Manjani, letër homologut francez: Refuzoni Serbinë, për ekstradimin e Haradinajt

487
Sigal

Ministri i Drejtësisë,
Ylli Manjani i ka dërguar një letër homologut të tij francez, Jean- Jacques
Urvous lidhur me ndalimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush
Haradinaj. Në letër, ministri Ylli Manjani shkruan, se Shteti Serb ka
keqpërdorur aksesin në Interpol për qëllime politike. Manjani shprehet: “Shteti
serb, keqperdori aksesin ne Interpol për qëllime politike. Haradinaj është
liruar nga akuzat qe ngre Serbia. Do të vlerësoja refuzimin tuaj të çdo kërkesë
për ekstradimin e tij. Do t’ju lutesha për transmetimin e këtij shqetësimi
autoriteteve gjyqësore franceze për lënien e lirë të tij”.