BERZH jep 1.5 miliard euro për TAP, kredia më e madhe në histori

677
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim mund të disbursojë kredinë më të madhe që ka dhënë ndonjëherë në historinë e saj për të financuar gazsjellësin Transadrtiatik. Lajmin e ka bërë publik, drejtori i departamentit të energjisë në Berzh Ricardo Puliti i cili gjatë një interviste për Rojters tha se kjo banka mund të akordojë 1.5 miliardë euro për TAP. Sipas tij, paketa e kredisë së bashku me fondet që TAP ka siguruar nga bankat e tjera, e mbyllin plotësisht cështjen e financimit të këtij projekti. 
Më parë, një tjetër Bankë zhvillimi, ajo Europiane e Investimeve ka njoftuar se do të financojë 2 miliardë euro në ndërtimin e TAP. Punimet ndihmëse të gazsjellësit si rrugët apo dhe veprat e tjera mbështetëse kanë nisur që vitin e kaluar. Ndërsa puna për shtrirjen e tubacionit do të nis pas pak ditësh në datën 17 maj. Gazsjellësi me gjatësi 870 kilometër është pjesë e korridorit energjetik të jugut. Ai nis si degëzim i gazsjellësit Transanatolian në kurifin turko grek dhe pasi kalon përmes shqipërisë përfundon në Itali. TAP pritet të transportojë rreth 10 miliardë metër kub gaz në vit nga fushat e shah denizit nga azerbajxhan në jug të italisë. Ndërtimi i projektit pritet të ketë efekte pozitive në ekonomi, përmes investimeve direkte, hapjen e vendeve të punës dhe gazifikimin e vendit.
Sigal