Beqiraj në Korçë: Informaliteti, jo vetëm çështje e qeverisë

651
Zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj ka zhvilluar paraditen e së enjtes në qarkun e Korçës një takim me subjekte të ndryshme. Në fokus të bisedimeve ka qenë aksioni kundër informalitetit, për të cilin Beqiraj ka nënvizuar se, krahas strukturave shtetërore edhe shoqëria ka përgjegjësinë e saj. 
“Aksioni kundër informalitetit nuk është vetëm çështje e qeverisë, por edhe e shoqërisë”, ka deklaruar Beqiraj. Ajo ka bërë me dije se, për sensiblizimin e shoqërisë “qeveria ka ndërmarrë një iniciativë me studentët për shpërndarjen e mesazhit në shkolla”. Reforma për formalizimin e ekonomisë, ka vijuar numri dy i Financave, ka stadet e veta. “I pari ishte skanimi i gjendjes, i dyti ka të bëjë me trajnimet”, ka saktësuar ajo. Sa për kasat fiskale, Beqiraj ka nënvizuar se ato nuk janë monopol dhe se, “po diskutohet që ajo të ketë çmimin standard prej 280 euro”.
Sigal