Banka e Shqipërisë, 90% kavaleshencë punësimi nepotik. Si licensoi Sejko çetat e mikrokredive, gropa 3 mld euro e pastrimit të parave dhe rënia e euros

Euro ka rënë nga fluksi i parave të pista. Pse nuk shpjegon si ka shkuar euro nga 140 në 96-97.m Kjo rënie ka zhytur grupe të gjëra të shoqërisë.

Banka e Shqipërisë, është kthyer në agjenci punësimi, duke mos lënë më gra të politikanëve në pushtet, fëmijë, të afërm e kushëri pa e punësuar natyrisht në mënyrë jo meritokratike, por nepotike. Si i licensoi Sejko, çetat e mikrokredive dhe gropa 3 mld euro e pastrimit të parave. Rënia e Euro-s nga fluksi i parave të pista, nga 140 në 96-97 duke i zhytur bizneset, qytetarët dhe emigrantët në gropën e falimentimit. Deklarata e Sejkos, kallëzimi në SPAK, analiza e ekspertëve dhe përse Sejko duhet të bëjë publikë listën e punonjësve me lidhjet politike .

NOA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka lëshuar një deklaratë të fortë në Komisionin e Ekonomisë duke thënë se Bankës së Shqipërisë i është cënuar pavarësia nga presionet e vazhdueshme dhe kërkesa e llogarisë jashtë tagrit që banka mbulon. Ekspertët kanë hedhur dritë mbi këtë deklaratë duke nxjerrë në pah gjithashtu babëzinë që ndodh në Bankën e Shqipërisë me punësimet nepotike, rënien e euro për shkak të pastrimit të parave,  skandalin e mikrokredive që po hetohet në SPAK  dhe se hallka fundore e kupolës mbetet BSH me në krye Gent Sejkon.

Deklaratat e Sejkos për shkak se SPAK ka nisur hetimet për mikrokreditë. Bankat, lob më i frikshëm se grupet kriminale

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha se deklaratat e guvernatorit Sejko për pavarësinë e Bankës së Shqipërisë  kanë ardhur për shkak se kanë nisur hetimet për mikrokreditë. Sipas Soko,  bankat janë lob më i frikshëm se vetë grupet kriminale. Guvernatori këtë punën e hallit të shkeljes së pavarsisë së BSH e ka për shkak se i kanë nisur hetimet për mikrokreditë dhe duke qënë se hallka e hetimeve ,se çështja shkoj në SPAK .E shkoj në SPAK ,pse? Sepse ishte e përfshirë edhe Banka e Shqipërisë. Që atëhere ,qëkur u mor vendimi nga Prokuroria e Tiranës për ta çuar çështjen e mikrokredive në SPAK ,guvernatori del dhe thotë që prit se po shkelet privatësia e Bankës së Shqipërisë. Çfarë është pavarësia e Bankës së Shqipërisë? Kush është Banka e Shipërisë? Guvernatori?Jo, guvernatori ndërrohet. Banka e Shqipërisë është tjetër gjë ,ndërsa guvernatori  Gent Sejko është individ dhe nuk ka asnjë farë lidhje pavarësia e Bankës së Shqipërisë  me atë që ndodh ndaj individit Gent Sejko . Individi Gent Sejko është përpara ligjit i barabartë me mua me ty ,pra është i barabartë përpara ligjit. Pavarësia e Bankës së Shqipërisë  nuk të jep ty avantazh para ligjit ,as nuk është skutë amnistimi që ti mund të shkelësh ligjin po prit se nuk të hetojmë dot ty sepse na shkelet pavarësia e Bankës së Shqipërisë.Jo ,madje problematika nis që në miratimin e kuadrit ligjor që rregulloj çështjët e mikrokredive ,që aty filloi dhe unë kam qënë i pari që kam thënë po nuk u hetua kuadri ligjor i miratuar për ngritjen e këtyre fenomeneve që ne sot i quajm mikrokredi.Si u miratua me ligj?Kush e hartoi kuadrin ligjor ?Po ky guvernator e ka hartuar. Pra ky ka qënë gjeneza .Po nuk u hetua shitja e kredive ,ne që kishim hallin e parave të kredive të këqija ,kishe 87 milion euro,portofoli u shit për 7 milion euro.Ca ndodhi ? Që t’ua shpjegojmë dhe qytetarëve ta kuptojnë. U  krijuan institucionet e mikrokredive sepse e keni parasysh skandalin e kredive të këqija që plasi në 2015 që ishte 1.2 miliard euro dhe 87 milion euro ishin kredi të vogla të marra nga qytetarë të thjeshtë. Kur u diskutua atëherë 87 milion euro edhe mund ti falësh se këta janë hallka më e dobët e shoqërisë. Këta që kanë marrë këto 87 milion euro,100 mijë veta janë hallka më e dobët. Jo tha sepse tha krijohet preçedenti i keq e para dhe e dyta krijon gropë financiare tek buxhetet e bankave. Dakord hajde t’i shesim dhe t’i kur thua krijon gropë financiare ti domethënë do i shesësh të gjitha 87 milion euro do 87 milion euro ti mbrapsht ,po jo ti shesësh ti për 7 milion euro. Pra shitet 87 milion euro kredi për 7 milionë euro .Kush e lejoi këtë? Ja këto 7 milionë euro janë bërë fillesa e gjithë dramës së 100  mijë familjeve sot.Se ata blenë 7 milion euro një gjë që do ju kërkonin qytetarëve 87 milion e sa e sa më shumë me interes. Kush është përgjegjës për këtë? Po nuk është pavarësia e Bankës së Shqipërisë  përgjegjëse për këtë. Për këtë po ankohem. Po presionit politik ai i është nënshtruar ,te paktën siç e shof unë. Ore zotri ka vajt euro 97 ,ti dukesh që je shtrirë barkas përballë presionit politik ,spo i qëndron përballë je shtrirë aty. E ke dëgjuar ndonjëherë të ankohet ? I vetmi që gjen justifikimet , të ndërtojë fjali të tilla që justifikojnë faktin me fondamentet ekonomike ,të justifikojë faktin pse ka rënë euro në 97 lekë. Është i vetmi ,kjo do të thotë të shtrihesh rrugicë përpara presionit politik, para interesit politik.

