Elona Shehu/ Gjirokastra, çfarë është dhe si duhet të jetë?

1745
Qarku i Gjirokastrës ka një sipërfaqe prej 2,884 km².Sipas censusit të 2011, ka një popullsi të regjistruarprej72,176banorësh,në Rrethin e Gjirokastrës35,843banorë,nëRrethinePërmetit16,727banorëdhenëRrethineTepelenës19,606banorë. Krahasuar me vitin 2009, popullsia është rritur 0.4% (600 banorë) duke sjelle ndryshimin e dendësisë me 0.2 banorë për km2. Gjirokastra zë vendin e parë në Shqipëri për numër nën 50 frymë për km2. Vetë Qarku i Gjirokastrës ndodhet në qendër të Shqipërisë Jug – Lindore dhe përshkohet nga dy lugina të rëndësishme të Shqipërisë Jugore, nga Lugina e Vjosës së Sipërme dhe nga lugina e Lumit Drino. Në këto lugina është përqendruar edhe pjesa më e madhe e popullsisë së qarkut Gjirokastër si dhe në të njëjtën kohë ato përbëjnë edhe pjesët kryesore të zhvillimit ekonomik dhe industrial të rajonit. Qarku i Gjirokastrës ka si qendër administrative qytetin e Gjirokastrës.

Para reformës territoriale Qarku i Gjirokastrës përfshinte rrethet:
1. Gjirokastër me dy bashki dhe 11 komuna (96 fshatra)
2. Tepelenë, e përbërë nga dy bashki dhe 8 komuna (77 fshatra)
3. Përmet,e përbërë nga dy bashki dhe 7 komuna (98 fshatra)
Pas Reformës Territoriale Qarku i Gjirokastrës përbëhet nga 7 Bashki dhe 31 njësi vendore:
1. Gjirokastër (Gjirokastër, Picar, Çepo, Lazarat) 
2. Libohovë (Libohovë, Qendër Libohovë, Odrie, Zagorie, Lunxhëri, Antigone) 
3. Dropull (Pogon, Dropull i Poshtëm, Dropull i Sipërm) 
4. Tepelenë (Tepelenë Qendër, Lopës, Kurvelesh) 
5. Memaliaj (Memaliaj, Memaliaj Fshat, Buz, Krahës, Qesarat, Luftinjë) 
6. Këlcyrë (Këlcyrë, Ballaban, Sukë, Dishnicë) 
7. Përmet (Përmet, Frashër, Qendër, Petran, Çarçovë) 

Qyteti i Gjirokastrës përveç të qenit qendër Administrative e rajonit, këtu kanë prezencën e tyre kompanitë më të njohura prodhuese dhe tregtare të vendit si: Glina, Fresh Compani, Elka, Uji i Ftohte Tepelene, Harri Lena Grup, Ferruni, SAM 0-13 Baby Clothes etj. Përbën edhe qendrën më të madhe bankare në jug të Shqipërisë ku kanë selinë e tyre: Banka e Shqipërisë, Banka Kombëtare Tregtare, Raiffaisen Bank, Intesa SanPaolo Bank, Alpha Bank, Tirana Bank, NBG Bank, Emporiki Bank, UNION BANK, Banka Popullore. Aktivitet kryesore ekonomike në rajonin e Gjirokastrës janë: Tregtia, Industria e ambalazhimit të ujit dhe pijeve freskuese si Glina, Uji i Ftohte Tepelene, Uji Trebeshina, Uji Çajupi, Fresh Compani etj. Fabrikat e përpunimit të qumështit dhe prodhimit të djathërave dhe nënprodukteve të qumështit si Gjirofarma dhe Libohova.Industria e tregtimit dhe përpunimit të Drurit. 

Industria e prodhimit të Inerteve dhe Ndërtimit. Repartet e shumta të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve për tregjet e huaja. Industria e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit për ndërtim dhe atij dekorativ. Përgjithësisht, baza e ekonomisë është bujqësia, por në rajon po rritet dhe industria e përpunimit të ushqimit, duke shfrytëzuar mundësinë që jep prodhimi i frutave,perimeve dhe nënprodukteve blegtorale. Për të apasionuarit e natyrës me shumë vlera janë Parqet natyrore si Viroit, Sotires, Ujit të Ftohtë Tepelenë, Hotova, Pllaja e Çajupit (1200 m), Ujërat Termale të Benjës (Përmet) si dhe kanionet e Lumit te Suhës Zagorisë dhe Vjosës. Gjirokastra lidhet me Greqinë nëpërmjet pikës Doganore të Kakavijës. Ajo ka edhe një aeroport jo në gjendje pune por të mundshëm që në të ardhmen të vendoset në funksionim. Ky aeroport i ndërtuar në vitet ’30 nga italianet, shërbente si një pikë lidhjeje e Gjirokastrës me qendrat e tjera të Shqipërisë. Gjirokastra, pavarësisht nga shtrirja e saj dhe pozicioni gjeografik nuk zë ndonjë peshë të konsiderueshme në ekonominë shqiptare. 

