Nga 230 lekë deri në 2.600 lekë më shumë në vit do të paguhet me taksën e pasurisë, llogaritur sipas çmimeve të reja fiskale miratuar nga qeveria.
Taksimi mbi pasurinë e paluajtshme të individëve që vilet nga bashkitë do të ndryshojë tërësisht. Qeveria ka publikuar për konsultim draftligjin “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” duke parashikuar konceptin e ri për këtë taksë që synon të sjellë më shumë të ardhura në arkën e shtetit. Taksa e pasurisë është takse vendore, vjetore.
Në nenin 4 të projektligjit nënvizohet se taksa e pasurisë llogaritet si shumëzim i vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme me shkallën e zbatueshme të taksës.
Të ardhurat e mbledhura nga taksa e pasurisë derdhen për llogari te Bashkisë, në territorin e së cilës ndodhet pasuria e paluajtshme që përdoren nga Bashkia në përputhje me legjislacionin në fuqi për financat e vetëqeverisjes vendore.
Pronat do të ndahen në kategori dhe vlerë dhe një metodologji e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave do të japë detaje për secilën prej tyre. Taksimi do të bëhet jo vetëm për ndërtesat, por edhe për parcelat dhe sipas planit taksa për kategorinë e parë nis nga viti 2026 ndërkohë për të dytën nga viti tatimor 2028
Shkallët e taksimit të pasurisë së paluajtshme
Në një tjetër nen që është ai 12 drafti ndalet në shkallët e taksimit që do të aplikohet.
Kështu Këshilli Bashkiak i çdo Bashkie cakton shkallët e taksës për të gjitha kategoritë e pronave, me përjashtim të pronave shtetërore dhe atyre fetare, brenda intervaleve të mëposhtme të shkalleve te taksës:
“a) Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund të variojnë në shkallët nga 0,1% (zero presje një për qind) deri në 0,2% (zero presje dy për qind);
- b) Për të gjithë njēsitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri ne 0,25% (zero presje njëzet e pesë për qind);
- c) Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave tregtare, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri në 0,25% (zero presje njëzet e pesë për qind);
ç) Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri ne 0,25% (zero presje njëzet e pesë për qind);
- d) Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% (zero presje një përqind) deri në 0,3% (zero presje tre për qind);
- dh) Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave pyjore, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% (zero presje një për qind) deri në 0,3% (zero presje tre për qind);
- e) Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund te variojë në shkallet nga 0,1% (zero presje një për qind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);
- f) Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);
Shkalla e taksës për ndërtesën e papërfunduar është 30% (tridhjete për qind) e shkallës së taksës së kategorisë përkatëse të ndërtesës
Këshilli Bashkiak cakton shkallët e taksës deri me 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor
4.Nëse Këshilli Bashkiak nuk përcakton në kohë shkallën e taksës, në përputhje me pikën 3, të këtij neni, zbatohet shkalla e fundit e taksës së përcaktuar nga Këshilli Bashkiak, për kategorinë përkatëse
5.Në rast se shkalla e taksës për atë kategori nuk është caktuar ndonjëherë, zbatohet shkalla më e ulët e taksës, në përputhje me pikën 1 të këtij neni, për atë kategori.
6.Shkallēt e taksës i dërgohen Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga dita e caktimit të tyre” -thuhet në nenin 12.
Taksa mbi ndërtesën
Baza e taksës për ndërtesën është vlera e njësisë së ndërtesës, që llogaritet në përputhje me metodologjinë dhe procedurat e përcaktuara ne vendimin e Këshillit të Ministrave.
Shkalla e taksës mbi ndërtesën, e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është si më poshtë:
- a) 0,05% (zero presje zero pesë përqind) për njēsinë e ndërtesës që përdoret, shfrytēzohet për banim;
- b) 0,2% (zero presje dy përqind) për njësine e ndërtesës që përdoret, shfrytēzohet për veprimtari ekonomike;
- c) 30% e shkallës së taksës përkatèse për të gjithë sipërfaqen ndqrtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me lejë ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.
Detyrimi për taksën mbi ndërtesën llogaritet si shumëzim i bazës se taksës me shkallën e taksës mbi ndërtesën.
Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën njësitë e ndërtesave të përcaktuara në nenin 10, pika 1 e këtij ligji.
Autoritetet përgjegjëse për administrimin e taksës mbi ndërtesën janë Drejtoria Përgjithshme e Taksës së Pasurisë dhe Bashkia.
Përgjegjësitë e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë në kuadër të administrimit të taksës mbi ndërtesën përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Taksa mbi tokën bujqësore
Baza e taksës për tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësinë ose posedimin e taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë. Në rast të mungesës se dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë, poseduesi i tokës bujqësore bën një vetë-deklarim të sipërfaqes se tokës bujqësore, pranë Bashkisë ku ndodhet toka. Kategoritë minimale të tokave bujqësore jepen në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij ligji. Për çdo kategori minimale të tokës bujqësore, Këshilli Bashkiak mund të miratojë nënkategori.
Niveli i tokës caktohet në lekë për metër katror. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e taksueshme. Nivelet treguese të tokës, për çdo kategori minimale të bazës së taksës, jepen në shtojcën 3, të këtij ligji.
Përjashtimet nga taksa e pasurisë
Draftligji parashikon një sërë ndërtesash të cilat përjashtohen nga taksa e pasurisë së paluajtshme dhe të tilla janë të listuara në një nen të veçantë disa.
Të tilla janë pronat shtetërore, pronat fetare, ndërtesat e papërfunduara që në 30 nëntor të vitit të para vitit tatimor janë duke u ndërtuar, strukturat akomoduese hotel resort me katër dhe pesë yje që janë marka ndërkombëtare, njësitë rezidenciale të ndërtesave që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara, njësitë rezidenciale, që deklarohen si në pronësi apo posedim të kryefamiljarëve, që janë në skemën e ndihmës ekonomike, njësitë rezidenciale të pensionistëve, që kanë vetëm pension si të ardhur.
PRAGJET MAKSIMALE TË ZBRITJES PËR BANESËN E PARË NË BASHKI TË NDRYSHME

KATEGORITË MINIMALE DHE NIVELET TREGUESE TË TAKSËS MBI TOKËN BUJQËSORE

KATEGORITË MINIMALE DHE NIVELET TREGUESE TË TAKSËS MBI TRUALLIN (JO HAPËSIRË PUBLIKE)





















