Klik Ekspo Group i bën nder Shqipërisë për 100- vjetorin

635
Sigal

Festimet e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do të hapen me Panairin Ndërkombëtar të Tiranës të organizuar nga Klik Ekspo Group.  Klik Ekspo Group e ka integruar organizimin e këtij eventi, që në fillimet e tij në vitin 1994, pikërisht në javën festive më të rëndësishme të Shqipërisë, atë të fundnëntorit.  100 -vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë shpalos dhe mëvetësinë e Klik Ekspo Group nga shtrirja e panaireve në ambiente fikse. Tashmë anëtari i vetëm në Shqipëri i Unionit të Panaireve Ndërkombëtare, Klik Ekspo Group sfidon këtë treg me një qendër panairesh të standardeve më të larta ndërkombëtare. Për herë të parë në Shqipëri, Panairi Ndërkombëtar zhvillohet në një strukturë të ndërtuar sipas standardeve europiane. Këto nivele e kritere të papara më herët në Shqipëri janë të certifikuara në industrinë e panaireve me një strukturë të sjellë e ndërtuar posaçërisht për Panairin e 100-vjetorit. Ky përbën një hap përpara në marrjen udhë të projektit të ndërtimit të një qendre të përhershme panairesh, e cila i mungon Tiranës. Një kontribut të veçantë në këtë drejtim ka dhënë Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, nën kujdesin dhe patronazhin personal të të cilit, Panairi i 100 vjetorit do të ofrojë më shumë se 800 ekspozues të huaj dhe vendas që besojnë te e ardhmja ekonomike e Shqipërisë. Pranisë së mirëpritur të përvitshme të vendeve të Ballkanit dhe Europës Juglindore e Qendrore, i bashkëlidhet për të parën herë kaq konkrete pjesëmarrja e investitorëve kinezë të organizuar nga “Expo Shangai”. Janë 50 kompani që përfaqësojnë sektorët e metalurgjisë, minierave, automjeteve dhe pjesëve të këmbimit. Do të prezantohen ofrues shërbimesh për kompani të klasifikuara ndër 500 më të suksesshmet në botë. Kina zyrtare përfaqësohet me Korporatën e Panaireve Ndërkombëtare në Rajonin e Shanghait, Shanghai RCG Convention & Exhibition co. ltd, etj.. Një superfuqi e re ekonomike prezantohet për herë. Një vit pas çeljes së Ambasadës së Brazilit, dalin në pah qartë politikat bashkëpunuese që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Brazilit, duke u përfaqësuar përmes kompanive e grupimeve prestigjioze, si Shoqata e Industrialistëve të Përpunimit të Mishit të Brazilit.