Do të ishte absurditet që të mendohej se vet Anglia apo dhe qarqe të caktuara të saj do sakrifikonin luftanijet e tyre me qëllim që të nështronin Shqipërinë! Jo ! Kjo s’mund të ndodhte kurrsesi, por ata shkuan vet e me kryeneçësi drejt tragjedisë së padëshiruar si nga ana e tyre, ashtu dhe nga ana jonë.
Ne 15 maj të vitit 1946 , dy luftanije engleze shkelin ujërat tona dhe afrohen pranë bregut pa asnjë njoftim dhe për më keq pa asnjë shenjë dalluese identifikimi sikurse ështe flamuri i ngritur në direkun e anijes…e mbi to forcat tona art-mitraliere të një baterie hapin zjarr paralajmërues, zjarr ky që do t’i detyronte anijet ta ngrinin atë dhe të përcaktoheshin si luftanije angleze dhe menjëherë të largoheshin nga ujrat tona. Fill mbas këtij veprimi Qeveria Demokratike e Shqipërisë, për të ruajtur sovranitetin e vet, më 23 po të atij muaji, nxjerr notën e saj që nuk lejonte kalimin e anijeve të luftës së çdo vendi në territorin e ujrave detare të saj, prej vijës ndarëse se Kanalit të Kurfuzit deri në brigjet shqiptare, vendim ky, që nuk ishte vetëm për englezet sikurse mundohen ta kanalizojne disa analistë, por dhe për çdo vend, i cili shkelte këto ujëra, sigurisht dhe për englezët, të cilët dhanë prova , madje dhe të mëvonshme që me arrogancë e kokëfortësi nëpërkëmbnin sovranitetin e Shqipërisë. Edhe pse ky ishte një vendim Qeverie, englezët, duke e konsideruar veten akoma nën efektet e lavdisë së dikurshme kolonialiste, të të qenurit “ Mbretëreshë e detrave”, tentuan përsëri të futeshin në ujrat tona, duke shkaktuar kështu incidentin e dytë, që është ai i 22 tetorit po të atij viti, incident ky që ishte provokativ nga ana e englezëve, për të tatuar pulsin e Shqipërisë, të cilët kishin pezulluar lundrimin e anijeve brenda Kanalit të Korfuzit, për pjesën shqiptare të këtij kanali. Me këët rast një grup anijesh luftarake engleze 1 kryqëzor e 3 destrojerë, shkelin ujërat tona dhe bien në mina duke u fundosur 2 prej tyre ( këto anije realisht u mbytën në ujrat shqiptare, madje me pasojë prej 47 viktimash), pra e kishin shkelur sovranitetin e Shqipërisë. Vet englezët, madje me dijeni si të Greqisë ashtu dhe te Shqipërisë aty nga fundi i vitit 1944 dhe deri në fund të vitit 1945 duke përfshirë gjithë vijen b/detare nga Kanali i Korfuzit, Sarandë përgjatë , Karaburunit, zona e Vjosës, Semanit e deri në Durrës ishin marrë me çminimin e këtij kanali, madje kishin raportuar për minimin e kësaj zone nga ana e gjermanëve, ngaqë dhe minat e hequra (çminuara), apo dhe ato të më vonshme, do të rezultonin të prodhimit gjerman, që vet nazistët i kishin vendosur në brezat e rajonet e mundshme të zbarkimit të forcave aleate, si në Shqipëri, ashtu dhe në rajonet e tjera të zbarkimit në Mesdhe. Këtë fakt e pranojnë dhe vet englezet, sepse Shqipëria nuk i kishte aspak as mjetet as kapacitetet e për rrjedhojë as mundësitë e një operacioni të tillë minimi. Agjenti jugosllav nje marinar i flotes tregëtare jugosllave , Kovaçeviç sëbashku me një tjeter (edhe ky nje marinar i flotes tregetare jugosllave) të venë ne shërbim te englezve, deklaruan se gjoja kishin parë dy anije të tyre ne portin e Shibenikut (port Jugosllav) që ngarkonin mina, por që nuk e dinte aspak destinacionin se ku do te shkonin ato. Gjyqi i Hagës vërtetoi se dëshmia e tij ish e rreme dhe nuk përputhej me realitetin, pra me kët rast tregon dhe dështimin e sherbimit sekret englez, në përgjithësi por dhe të vet Anglisë në veçanti, sepse komisioni hetimor i ngritur enkas per këtë çeshtje nuk do te mundi kurrë për ta vertetuar planin operacional të minimit , qofte ky nga jugosllavët po ashtu dhe faktin tjeter që shqiptaret gjoja paskeshim patur dijeni. englezet ,duke mos hequr kurrë dorë nga ideja e tyre e intrigave ndaj vendit tone, do të tentonin dhe riprovonin përsëri e që sigurisht dhe ky akti ulët e diversionist i tyre do te pasohej me nje dështim tjeter. Shërbimi sekret englez 7- 8 muaj me vone do planifikonte, organizonte dhe hidhnin në veprim agjentin tjeter shqiptar ,n/oficerin Vlash Bushi me dy b/puntore te tyre, por qe sikurse dihet dhe nga historia ata dështuan me turp, falë aktit heroik te Spiro Kotes.
