“Ekonomia” dëgjon kandidatët për bordin e BSH: Ja kush janë favoritë

646
Sigal

TIRANE – Dhjetë kandidatët e vetëofruar për dy vende në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, kanë paraqitur platformat e tyre në Komisionin parlamentar të ekonomisë, duke ju kërkuar edhe votën deputetëve. Njëzëri kandidatët kishin si pjesë kryesore të prezantimit, paanësinë politike të anëtarëve dhe zbatimin e rregullores së brendshme, duke argumentuar se është e dukshme që rregullorja nuk është zbatuar siç duhet. Emrat që janë favorit nisur nga eksperienca, janë katër: Natasha Ahmetaj, Sulo Hadëri , Tonin Kola dhe Arben Malaj. 

Në Këshillin Mbikëqyrës janë 5 vende vakante, por komisioni i Ekonomisë do të vendosë për dy prej tyre. Sipas ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, dy prej kandidaturave plotësohen me propozim që vjen nga Kuvendi i Shqipërisë, dy anëtarë të tjerë plotësohen me propozim që vjen nga Qeveria dhe një tjetër propozohet nga Presidenti.

Kandidatët për Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së
1-Natasha Ahmetaj 
2-Saimir Burgaj
3- Sulo Hadëri
4-Fatos Ibrahimi
5-Bledar Isallari
6-Tonin Kola
7-Aurel Laci
8-Arben Malaj
9-Alek Polo
10-Andon Vasili