Belinda Ballku  “e kamur”  nga puna me “djersë”,  ka vila nga Londra në Tiranë

1001
Sigal

 

Belinda Balluku  deri në 77 milionë pagë në vit, para se Rama ta bënte drejtore dhe ministre blen shtëpi në Angli. A do ta hetojë SPAK? Belinda Balluku drejton një nga degët më të korruptuara të qeverisë së Edi Ramës, siç është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nuk është rastësi që Edi Rama i ka besuar Ballukut drejtori të rëndësishme dhe së fundmi, ministrinë kryesore, duke larguar Damian Gjiknurin pas një serie skandalesh me hec-et, unazën e madhe etj.

Gjatë vitit 2019, Balluku thotë se ka rreth 30 milionë lekë nëpër llogaritë bankare, ndërsa pagat e saj arrijnë 20 milionë lekë në vit. Ish-bashkëshortit  të saj, Sokol Ballës, llogaritë i janë shtuar me 50 mijë euro brenda vitit si gazetar. Ndërkohë, Belinda kur ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Shoqërisë “Albcontrol”,  fitonte mbi tre herë më shumë se ministre. Si drejtoreshë ajo merrte 77 milionë lekë në vit, ndërsa si ministre 20 milionë lekë.

Belinda e ka nisur karrierën në Bashkinë e Tiranës në 2004, pranë Edi Ramës, në nivele të ulëta Në vitin 2013 ishte këshilltare e Drejtorit të Përgjithshëm  të ANTA-s, me pagë normale. Një vit më pas, Edi Rama e bëri drejtore të ANTA-s, e cila u shndërrua në “Albcontrol”, ku paga e saj u rrit 7-fish. Sa i takon parave, Belinda Balluku ka një llogari me rreth 100 mijë euro, ndërsa ish-burri i saj, Sokol Balla ka një depozitë 100 mijë euro, një llogari mbi 100 mijë euro dhe një tjetër llogari mbi 100 mijë euro.

Por, para se Edi Rama ta bënte drejtore dhe më pas ministre, Belinda Balluku ka deklaruar një shtëpi në Angli, të blerë 95 mijë paund sipas saj, para të kursyera. Belinda ka edhe një apartament  me sipërfaqe  98 m2 në Tiranë. Ajo është me 50 % pronare e një trualli 400 m2 dhe e një vile 2-katëshe me vlerë 190 mijë euro. Balluku ka edhe një shtëpi tjetër në Golem të blerë me 95 mijë euro. Belinda dhe Sokoli kanë edhe disa makina si ‘Ford’, 15 mijë euro, “Opel”, 15 mijë euro, “Mercedes Benz ML”, 20 mijë dollarë dhe “Mercedes Benz CL” 42 mijë euro.