Euro merr tatëpjetën, nis javën me rënie, zbret në 104 lekë

55
Sigal

Monedha europiane e ka nisur javën me një dobësim të ndjeshëm përballë lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro po këmbehet me rreth 104 lekë niveli më i ulët i regjistruar që prej muajit gusht.

Kjo mesa duket është efekti i parë i vendimit të Bankës së Shqipërisë për të rritur normën bazë të interesit në nivelin 3.25%.

Të dhënat e kursit të këmbimit të Bankës Qendrore tregojnë se edhe muaji nëntor po konfirmon pozitat e forta të Lekut në kursin e këmbimit valutor edhe pse periudha e pikut e sezonit turistik ka kaluar, monedha evropiane nuk ka arritur të pësojë një forcim të qëndrueshëm.