Më poshtë do të analizojmë disa tregues ekonomikë të Gjirokastrës dhe raportin e tyre me qarqet e tjera dhe në shkallë vendi. Këtë do ta bëjmë për të parë burimet, mundësitë dhe perspektivën e këtij qarku në fushën e ekonomisë. Kjo sepse Qarku i Gjirokastrës para viteve 90 ka qenë përgjithësisht një qark ku dominonte prodhimi industrial, ndërsa bujqësia ka qenë në vendin e dytë. Megjithëse Gjirokastra shtrihet në 10% të territorit të Shqipërisë, ka 2.57% të popullsisë (72176:2800000= 2.57) dhe jep vetëm 2.6% të PBB-së. Ajo jep 8.3% të PBB-së së Jugut ku përfshihen edhe qarqet e Beratit, Fierit, Korës dhe Vlorës. Është qarku i parafundit në renditje para Qarkut të Kukësit që jep 2.3% të PBB-së. Megjithëse është një nga qarqet më të rëndësishëm në jugun e Shqipërisë, kjo shifër është e pajustifikuar për sa i përket burimeve të tij mbi e nën tokësore. Të ardhurat për frymë janë të larta. Kjo shpjegohet me numrin e ulët të popullsisë dhe me të ardhurat nga emigracioni sepse prodhimi i brendshëm nuk i kalon të 36 miliardë lekë. Si i tillë të ardhurat i ka 2.3% më të larta se mesatarja e republikës duke u renditur në vendin e tretë pas Tiranës dhe Fierit.

Burimet kryesore të PBB-së për qarkun e Gjirokastrës kanë qenë: Tregtia, transporti, hotele që kanë zënë 21.1% të totalit të PBB-së, ndërtimi me 13.7% dhe administratë publike me 15.6%. Këto tregues janë më të lartë se mesatarja e rajonit të Jugut. Rajon i Jugut në përgjithësi mbështetet në bujqësi, pyje dhe peshkim me 34.2% të PBB-së nga 29.9% që ka Gjirokastra, industri nxjerrëse dhe përpunuese me 19.4% nga 7% që e ka Gjirokastra. Zërat e tjera luhaten jo në masa të dukshme. Në këtë mënyrë mund të nxjerrim konkluzionin se nëse jugu ka sektor prioritar bujqësi, pyje, peshkim dhe industrinë me rreth 53.6%, Gjirokastra ka bujqësi, pyje, peshkim, tregti, hotele etj me 51%.Burim rritje e PBB-së duhet të jenë pikërisht industria nxjerrëse përpunuese, energjia dhe uji dhe në krah të tyre duhet të jetë bujqësia. Nuk duhet të shihet si sektor prioritar transporti, hotele dhe motele, pavarësisht se këta të fundit kanë të bëjnë me zhvillimin e turizmit. Zhvillimi i turizmit në qark është pozitiv në lidhje me rritjen e të ardhurave dhe rënien e papunësisë por krahas anëve të mira ka edhe një anë negative që është shpërndarja jo e barabartë e të ardhurave. Nga ky sektor do përfitojnë hotelet dhe restorantet e pikave turistike, të kalave, shtëpive muze dhe muzeumeve, parqeve apo ujërave termale, të parqeve natyrore etj. Në këtë mënyrë do përfitojnë ata që kanë përfituar deri tani, ndërsa nuk do fitojë masa e gjerë në përgjithësi. Kjo shpërndarje në strukturën e PBB-së gjen shprehjen e vet edhe në një sërë treguesish të tjerë.

Qarku i Gjirokastrës 
Qarku i Gjirokastrës zë vendin e 9 për nga numri i bizneseve të mëdha me 209 njësi duke lënë pas Dibrën, Beratin dhe Kukësin. Qarku ka 2.4% të bizneseve të mëdhenj në vend, shifër kjo që në krahasim me sipërfaqen ndaj totalit është disa herë më e vogël. Gjirokastra përfshihet në rrethet e prapambetura të Shqipërisë pavarësisht nga PBB-për frymë që zë vendin e tretë. Biznese të mesme ka 78 njësi duke zënë vendin e tetë dhe biznese të vogla 4116 njësi duke zënë vendin e nëntë në shkallë republike. Në total në këtë qark shtrijnë aktivitetin e tyre 4455 biznese ose 2.8% e bizneseve të vendit. Lë mbrapa Lezhën, Dibrën dhe Kukësin. Mundësitë e rritjes së numrit të bizneseve janë të shumta nëse do të marrim në konsideratë strukturën e PBB-së para viteve 90 kur tre rrethet shquheshin për prodhimin e tyre industrial.
Në rrethin e Tepelenës, njësi e këtij qarku ka qenë Miniera e Qymyrgurit në Memaliaj që prodhonte rreth 1 milionë tonë qymyr në vit, Fabrika e seleksionimit të qymyrit, Fabrika e tullave, Fabrika e përpunimit të miellit të fosforit, Ndërmarrja e përpunimit të produkteve bujqësore në Tepelenë. Ndërmarrja e përpunimit të bimëve medicinale në Memaliaj, Fabrika e tullave në Këlcyrë, Fabrikat e trikotazhit në Gjirokastër dhe Përmet, Uzina Metalike në Gjirokastër dhe dhjetëra ndërmarrje të tjera të shtrira në të gjithë territorin për përpunimin e qumështit dhe të rrushit. Në këto kushte me të tilla resurse e quajmë të nxituar që kryesisht qarku të bazohet në sektorin e turizmit. Turizmi duhet të nxitet dhe të zhvillohet por është e pa mundur që të kthehet në degë kryesore për këtë qark.
Sigal