Nëse banka s’mban përgjegjësi për funksionin rregullator, për çfarë mban përgjegjës Sejko?! Gjithë këto agjensitë e mikrokredive,u lidhën me shoqëritë e përmbarimit në skema gati kriminale, ju shitën të tretëve ,pa rikuperuar as lekët banka, ju varën litarin në qafë qytetarëve, pra 87 milionshi, i cili u shumëfishu me interesa shkoj shumë më tepër dhe na prodhuan pastaj tragjedi si ai që vrau veten para SPAK-ut e të tjerë raste fatkeqe që humbën katandi e më gjerë.

-Nuk e akuzoj politika po thua?

Po ca akuzoj! Robi del njëherë dhe thotë këtu euro ka rënë sepse këtu ka para të pistë. Jo ,ky del dhe e justifikon ,thotë shiko se ka ardhur nga turizmi ,ato forma i sajojnë vetë  se janë mësuar ti bëjnë aty në eksel gjërat ,ata që do duhet ti masin në terren  dhe del pastaj thotë o ka presion. Nga kush ke presion? Nga prokuroria? Po shyqyr se ti je njeri si gjithë ne të tjerët .

Në Shqipëri pastrohen rreth 3 miliardë euro

Soko: Problemi është që këtu Bankat në Shqipëri janë lobi më i frikshëm përtej grupeve kriminale. Për peshën e influencës, për paprekshmërinë e tyre, për forcën e dhunës që kanë në pikëpamjen metafizike, bankat janë sot  lob më i frikshëm se vetë grupet kriminale.

Ke parë ndonëjherë të diskutohet ndonjë gjë me bankat në media? Edhe mikrokreditë u mbyll shpejt e shpejt ,sepse nuk ishin bankat,ishin ca kompani mikrokredish. Ne sot në Shqipëri postojmë mesatarisht diku tek 3 miliardë euro. Një gjë të sigurt që kemi është që në operacionin e pastrimit të parave akti fundor është banka. Mund të nisi nga ndërtimi ,mund të nisi nga shërbime, mund të nisi me call centera ,pra aktet fillestare janë të ndryshme,fundori është banka. E ke parë ndonjëherë që të nisi ndonjë hetim për këtë punën e bankave? E kupton çfarë lobi janë këta mo? Pra këta janë drejtuesit e operacionit më të dëmshëm ,po nuk po preket asnjëri .Pra janë drejtuesit e operacionit që ka shkaktuar më tepër dëm sot  që është pastrimi i parave në ekonominë Shqiptare dhe janë sot lobi më i paprekshëm. As Dumani nuk ka një kshu për bankat. Ka tani për Bankersin që është Raiffeisen. Raiffeisen është hetimi i prokurorisë së Fierit por ti nuk ke tjetër hetim. Po të isha vetë prokuror ,pra unë një gjë të sigurt kam ,tek operacioni i pastrimit të parave, bankën e kam të sigurt që banka është .Tani mund të jetë pallat,mund të jetë call centre, mund të jetë resort turistik po që ka mbaruar tek banka ka mbaruar tek banka. Ore nis njëherë hetimi nga fundi në krye .Nuk nis .Pse? Se janë më të frikshëm.Këtë e di dhe unë ,janë më të frikshëm. Për ata nuk flet as politika, shumë pak flet.

