Inspektorati Qendror Teknik bllokon 13 karburante për shkelje të rënda

820
Inspektorati Qendror Teknik (IQT) ka bllokuar 13 pika të karburantit për shkelje. Subjektet u bllokuan nga IQT, pasi u konstatua se kishin kryer shkelje si dhe kishin mungesë dokumentacioni. Të gjitha subjektet e tregtimit të hidrokarbureve janë bllokuar pas kontrolleve të ushtruara në muajin mars 2015. Ndërkohë operacioni për verifikimin e cilësisë së karburanteve, është zhvilluar në shkallë vendi. Kjo është hera e parë që IQT-ja bllokon direkt subjektet pas konstatimit të shkeljeve. Ndërkohë ishte kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi për zhvillimin e një operacion të ri kombëtar, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të radhës, operacion ky që konsiston në atë të bllokimit të karburanteve të cilat kishin mungesë cilësie. Menjëherë pas fjalës së kryeministrit Inspektorati Qendror Teknik, njoftoi bllokimin e këtyre subjekteve. Ndërkohë ky institucion, ka gjobitur edhe 17 subjekte të tjera për periudhën mars 2015, pasi nga inspektimet e bëra u konstatua se një subjekt kishte mungesë dokumentacioni dhe 16 të subjektet e tjera kishin mungesë cilësie.
Ja 13 pikat e karburantit të bllokuara:


Sigal