Kosovë, Kuvendi vendos: Jo më kosovare në luftëra të huaja

450
Sigal

Sfida kundër terrorizmit është një ndër çështjet kryesore që Qeveria e Kosovës po ndërmerr masa ta ndalojë. Në mbledhjen e sotme, ajo ka miratuar një projektligj që parandalon qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në luftërat e huaja.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni tha se është e nevojshme të krijohet korniza ligjore për ndjekjen dhe gjykimin e personave që marrin pjesë në konflikte jashtë vendit, ndaj qeveria duhet ta miratojë këtë ligj sa më shpejt të jetë e mundur.

Një projektligj i tillë kishte kaluar me lexim të parë nga legjislatura e katërt e Kuvendit të kaluar, por për shkak të shpërbërjes së Kuvendit ai do të dërgohet sërish për miratim. Miratimi i një ligji të tillë ka dalë si domosdoshmëri pas ikjes së dhjetërave kosovarëve në luftë kpërkrah xhihadistëve të ISIS. Me miratimin e këtij ligji, shtetasit kosovarë pjesëmarrës në luftërat e huaja rrezikojnë të dënohen deri në 15 vjet burg.