“Piktori i Popullit” Skënder Kamberi: Lidhjen e Shkrimtarëve diktatori Hoxha e lartësoi, “demokrati” Berisha e asgjësoi

707
Sigal

INTERVISTA/ Flet “Piktori i Popullit” Skënder Kamberi

 Cili është mendimi juaj për “grabitjen” që i ka bërë shteti godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve?

 Ka një fakt historik, që qysh në kohën e Partisë së Punës, ku Enver Hoxha ka thënë: Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, nuk do ta kemi në aneks por duhet ta kemi në qendër” dhe qëndra ishte kjo godinë e bërë nga Zogu me fonde nga ushtria apo me ndihma nga të gjitha krahinat e Shqipërisë së asaj kohe. Pikërisht kjo ndërtesë është bërë në vitin 1932. Ishte një nder i madh për shkrimtarët dhe artistët që Partia e Punës ju dha këtë godinë shumë të bukur dhe shumë domethënë për kulturën. Kjo godinë, që quhet Lidhje e Shkrimatrëve ka nxjerrë nga dyert e saj mijra shkrimtarë, poetë, piktorë, skulptorë, instrumentistë. Në atë kohë kanë qenë mbi 2000 piktorë anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve. Koreografë, arkitektë, kompozitorë, piktorë, shkrimtarë, poetë, gjetën në këët godinë strehën e tyre të ngrohtë për të krijuar dhe për tu vlerësuar. Në vitin 1992 dikushi hodhji tezën se kjo godinë në kohën e Zogut ka qenë e Ushtrisë dhe duhet ta marrë ushtria. Por ne u treguam vigjilentë dhe kjo flakë ra. Pak më vonë kur Kryetar i Lidhjes ishte Xhevahir Spahiu, dhe unë isha Sekretar i Përgjithshëm (1998), kur Kryeminsitër ishte Pandeli Majko na kërkuan ta dorëzoninm sërish godinën. Sërish ne ju përgjgijëm si duhej kësaj kërkese. Në vitin 2006 ne bëmë zgjedhjet e reja ku Kryetar i LSHA u zgjodh z. Hysen Sinani dhe Sekretar unë. Sapo filluam aktivitetin, spao krijuam lidhjen, sapo bëmë organizmin e ri, filloi sërish lufta. Këtë herë më e hapur, më e fortë, më e drejtpërdrejtë. Unë si artist dhe si antar i Kryesisë vazhdimisht kam qenë në korent të ngjarjeve kur erdhi vendimi për marrjen e godinës dhe ju ndryshua destinancioni në Ministri. Dyert e saj u hapën natën, u boshatisën zyrat, u boshatis biblioteka dhe ne të nesërmen u gjendëm në një situatë të pa menduar. Na kishte sulmuar shteti ynë. Trokitëm kudo por Sali Berisha nuk na dha asnjë përgjgije. Kjo ishte një marrje e paligjshme, pasi ne kemi gjithë dokuemnatcionin e duhur, se si ka kaluar në pronësi të LSHA kjo godinë. Nga qeevria Berisha nuk morëm asnëj përgjgije. Ngelëm në mes të rrugës. Kjo është historia e kësaj godine që po diskutohet këtu e 6 vjet me radhë.

 Pra ju thoni që marrja nuk ëshët e ligjshme?

Aspak e ligjshme, aspak demokratike, aspak njerëzore. Ne Enver Hoxha na larëtsoi si diktatorë, ndërsa Berisha si demokrat na shkeli me këmbë. Kur ka vajtur Kryetrai i Lidhjes së Shkrimatrëve dhe Artistëve të Pragës tek Kryeminsitri i Çekisë, i tha që pa art kulturë nuk ka komb dhe ne duam shtëpitë më të mira për krijuesit tanë, që ata të punojnë të qetë dhe me përkushtim që të lartësojnë kombin tonë. Ai ju përgjigj se në ardhë të parë kam oficerët. Cilët oficerë mund të kenë përprësi përpara artit? Edhe në kohën e Shekspirit Mbreti nuk i njihte shumë oficerë por krijeusit e asaj kohe i njihte të gjithë. Shekspiri mbetet unik dhe me të krenohet bota. Sot nuk njihen shumë oficerë, por shkrimtarët e mëdhenj i njeh i madh e i vogël. Pra në sajë të kësaj këmbngulje por edhe të argumentit LSHA aty mori ato që meritonte. Po ne, ku jemi dhe çarë po bëjmë?

 Pse kjo neglizhenë e Berishës ndaj LSHA ku për 8 vjet  ai si përmendi asnjëherë shkrimtarët dhe artistët?

