Kryeministri Edi Rama: Moti i keq, kërkon angazhim total

517
Sigal

Kryeministri Edi
Rama, deklaroi dje se është duke ndjekur situatën e krijuar nga moti i keq nga
veriu në jug të vendit. Rama shprehet: “Ditë e natë në përballje me situatën e rënduar prej rënies drastike të
temperaturave”.
Rama replikoi në distancë edhe me PD, pasi sot Edmond
Spaho deklaroi, se gjysma e vendit është e izoluar dhe pa drita. Aktualisht
situata më e vështirë paraqitet në veri, pasi në Shkodër, Kukës dhe në Dibër ka
disa fshatra që janë izoluar nga dëbora. Për sa i përket rrugëve, ARRSH
deklaron se është duke punuar për zhbllokimin e tyre. Të gjitha institucionet
janë në gatishmëri të plotë, teksa moti pritet që të përkeqësohet akoma më
shumë në fundjavë.