për ta përmendur birin e Anteut,

Po ai shkroi emrin në ballë të atdheut!

 

Qaj e mos pusho kurrë moj vegjëli,

Se ai të vlente një mal me flori,

Fjalë e tija ishte dritë edhe shapth,

Vetë ylli i ndezur në të gjatën natë!

 

Mua më gënjeve pabesisht më ike,

Se të tradhtoi ty zemra kreshnike,

Kam unë miq e shok dashamirës plot,

Por ty mor i shtrenjtë s’të zëvendësoj dot!

 

Asgjë nuk na ndante çdo gjë na bashkonte,

Me një ritëm zjarri zemra na punonte,

Në një himn e kthenim në edhe fanferën,

Marrëzisht e deshëm te ai Che Guevarën!