Dr. Islam Cani/ Skandali, teknikët e ujësjellësit kërkojnë para nga qytetarët për t’i vënë matës

781
Sigal

SHKSH/ Ankohen konsumatorët për UKT-në: Kur do të marrin fund sorollatjet tona?

Qytetarët ankohen se nuk kanë matës të ujit, e ky nuk është një numër i vogël, por janë mbi 25.000 ankesa në shkallë vendi. Edhe firmat e ndërtimit i dorëzojnë blerësit banesën pa i pajisur ato me matës. Një tjetër shqetësim i disa konsumatorëve është se në të gjitha ndërtimet dhe banesat që ndërtohen privatisht, pavarësisht se konsumatori e paguan vete matësin me çmimin e 2 500 lekë, nga ana e UKT-së nuk merren masa që të shkojnë të vendosin këto matës, pra edhe në rastet kur konsumatori ka blerë matësin nuk e vendosin teknikët e rekomanduar të UKT-së.

 Ankesat e konsumatorëve në SHKSH

-Konsumatori Syrja Liko Dalipi, banues në Kinostudio, rruga “Agim Prodani”, pranë nënstacionit, thotë se “kam 2 vjet e 6 muaj që kam paguar 2.500 lekë  për blerjen e matësit dhe akoma nuk është vendosur nga ana e specialistëve të ujësjellësit, edhe pse unë kam shkuar disa herë për informim dhe për ankesë, madje më keq ma kanë marrë matësin nga shtëpia me pretendimin se do ta verifikojmë dhe do ta sjellim”. Shkojnë skuadra e teknikëve, Dalipi u tregon matësin dhe ata e urojnë për shtëpinë, i marrin dhe matësin me pretendimin se do të vijmë ta vendosim në një moment tjetër. Pasi pinë kafetë e të zotit të shtëpisë, thonë se “nuk po e vendosim sot matësin se kemi një punë tjetër të ngutshme, por së shpejti do të vijmë”. “Edhe tani që po bëj 2 vjet e gjysmë, jo vetëm që nuk e kanë vendosur matësin, por kur unë kam shkuar te Drejtoria e UKT-së te Medreseja për t’u kërkuar llogari, fillojnë e më thonë se “a ke faturën me vete?”. Një herë tjetër më thonë se s’na ke thënë vendin ku do ta vendosim, e here tjetër bëje gati se do të vijmë, e për fat të keq, këto ditë të fundit më thanë se duhet të blesh matës tjetër, sepse atë matësin tënd nuk e dimë se kujt ia kemi vendosur, apo ka humbur në kolaudim, këtë se dimë. Kështu vazhdoj prej 2 vjet e gjysmë me sorollatjet e kësaj natyre sa herë vete të ankohem se pse nuk po sjellin dhe të vendosin matësin”. Megjithëse, unë thotë ankuesi Dalipi, sa herë kam shkuar dhe sa herë kanë ardhur në familjen time me pretendimin se do ta vendosim matësit, i kam vënë në dijeni se, për të ardhur që të ankohem, për mua është sakrificë e madhe, sepse jam i moshuar dhe i sëmurë. “Në shtëpi kam dhe invalid, unë dhe gruaja jemi për shërbim për vete, sepse vitet na rëndojnë në shpinë, ndërkaq duhet t’i shërbejmë dhe të sëmurit invalid që kam në shtëpi. Kjo ankesë e imja nuk u hyn në vesh, por dhe pritja ime nuk u mjafton mesa duket, sepse nuk duhet kafe e ujë, por heshtja e teknikëve dhe qëndrimi zvarritës prej kaq kohësh, që sikur e thashë për më shumë se 2.5 vjet, më vjen rëndë që ta shpreh, por ata të shikojnë nga duart apo nga xhepat se çfarë do t’i japësh për të vendosur matësin, t’i bie shkurt duan shpërblim”. Me këto sjellje na u mërzit jeta, thotë Dalipi, pata shpresë se me pushtetin e ri do të ndryshojnë mendimet e tyre të mykura e të vjetra, por edhe sot që isha te Drejtoria e UKT fjala e parë ishte: Blej një matës tjetër!

 Ankesat dhe pretendimet për matësit që i kanë paguar vetë klientët familjare dhe nuk u janë vendosur janë të pafundme.

Pagesat aforfe

Konsumatorë të tjerë ankohen për marrjen e matësit të mëparshëm (vjetrit) dhe mosvendosjen e të riut, duke u detyruar të bëjnë pagesa afrofe më shumë sesa kanë konsumin mujor, në m3 të pakonsumuara,

Qytetari Bajram Nurçe, rruga “Qemal Stafa” pall 343, shk. 3 Ap 4 me numër kontaktori (matësit) 00004103 dhe me nr. kontrate 021409-1 thotë se “më bëjnë faturim aforfe të ujit nga 21-40 m3 ujë. A mund të shpenzoj unë burrë-grua pensionistë këtë sasi uji?”.

Po hileja nuk ka të sosur, sepse nuk vijnë të shohin matësin qëllimisht, duke bërë manovrime dhe vjedhje të familjarëve në plotësimin e faturave nga zyra. Të njëjtën maratonë ka bërë dhe zoti Nurçe, i cili ka bërë ankesë pranë drejtorisë së UKT, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Ai ka depozituar ankesën e tij dhe ka kërkuar ndihmë nga shoqata e konsumatorit.

 Qytetarët nuk besojnë te UKT

UKT –ja, ka humbur besimin te qytetarët. Sipas statistikave që kemi në SHKSH janë 60-70% e qytetarëve nuk e përdorin për të pirë ujin e rrjetit të UKT-së për këto arsye:

a) Sipas konsumatorëve uji ka erë të fortë të klorit

b) Shpesh herë uji është i turbullt (me ngjyrë). Ata nuk janë në gjendje ta sqarojnë a janë kontakti i tubave të ujit të pijshëm me ujërat e zeza, apo është numri i madh i depozitave mbi çatitë e banesave që nuk lahen, dezinfektohen  e pastrohen kurrë. Kjo gjë është dhe për pallatet shumëkatëshe, ku depozitat janë në bodrume.

c) Humbjet në rrjet dhe kompensimi me aforfenë

d) Mosvendosja e matësve janë mashtrime që iu bëhen konsumatorëve

Iu drejtuan gazetës “Telegraf” me besimin se ju gjithmonë trajtoni probleme sociale, që dhe këtë shqetësim të ngutshëm të ujit, meqë tani presim dhe rritjen e temperaturave, ku rreziku për sëmundje gastro-intestinale dhe diareike janë të pranishëm, nëse nuk merren masa për të siguruar ujë të pastër dhe të sigurt, se në të kundër problemi i shëndetit do të ketë kosto të lartë. Loja që bëjnë specialistët e ujësjellësit që nuk vendosin matës, që sorollatin qytetarët do të ketë dy kosto; koston e faturimit afrofe, por dhe koston e humbjes së besimit të konsumatorëve ndaj kompanisë së ujësjellësit të rrjetit kryeqytetas.