AMF anullon rritjen e çmimit të siguracionit të makinave: Është i pabazuar

676
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare u ka kërkuar shoqërive të sigurimit që të anullojnë rritjen e çmimeve për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve. Përmes një shkrese zyrtare, AMF u ka kërkuar shoqërive që të zhbëjnë rritjen me 30 për qind të tarifave dhe të rikthehen tek tarifat e vjetra.
“Pasi mori në analizë të dhënat e raportuara nga të gjitha shoqëritë e sigurimit, Autoriteti, arriti në konkluzionin se rritja e bërë nuk është reale dhe e mbështetur mbi baza teknike,” thuhet në shkresën e AMF. Sipas AMF, rritja është bërë në mënyrë të jashtëligjshme dhe pa njoftuar këtë institcuion ashtu si kërkohet nga rregulloret në fuqi. “Si rrjedhojë kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të aplikimit të tarifave të reja,” thuhet në leter.
Sigal