Kallëzim në SPAK

Deputeti Saimir Korreshi: Në qoftë se do e ndajmë në dy prizma ,unë jam shumë dakord që nuk është halli i Bankës së Shqipërisë ,t’i japin drejtim mundësisht ti japin dhe një dorë që ta zhysin mirë,por mund të them dhe një gjë. Në 2017 mbasi ndodhi kjo pjesa e 2015 ,bankat e Shqipërisë e kapën për qafe politikën . Pse? Sepse kanë miratuar në vitin 2017 një ligj i cili ka ndryshuar normën e interesit dhe mbas prishjes nga jashtë të kredisë nga bankat .Deri në atë kohë pra në 2017 të gjitha bankat përgjigjeshin pra momenti i prishjes kur bëhej urdhri i ekzekutimit në gjykatë për kreditë që mbas 3 muajsh nuk paguheshin nga palët ,palët ishin të detyruar të paguanin vetëm me interes depozite, pra 0 kurse tani vazhdon sikur të ishte kontrata,thjesht ai të ka prishur ty kontratën, ti duhet ta paguash komplet siç i ke pasur në kontratë interesat plus dhe gjobat dhe tarifat e tjera, gjë që e ka bërë këtë politika dhe është një ligj absurd në dëm të të gjithë qytetarëve. Ndodh dhe kjo situatë që bankat se vrasin kokën fare ,bejna allish-verishe me të gjithë ,por kjo pjesa në qoftë se është për mikrokreditë ,unë jam kundër se po ju pin gjakun shqiptarëve . Për mua duhet eleminuar siç është eleminuar në shumë vende të tjera me ligj këto mikrokreditë në këtë far feje sepse ngel për 200 mijë lekë ai dhe vete 2 milion apo 5 milion apo 7 milion ,apo ku di unë sesa shtohet. Në rast se kjo do ndalohej me ligj nuk mund të shkojë interesi përtej principalit të mbetur. Pra në qoftë se ka ngelur në bankë për të paguar një 500 mijë lekësh të vjetër ,maksimumi i interesit që mund të shkojë sa principali që ke .

-Unë prisja që t’i ta lexoje në kuadrin ligjor  çfarë ka bërë pikërisht Sejko në rastin konkret që  e ngre shqetësimin pikërisht atje vetë  ka ndonjë shkelje? Ku e adresoi këtë presion?Çfarë realisht ka ndodhur?

E bëra në parantezë këtë.Për mua do bëhej për moskallëzim krimi ,duhej të shikohej në i ka hyrë pavarsisë ,nëse nuk janë organe ligjzbatuese si të SPAK-ut që ka marrë të pandehur,ka terezinë e tij. Ai duhet të shkojë për kallëzim pikërisht tek këto organe ose ose pyetja që do i bëja SPAK-ut do ishte pse nuk nis kryesisht procedime penale dhe një ndër to është ta pyesi guvernatorin se kush është që intervenon në pavarësinë e Bankës së Shqipërisë.Te kjo pjesë unë kështu e kam lexuar .Në qoftë se është kjo tjetra pastaj është halli i tij dhe halli i Genc Sejkos, jo halli i Bankës së Shqipërisë.

Në qoftë se guvernatori Genc Sejko pranon që për shkak të presioneve nuk ka ushtruar detyrën  dhe ka marrë vendime që çfarë ka ndodhur sot në Shqipëri gjithë tregu pikërisht atë që ka ai si rregullator i sistemit bankar, ai duhet të iki për shpërdorim detyre se ka tjetër element të veprës penale. Guvernatori Gent Sejko duhet të shkojë për kallëzim pikërisht tek organe ligjzbatuese si të SPAK-ut nëse ka shqetësime me cenimin  e pavarësisë së BSH. Në të kundërt  është halli  i Genc Sejkos, jo halli i Bankës së Shqipërisë.