 Në çdo vend që të mos kenë probleme, qeveritë i vënë detyrë vetes që të jenë sa më pak në kontakt me intelektualët e mirëfilltë. Hiq gjithë antarët e LSHA, apo dhe kryetarët e Shopqatave Civile, athere kush mbetet që ti bëj oponencë qeverisë? Mbetet rajaja. Pra në këto 23 vjet të gjitha qebveritë janë përpjekur ta nëpërkëmbin LSHA, por 8 vitet e fundit kjo nëpërkëmbje ishte katastrofike. Asnjëherë su është marrë mendimi atyre për shumë probleme të artit dhe të kulturës. Asnjëherë nuk janë thirrur në aktivitete të rëndësihme ku prania e tyre do të ishte shumë efektive. Çështë kjo urrejtje për shkrimtarët e artistët kur ata po lartësojnë kudo emrin e Shqipërisë në botë? Shunë politikanë kur hypin në një karrige mendojnë se i dinë të gjitha. Por edhe Mbretërit kanë këshilltarë kryesisht mendimtarët. Tek ne jo, vetëm partiakët. Ligjet e sundimit të tiranëve, detyron të parët e një vendi të largojnë ajkën e inteligjencës për të mos pasur kundërshti dhe për ta pasur më të lehtë qeverisjen. Kjo është tipike në Shqipëri. Kur kam parë zinxhirët dhe hekurat me të cilat ishte mbyllur godina e LSHA u habita sepse mendova se ja se deri ku shkon mendimi i “sundimtarëve” për të pasur sa më larg inteligjencën e një kombi. Por çuditërisht edhe shtypi nuk u muar shumë me këtë çështje dhe pse ky problem tashmë ka 7 vjet që është prezent. Këtë tarnzicion kaq specifik që kanë vuajtur shkrimatrët e artistët shqiptarë, nuk e kanë vuajtur krijeusit as në Maqedoni, as në mal të Zi as në Ruamni apo në vendet e tjera ish socialiste. Kjo është tipike shqiptare. Ne si vende ballkanike që kemi afërisht një temperament, sërishmi bëjmë përjashtim unik në këtë trajtim.

 Në Evropë shkohet me art, kulturë, nëpërmjet librit, pse në Shqipëri po heshtet ndaj tyre?

Artistët  shqiptar si Inva Mula, Papavrami, Ermonela, balerinët shqiptar, shkrimtarët e shquar shqiptarë, kompozitorët shqiptar, futbollistët, instrumentistët, këngëtarët operistik shqiptar kanë vitë që na kanë çuar në Europë. Por këtë sduan ta shohin politikanët tanë, se nuk ju interson. Në radhë të parë nuk ju ka interesuar për interesat e tyre ekonomike. Shkrimtarët tanë njihen deri aty ku nuk nihet Shqipëria, ku asnëj emër politikani shqiptar nuk përmendet Videlman një studjues i historisë së artit gjerman ka thënë: Ballkani është  vendi më i predispozuar për të nxjerër talente ën çdo fushë të artit. Asnjë politikan s’mund të bëjë atë që kanë bërë këta që përmenda..

Pse?

Pasi kemi klimën, diellin, natyrën, ajrin, lumenjtë, luginat, tokën dhe nëntokën e pasur. Kemi pasur fabrika, uzina, dhe sipas ekonomistëve botërorë në prag të ndrimit të dy sistemeve Shqipëria ka pasur 60 miliardë pasuri. Ku ka vajtur kjo pasuri?

 Kam shkuar në shumë ekspozita të piktorëve dhe kam vënë re që të gjitha ato janë zhvilluar në Muzen Kombëtar dhe jo në Galerinë e Arteve, përse?

 Përgjigja është e thjeshtë. Ggaleria e Arteve ëshët kthyer në nëj pronë private personale, madje është oligarke. Nga babai tek i biri  dhe anasjelltas. Nepotizmi nuk ka brirë, duket ashiqare. Ajo është bërë një bunker ku s’ka gjallëri, s’ka lëvizje. Galeria e Arteve duhet të gjallojë ditë natë, duhet të ketë mijra njerëz në ditë, por aty sheh dyer të mbyllura, pasi ka njerëz që interesohen vetëm për artin e tyre, dhe jo për artin kombëtar.

 Në këndvështrimin tuaj diktatura komunsite ka përë më shumë për artin dhe kulturën?

Kjo përgjigje do shumë kohë. Nuk bëhet me nëj të shtënë. Gjërat miren em radhë. Ai regjim i bëri këto objekte, si galerinë, Muzeun Kombëtar, zhduku analfabetizmin, bëri sportin masiv, bëri shtëpi kulture në çdo fshat, etj..Po sot çfarë është bërë për artin dhe kulturën? Ekonomia dhe kultura janë shtyllat e një shteti. Sot ne nuk kemi as kulturë, as ekonomi. Shihini vetë mos më pyesni mua. Politikanët flenë në vila luksoze, artistët dhe shkrimtarët s’kanë bukë të hanë. Kukturën shqiptare e mabjnë të gjalël  vetëm individët, krijuesit që rendin në botë. Shumë të tjerë bëjnë art imitues, jo të gjallë, pa frymëmarrje. Athere kishte dhe shkrimatrë dhe artistë ët dobët, servila, por ata aty ngelën në batak, ndërsa shkrimtarët e vërtetë bënë epokë, bënë emër që e lartësuan emrin e Shqipërisë.

 A prisni një rivleërsim ët shkrimatrëve dhe artistëve nga Kryeministri i ri?

Besoj se po. Rama ka folur për rilindje dhe rilindja nis nga arti, kultura. Ai ka një shans historik në dorë. Besoj se do ti korigjoj gabimet e të tjerëve.