100 milionë euro që tronditin Fondin Shqiptar të Zhvillimit

818
Sigal

Komisioni i  Prokurimit të FSHZH ka renditur kompanitë, të cilat kanë marrë pjesë në tender

Në 14 shtator 2012 nga FSHZH u zhvillua tenderi  Supervizionit të Rrugëve Rajonale dhe Lokale 4 milionë euro.  Në short- listë u përzgjodhën pesë kompani:

1.            EGIS

2.            DIËI

3.            SAFEGE

4.            IRD

5.            LOUISE BERGER

Komisioni i  Prokurimit të FSHZH ka renditur kompanitë, të cilat kanë marrë pjesë në këtë tender. Por sipas verifikimeve dhe ankesave që kanë ardhur nga kompanitë pjesëmarrëse bëhet e ditur se, janë kualifikuar kompani, të cilat si primare kanë ofertat maksimale dhe janë skualifikuar kompanitë me oferta më të ulëta. Por një gjë është e sigurt që këto para që po fitohen dhe transportohen jashtë shtetit  do të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë. Veprimet mafioze të disa prej kompanive që punojnë me FSHZH kanë arritur deri aty sa që supervizorët apo studio e të cilat janë caktuar nga kompanitë mëmë të Anglisë apo vendeve të tjera të Europës diktojnë rregulla të pista dhe tejet  kriminale. Kjo është arsyeja që standardet e rrugëve lënë shumë për të dëshiruar dhe se mafia pasurohet me gjakun e qindra shqiptarëve të aksidentuar nëpër rrugët e Shqipërisë. Sigurisht, për këtë dhe të tjera fakte tronditëse të këtyre kompanive që u diktojnë firmave shqiptare të marrin materialet e sinjalistikës dhe sigurisë rrugore tek njerëzit e tyre do merremi më vonë duke ballafaquar faktet e rrugëve dhe materialeve me dokumente doganore të pakontestueshme. Ajo që bie në sy është fakti se pranë FSHZH aty ku lëvizin miliona euro pjesa më e madhe e kompanive të supervizionit janë të huaja ose me përqindjen më të madhe nga të huajit. Si ka mundësi që këto kompani bëjnë ligjin në Shqipëri dhe shteti hesht, kurse FSHZH “lyen me xhel” rrugët njëlloj si flokët e atyre që kanë filluar paraprakisht fushatën elektorale me paratë e taksapaguesve, por do ta kenë tepër të vështirë pasi do ballafaqohen me masakrën e bërë, tenderat e shpërndarë, rrugët e shkatërruara vetëm pak kohë pas marrjes në dorëzim, diferencimit krahinor dhe klanor. Dhe më mirë se kushdo tjetër këtë e dinë fshatarët e zonës së Leklës në Tepelenë që kanë dërguar me qindra letra për 3.5 km rrugë dhe fondi as nuk e vret mendjen se atje nuk ka interesa krahinore dhe se fitimi është qesharak. Por le t’i kthehemi tenderit të zhvilluar më datën 14 shtator 2012. Sipas përfaqësuesve të firmave pjesëmarrëse, diskutimi është se kush ofertë duhet të fitojë e ulëta apo e larta. Gjatë tenderit janë vërejtur parregullsi të mëdha që kanë të bëjnë me mungesën e firmave dhe vulave si dhe zarfet e hapur gjë që krijon idenë dhe dyshimin se këto letra janë ndërruar nga vetë komisionerët në minutën e fundit apo gjatë kohës .Gjithashtu, duhet theksuar se ka pasur parregullsi në paraqitjen e dokumenteve standarde jo vetëm ligjore, por edhe teknike të disa kompanive të supervizionit, të cilat në fund të fundit janë objekt analizash dhe brenda disa ditëve ne do ju japim një pasqyrë tronditëse në lidhje me milionat që gllabërohen  në FSHZH për rrugët dhe supervizionin e tyre. Dokumentacioni dhe fletët shoqëruese në tenderin prej 4 milionë euro, të disa firmave  nuk i përmbaheshin formës RFP 3.6, formatit të Propozimit Financiar të nënshkruar në këtë proces si dhe rolin kompanive IRD, SAFEGE, EGIS, JV DIËI, O’Dwyer&DIVI Albania si dhe të famshmen Luis Berger, për të cilën ka kohë që kanë filluar investigimet. FSHZH është në proces përzgjedhjeje të firmës mbikëqyrëse të punimeve në rrugët dytësore në mbarë Shqipërinë për 4 vjetet e ardhshme, me një investim rreth 100 milionë Euro. Ka zëra se, agallarët e Fondit kanë paracaktuar firmat dhe ne do t’ja paraqesim publikut, KLSH-së, Prokurorisë, Krimit Ekonomik dhe Anti-kontrabandës se si ushtrojnë presion të dyanshëm FSHZH dhe individë të korruptuar të kompanive supervizore ndaj firmave shqiptare. Mbarë qytetarët shqiptarë janë prezentë të aksidenteve të shumta në rrugë, përgjakjes së tyre dhe humbjes së jetëve. Ndaj ka ardhur koha që thirrjes së ambasadorit të SHBA-ve “Vepro Tani”  nuk duhet t’i shpëtojnë edhe milionat që kanë tronditur FSHZH-në.