Si lulëzuan agjencitë e mikrokredive falë Bankës së Shqipërisë

Politologu Ilir Kalemaj: Funksioni kryesor i Bankës së Shqipërisë dhe çdo banke qëndrore në botë është funksioni rregullator. Ka qënë në Amerikë kriza e 2008.Një nga faktorët kryesorë që çuan në atë krizë që kishte të bënte pikërisht me kreditë ,ishte një nga faktorët rregullimi. Po rregullimi ka qënë një stacion që datonte që nga koha e Rusveltit dhe që kishte ndryshuar pastaj me Bill Klintonin dhe I dha efektet më vonë. Bankat e investimit ndahej portofoli nga banka tregtare dhe pastaj lidhjet me kreditë që mblidheshin bashkë dhe ju shiteshin të tretëve .Hynin në lojë pastaj dhe shoqëritë e sigurimit e kjo pastaj çoj  në një kolaps dhe ra dhe banka e dytë më e madhe që ishte Leham Brothers dhe kompania më e madhe e sigurimeve në atë kohë. Tani kush është lidhja? Lidhja është e njëjta gjë në Shqipëri me kontekstin shqiptar . Pra, nga një anë banka  që ka funksion kryesor rregullator. Gjithë këto agjensitë e mikrokredive që filluan aq shumë të dilnin ,u lidhën me shoqëristë e përmbarimit në skema gati kriminale, ju shitën të tretëve ,pa rikuperuar as lekët banka, ju varën litarin në qafë qytetarëve, pra 87 milionshi i cili nuk ngeli 87 milion por i shumfishuar me interesa shkoj shumë më tepër dhe na prodhuan pastaj tragjedi si ai që vrau veten para SPAK-ut e të tjerë raste fatkeqe që humbën katandi e më gjerë. Në qoftë se banka smban përgjegjësi për këtë funksion primar që ka marrë si rregullator “Nëse banka s’mban përgjegjësi për funksionin rregullator, për çfarë mban përgjegjësi?!  S’ka asnjë transparencë për shpenzimet e rikonstruksionin e ish-hotel Dajtit.Nuk e di se ku kanë shkuar 30 milion euro që sështë gjë e vogël dhe se di ku kanë shkuar.

Banka e Shqipërisë është bërë agjenci punësimi.Nuk ka lënë më grua të politikani në pushtet,vajzë, fëmijë,të afërm, kushëri pa e punësuar natyrisht në mënyrë jo meritokratike dhe kjo ka ndodhur sikur të ishte diçka normale ndërkohë që në vende të tjera do ishte ngritur këmbanë alarmi. Për të vajtur te euro, BSH mundohet ta justifikojë, por nga ana tjetër del dhe thotë kemi hequr 1 miliard euro nga tregu, por s’shpjegon si ka shkuar euro nga 140 që ishte dikur ka shkuar brenda 2 vjetëve e gjysëm në  96-97 euro. Kjo rënie kaq pikiate e euros ka zhytur grupe të gjëra të shoqërisë,qoftë ata që kanë të ardhurat në euro,qoftë ata që janë eksportues ,qoftë ata që ofrojnë me Airbnb apo dhe të tjerë . S`është vetëm presioni po dhe duhet të informojë sepse është fluksi i parave të pista”.

Banka e Shqipërisë të jap listat e punonjësve dhe lidhjet që kanë me politikën apo me drejtorë

Deputeti Saimir Korreshi :Në qoftë se guvernatori Genc Sejko pranon që për shkak të presioneve nuk ka ushtruar detyrën dhe ka marrë vendime që çfarë ka ndodhur sot në Shqipëri gjithë tregu pikërisht atë që ka ai si rregullator i sistemit bankar, ai duhet të iki për shpërdorim detyre se ka tjetër element të veprës penale. Si mund të qëndrojë një njeri atje qoftë në presionin e politikës ,qoftë ai që i ka dhënë votat për ta çuar atje? Unë do i kisha bërë në fund dhe një pyetje atij që Banka e Shqipërisë të japi listat e punonjësve dhe lidhjet që kanë me politikën apo me drejtorë .E kam bindje unë këtë  se e di që 90% janë kavaleshencë punësimi. Tek Banka e Shqipërisë janë të gjithë vajzat, djemtë ,të afërmit e politikanëve , të drejtorave të përgjithshëm ,të atyre që kanë interesa.