Lati: Hetim për mënyrën e blerjes së energjisë të OSHEE nga privatët

694
Sigal

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka zhvilluar një seancë dëgjimore me Drejtoreshën e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati. Në fjalën e saj, Lati shprehu shqetësimin se operatori privat i ka shitur energji operatorit të shpërndarjes. Lati theksoi se Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetim paraprak për konkurrencën, por këto hetime është shprehur Lati, kërkojnë kohë. Ndërkaq, drejtoresha Lati u shpreh më tej se në dhjetor të 2013 –ës, Autoriteti i Konkurrencës i ka kërkuar ERE të kryejë rolin e saj. Drejtoresha theksoi se nga ana e saj ERE i ka kërkuar OSHEE që të zbatojë rregulloren e KESH. “Kemi nisur hetim paraprak per konkurencen. Hetimet e autoritetit te konkurrences marrin kohe deri sat ë mbledhim fakte”, është shprehur Lati.