Ja si raporti i Open Data nxjerr zbuluar premtimin elektoral të 10 viteve për uljen e TVSH për energjinë
INFO
LISTA TVSH:
Shqipëri 20%
Itali 10%
Luksemburg 8%
Kosovë 8%
Greqi 6%
Franca 6%
Maqedoni e Veriut 5%
Për vitin 2022, nga konsumatorë, familjet shqiptare, u arkëtuan taksa që përkthehen në të ardhura për Buxhetin e Shtetit shqiptar në vlerën e 5.8 miliard lekëve, por megjithatë qeveria pretendon se i mbron konsumatorët në çdo faturë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Pagesa për konsum energji janë 29.1 miliard lekë.
Në një raport të fundit të publikuar nga Open Data bëhen me dije disa fakte të rëndësishme mbi përfitimin me propagandë që u bën qeveria qytetarëve shqiptarë. Për vitin 2022, nga konsumatorë familjet shqiptare u arkëtuan taksa që përkthehen në të ardhura për Buxhetin e Shtetit shqiptar në vlerën e 5.8 miliard lekëve, por megjithatë qeveria pretendon se i mbron konsumatorët në çdo faturë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Pagesa për konsum energji janë 29.1 miliard lekë. Për konsumator vlera e TVSH përllogaritet të jetë 52 mijë e 62 lekë të vjetra në vit dhe për konsumatorët familjarë vihet re një rritje në vlerën e TVSH që prej vitit 2020.
Ky premtim, për uljen e TVSH për energjinë elektrike vazhdon të mbetet premtim elektoral nga qeveria për rreth 10 vite, pasi vendi ynë paguan vlerën më të lartë në Bashkimin Europian dhe rajon për TVSH e energjisë me 20%.
Viti 2022 karakterizohet nga një rënie në nivelin e konsumit të energjisë elektrike duke shënuar vlerën 7 956 986 MWh me rreth 5.8% më pak krahasuar me vitin 2021. Sa i përket nivelit të prodhimit të energjisë elektrike, gjatë vitit 2022 janë prodhuar 7 002 646 MWh energji elektrike me një rënie prej 21.9% krahasuar me vitin 2021, rritja më e madhe për periudhën 2017-2022. Kjo situatë reflektohet edhe në sasinë e importit dhe eksportit të energjisë elektrike gjatë këtij viti, ku vihet re rritje e importit të energjisë më shumë se eksporti. Konkretisht për vitin 2022 janë eksportuar 2 122 527 MWh rreth 24% më pak se viti 2021. Ndërsa sa i përket importeve, gjatë këtij viti janë importuar 3 043 533 MËh apo rreth 35% më shumë se viti paraardhës. Shkëmbimi i Energjisë Elektrike është negativ për vitin 2022 me një sasi të importuar tepër prej 921 006 MWh.
Për konsumator vlera e TVSH përllogaritet të jetë 52 mijë e 62 lekë të vjetra në vit dhe për konsumatorët familjarë vihet re një rritje në vlerën e TVSH që prej vitit 2020. Ky premtim, për uljen e TVSH për energjinë elektrike vazhdon të mbetet premtim elektoral nga qeveria për rreth 10 vite, pasi vendi ynë paguan vlerën më të lartë në Bashkimin Europian dhe rajon për TVSH e energjisë me 20%.
Por sa është vlera e TVSH së arkëtuar në Buxhetin e Shtetit nga konsumatorët familjarë?
Nga konsumatorët familjarë janë arkëtuar si pagesa për konsum energji rreth 29.1 miliardë lekë me një impakt në të ardhurat e buxhetit të shtetit nëpërmjet TVSH së mbledhur rreth 5,8 miliardë lekë. Për konsumatorë, kostoja e TVSH vlerësohet të jetë 5 262 lekë në vit. Që prej vitit 2020 vihet re një rritje në vlerën e TVSH për konsumatorë familjarë. Shqipëria aplikon një TVSH në masën 20% mbi konsumin e energjisë elektrike pa lehtësuar barrën e tatimit për konsumator familjar. Në një artikull krahasimor të Publikuar nga Open Data Albania theksohet se vendi e kalon edhe normën mesatare të vendeve EU dhe Rajon për normë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në Energji Elektrike për konsum familjar. Vendet që aplikojnë TVSH të reduktuar për energjinë elektrike dhe gaz natyror janë Itali me TVSH 10%, Luksemburg me 8%, Greqi me 6%, Franca 6% etj. Në vendet e Rajonit Kosova aplikon tatim mbi vlerën e shtuar për energji në masën 8% dhe Maqedonia e Veriut 5%. Lexo Artikull me titull Tatimi mbi Konsumin e Produkteve Ushqimore, Energjisë dhe Transportit TVSH, Shqipëri kundrejt EU dhe Rajoni.
Në Tregun e Rregulluar për vitin 2022 janë konsumuar 4 408 595 MËh energji nga Klientë tariforë familjarë dhe jo-familjarë, që furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU); 1,102,343 MWh energji janë konsumuar nga Klientë jo-familjarë, që furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF); si dhe ndërkohë i janë shitur si dëm ekonomik rreth 25,215 MËh energji. Ndërsa në treg të lirë janë konsumuar 18 207 MWh energji e blerë nga klientët në treg të liberalizuar; 32,402 MWh janë konsumuar nga klientë, që blejnë energji në treg të liberalizuar lidhur në OSSH me furnizues FTL; si dhe 213 MWh energji janë konsumuar nga klientët e lidhur në Tec Ballsh; si dhe 678,843 MWh janë konsumuar nga klientë të lidhur në OST. Gjithashtu nga të dhënat evidentohet një rënie me 7.1% e humbjeve në shpërndarje dhe transmetim në rrjet të energjisë elektrike krahasuar me vitin e mëparshëm, megjithatë kjo mbetet problematikë ndër vite të menaxhimit të sistemit të transmetimit dhe investimeve të munguara në këtë drejtim.