Autoriteti i Konkurrencës bëri të ditur se një ndër hetimet prioritare që do të zhvillojë gjatë këtij viti do të jetë ai i koncesionit të Aeroportit të Rinasit. Konkurrenca në raporin e dorëzuar në Kuvend nënvizon se kjo nismë vjen në kuadër të disa zhvillimeve që kanë ndodhur viteve të fundit. Më herët, Konkurrenca ka kërkuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil rezultatet e Rishikimit të Pavarur Ekonomik që u zhvillua për këtë koncesion, ku me shkresën 881/3 prot., datë 06.06.2019 është informuar mbi gjetjet. s. Në raportin vjetor thuhet se nga monitorimi është konstatuar se tarifat e përcaktuara në anekset e kontratës janë të njëjta për të gjitha shoqëritë që përftojnë shërbim nga TIA.
Së dyti, raporti ka dalë në përfundimin se nga anekset e kontratave nuk arrihet të evidentohet nëse tarifat që përcaktojnë këto anekse janë të mbështetura në ndonjë metodologji të përcaktimit të këtyre tarifave për operatorët; mbështetur në koston e ofrimit të këtyre shërbimeve, detajime të elementeve përbërëse të kostos, të cilat më pas janë reflektuar në vendosjen e këtyre tarifave.
“Sipas raportit të Rishikimit të Pavarur Ekonomik të Kontratës Koncesionare të TIA-s vërehet një hendek apo diferencë midis tarifave të raportuara dhe atyre të audituara për tarifën e sigurisë që sipas shpjegimeve të TIA-s kjo lidhet me pagesën e “taksës së sigurisë” prej 25% që i paguhet Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil sipas marrëveshjes koncesionare” thuhet në pikën 4 të shkresës që i është dërguar Konkurrencës nga Aviacioni Civil. Së pesti, sipas raportit të Rishikimit të Pavarur Ekonomik të Kontratës Koncesionare të TIA-s, vërehet se tarifat për shërbimet në tokë dhe ato për uljen dhe ngritjen e avionit janë dukshëm më të larta se sa normat e paraqitura në planin e biznesit të kompanisë.
Së gjashti, gjatë viteve të aktivitetit, TIA ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve. Rritja mesatare e volumit të pasagjerëve nga viti 2005 në vitin 2017 ka qenë 14.8%.Së shtati, si rrjedhojë, në përfundim të periudhës së vlerësimit duket se TIA ka pasur rritje të fitimeve si pasojë e të ardhurave të siguruara nga rritja e volumit të pasagjerëve dhe rritja e normës së menaxhimit të trafikut ajror, krahasuar me vendet e tjera. Si konkluzion i Rishikimit të Pavarur Ekonomik të Kontratës Koncesionare të TIA-s, normat e fitimit të kompanisë TIA janë më të larta se të vendeve fqinje.





