Greqia në atë kohë merrej me luftën civile që i kishte shpërthyer dhe as që mund të mendohej se i kish vendosur Greqia, sikurse nuk i kishte vendosur as vet Anglia. Pra dhe vet Shqipëria nuk kish asnjë interes në incidente të tilla me flotën angleze të admiraliatit dhe për më tepër që dhe në manualet detare kanali i Korfuzit paraqitej si zonë e rrezikshme për lundërtarët ngaqë kish qenë e minuar prej gjermanëve.
Spiroja nuk dinte asgjë për këtë situate se çfarë po kurdisej ne arenen n/kombetare kunder Shqiperise. Ai luftoi me trimeri e zgjuarsi ndaj tradhetise. Me mbritjen e tij në port pa komandantin tradhëtar V. Bushi, atë ( S.Koten) fillimisht e arrestuan për vrasje te 3 fishte (dhe mbeti gati 1 jave ne qelite e burgut i cili merrej nën hetim)deri sa doli ne dritë e verteta). Ne hetuesi ai deponoi, se i vrau te 3 personat ngaqë ata i kërkuan qe perveçse te arratiseshin, duhej te deklaronin që sapo te mbrinin ne Itali, që minat i kishin vendosur jugosllavët me bashkëpunimin te plote të Shqiperisë. Përputhja parapërgatitur po nga vet englezet ,por tashmë me “deshmitare autuktonë shqiptare”(nëse do e deklaronte S.Koteja se minat i kishim vendosur ne, pra nese realizohej ky variant) do ta vendoste Shqipërinë ne bankën e te akuzuarve. Veçse në gjithë historinë e “Incidentit të Kanalit të Korfuzit” lind nje pyetje llogjike: Po vet englezët mos vallë i sakrifikuan enkas dy lufte anijet e tyre dhe nëse jo, përse u duhej të akuzohej Shqiperia psh… e jo Greqia ? Do te ishte absurditet qe te mendohej se vet Anglia apo dhe qarqe te caktuara te saj do sakrifikonin luftëanijet e tyre me qëllim që të nështronin Shqipërinë. Jo! Kjo smund te ndodhte kurrësesi, por ata shkuan vet e me kryeneçesi drejt tragjedisë së padëshiruar si nga ana e tyre, ashtu dhe nga ana jone. Greqia në atë kohë merrej me luftën civile qe i kishte shpërthyer dhe aq qe mund te mendohej se i kish vendosur Greqia, sikurse nuk i kishte vendosur as vet Anglia. Pra dhe vet Shqipëria nuk kish asnje interes në incidente të tilla me flotën engleze te admiraliatit dhe për më tepër që dhe në manualet detare kanali i Korfuzit paraqitej si zonë e rrezikshme per lundërtaret nga qe kish qene e minuar prej gjermaneve. Englezet kishin tentuar një here te zbarkonin ne Gjiun e Kakomese (3-4 km në veri te Sarandes) duke u futur ne luftime kunder gjermaneve ne tetor te vitit 1944 ne kuadrin e bashkepunimit, hartuar nga Shtabi Aleat i Mesdheut me qendër ne Bari te Italise. Kjo pat ndodhur kur gjermanet ishin në prag katastrofe, duke u tërhequr nga Shqiperia dhe pothuaj krejtesisht nga Evropa, si rezultat i luftes se popujve të kontinenti. Si duket englezet me këtë inkursion luftarak të tyre, de facto tatonin pulsin e Shqiperise. Rezultoi ajo qe pritej, që E. Hoxha u dha urdher trupave engleze të largoheshin nga ky rajon, mbasi shqiptaret ishin vetë të aftë për të çliruar vendin e tyre. Dhe kjo i perket periudhes se tetor-nendorit te . vitit 1944 . Rënia në mina e dy destrojereve dëshmon dhe per punen e dobet te tyre) englezeve), sidomos ne kuadrin e çminimit që vet ata sikurse e theksuam dhe më sipër e patën organizuar dhe bërë qysh në periudhen e viteve 1945-46 , gjë që nuk përmendet ne asnje dokument në gjyqin e Hages që përse nuk ishte çminuar mirë ky kanal nga ana e tyre.?! Shtrohet pyetja po atehere përse englezët akuzonin Shqipërine ?! Kjo nuk ështe e rastesishme, sepse englezë jo vetem se e kishin te qarte pozicionin dhe drejtimin politik që kishte marrë Shqipëria dhe këtë ata e kuptuan qysh gjatë periudhes se luftes Nac- Çl, por ata tashmë kërkonin ta shfrytëzonin në dobi të vet këtë incident, (inpacident që mbase dhe vet ata ishin shumë të bindur se minimin nuk e kishin bërë shqiptaret) , ata pra englezet, ne formen me brutale të hakmarrjes do ta përdornin këte ne interesin e tyre duke mikluar me këtë rast dhe qarqet shoviniste greke me të cilat Anglia kish filluar një bashkëpunim të kënaqshëm, bashkepunim ky që përkedhelte endrrën “Vorio-epiriote” te kryeministrit grek Kaldaris i cili duke mos hequr “ligjin e luftës me Shqipërine” shpresonte që Anglia me votën e saj dhe me …”ato çfarë kishin ndodhur në Kanalin e Korfuzit” ta poziciononte Shqipërinë në vendet armike, agresore dhe bashkëpunuese me fashizmin, teksa dihej botërisht se dhe vet Shqipëria vuante thundrën e këtij pushtimit fashist.
Sot disa historianë, sahan lëpirsa të çdo lloj sistemi, për t’u dukur e bërë poza para ekraneve “deklarojnë me kopetencë” se minimin e patën bërë shqiptarët. Disa të tjerë e përjashtojnë Shqipërinë nga ky plan minimi, por deklarojnë se Shqipëria kishte dijeni të plotë se minimin e patën bërë jugosllavët në b/punim me Shqipërinë, teksa deri më sot ata kurrë nuk kanë paraqitur ndonjë dokument të tillë të ndodhur në arkivat tona, apo dhe vet ato jugosllave, por hamendësojnë me shprehje të cunguara dhe me shpifje nga vet persona që tashmë ose nuk jetojnë më, ose dhe ndonjë që jeton pa qenë aspak dëshmitar okular.
Me këtë akt akuzë qe na bënin englezet se gjoja minimin e paten bere jugosllavet me dijeni te plote te shqiptareve, Greqia jo vetëm se shkepuste vëmendjen e opinionit botëror per luften civile qe kish filluar brenda territorit helen, por dhe linte te lirë rrugën per një nderhyrje anglo-amerikane per te shtypur luften që po bënin forcat progresiste greke te udhehequra nga PK e Greqise, sikurse dhe u hapte rrugën pretendimeve greke per te kerkuar Vorio- epirin, si demshperblim duke dashur ta gruponin vendin tone ne vendet b/puntore me fashizmin. Sot disa historiane, sahan lepirsa te çdo lloj sistemi, per tu dukur e bërë poza para ekraneve “deklarojne me kopetence” se minimin e paten bere shqiptaret, disa te tjere e perjashtojne Shqiperine nga ky plan minimi, por deklarojne se Shqiperia kishte dijeni te plote se minimin e paten bere jugosllavet ne b/punim me Shqiperine, teksa deri me sot ata kurrë nuk kane paraqitur ndonje dokument të tille të ndodhur ne arkivat tona apo dhe vet ato jugosllave, por hamendsojne me shprehije te cunguara dhe me shpifje nga vet persona qe tashmë ose nuk jetojnë më, ose dhe ndonje qe jeton pa qenë aspak deshmitar okular “pohon minimin” teksa dihet botërisht se minimi eshte nje operacion tejet i veshtire qe kerkon përgatitje paraprake stervitje perfeksionuese , kujdes te madh dhe po ashtu nje sekret e fshehtesi po aq të madhe…madje dhe në këto kushte tejet të fshehta ai kurre nuk ngelet dot “teper sekret” sepse diku ka nje dokument te arkivuar, nje ditar anije një “detyre” e rendesishme qe jepet me goje apo dhe me shkrim qe diku pasqyrohet dhe e fundit…. nuk mund te ndodhe kurre qe nga i gjithe ekipazhi i nje anije minavense për me shume se gjysëm shekulli( qofte ai jugosllava apo shqiptar) të mos flase e tregoje të vërtetën ? Ne hapsira te medha e shume te medha detare mund te ndodhe qe anijet kur kryejne minim ta ruajne fshehtesine, por ta pretendosh kete gje ne Kanalin e Korfuzit ku kish levizje anijesh e sidomos te peshkimit, eshte absurditet dhe pse minimet zakonisht behen naten madje dhe shenohen te gjitha koordinatat e rajonit të minimit. Pse mungon dhe ku ndodhet dokumenti i minimit, pse nuk gjendet … apo dhe pohime nga vete antaret e ekipazheve te anijeve e te behen publike, e jo te flasin pa analiza mbi baze faktesh te dokumentuara ? Shqipëria u dënua nga Haga si fajtorë pa faj dhe pse vet ata e kanë deklaruar se Shqipëria nuk e kishte aspak mundësine e minimit te ketij rajoni, por qe Berisha per te fituar kredenciale nga Perendimi ne vitin 1996 deklaroi fajsinë e Shqiperise dhe pjesëmarrjen e saj ne minimin e ketij Kanali, gjë që e përgënjeshtron vertesia historike.Në këto kushte Anglia na mbajti dhe grabiti arin, por nuk mund te grabiste dot të verteten.