Demir Korita – Josif Pelari: Nako Leskaj, inxhinieri kimist që vuri mbi baza shkencore laboratorin kimik në ish Azotikun e Fierit

Demir Korita – Josif Pelari

Nako Leskaj i takoi atij brezi inxhinierësh që dha një kontribut të shquar në vënien mbi baza shkencore laboratorin kimik në ish Azotikun e Fierit.

Nako Leskaj
NOA

Ai njihej si ndër spcialistët më të mirë në rrethet shkencore, jo vetëm në institutet e studimeve, por edhe në rrethet akademike. Periudha që ai punoi, laboratori u kthye në qendër studimore shkencore ku mjaft specialist , student të fakultetit të shkencave të natyrës përgatitën dhe mbrojtën dipllomat e tyre nën udhëheqjen e Nako Leskaj dhe bashkpuntorëve të tij po me përvojë si, Et-hem Sula, etj

Azotiku ishte një nga veprat më madhështore të planit të tretë 5-vjeçar 1961-1966. Ngritja e Azotikut, të Nitrat Amonit, do të ndikonte drejtëpërdrejtë në zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e rendimenteve të kulturave bujqësore. Po ashtu edhe nënproduktet e tij si: hidrogjeni, oksigjeni, azoti, amonjaku, acidi nitric,squfuri, etj, që do të përdoreshin në industrinë e metaleve, të shëndetësisë, asaj ushtarake etj.

Azotiku ishte në vazhdën e projekteve strategjike të industrializimit të mëtejshëm të vendit, për ta kaluar atë nga një vend i prapambetur bujqësor, në një vend industrial bujqësor të zhvilluar.

Për vënien në shfrytëzim të Azotikut shteti i kohës çoi për tu  specializuar  39 ing dhe teknik në Rep POP të KINËS. Ata u përzgjodhën nga sistemi i ndërmarrjevetë naftës,të industrisë minierave, fakulteti i ing kimisë,  etj. Ndër ta ishte edhe ing kimist Nako Leskaj.

Nakua u lind në vitin 1940 në Lekël të Tepelenës. Në vitin 1962 përfundoi USHT fakultetin e shkencave të natyres në degën kimi industriale dhe është diplomuar inxhinier kimist. Pas diplomimit u emërua në minierën e hekur-nikelit në Pishkash ku punoi deri në vitin 1965, vit në të cilin shkoi për specializim në REP POP të KINËS për uzinën e plerave azotike që po ngrihej në Fier. Pas specializimit u emërua inxhinier kimist, analist pranë laboratorit qëndror kimik të Azotikut.

Foto e viteve 1970. Në qendër Nakua

Para fillimit të leshimit të uzinës, Nakua së bashku me disa specialiste të larte dha leksione për pregatitjen e specialisteve të mesëm që do punonin për vënien në punë të uzinës. Gjithashtu gjatë montimit të uzinës, maj 1966, ishte caktuar dhe inxhinier në laboratorin e marketimit të çeliqeve që duheshin për uzinën. Në këtë laborator punonin si analiste Elvira Lalo Kotini dhe Aneta Kusta, Papadhopulli.

Ai hodhi bazat e përgatitjes së literaturës teknike, të metodikave e dispencave, mbi metodikën e zhvillimit të të gjitha llojeve të analizave, të dispencave veç e veç për çdo repart prodhimi duke i mbështetur në gjithë studimet e bëra gjatë kulifikimit në Kinë , Itali ,etj

Pas përfundimit të kursit për laborantët e rinj të kësaj uzinë, Nakua u caktua dhe inxhinier pranë këtij laboratori kimik së bashku me inxhinierin Et-hem Sula, për zhvillimin e të gjitha analizave kimike të të gjithë reparteve të prodhimit. Gjatë gjithë kohës që punoi në këtë uzinë, në të dy laboratorët ,teknologjik  dhe ai i analizave të metaleve, gjithmone ka qenë energjik, i pakursyer, i gatshëm dhe i vëmëndshëm në çdo kohë për përvetësimin sa më mirë e shpejt të analizave kimike të prodhimit nga laborantet e reja dhe pa përvojë pune në këtë sektor. Ishte inxhinier mjaft i përgatitur nga ana profesionale, një analist mjaft i saktë dhe kërkues ku të gjitha analizat kimike të çdo impianti i kishte kaluar nëpër duar duke ditur çdo reaksion kimik të tyre. Ishte tolerant kur vinte puna, por kërkues në drejtimin e cilësisë së analizës. Ishte shumë komunikues, i trajtonte si kolegë laborantët, por kur në peshoret analitike të shihte një pluhur mikroskopik atëhere nuk e njihje më Nakon! Zëmërimi ishte në moment, por nuk të mbante inat, mëri, por të linte të kuptoje se herët e tjera duhet të kishe shumë kujdes, të mos përsëritej më, sepse analisti duhej të ishte shumë i saktë dhe një gabim sado i vogël do të influenconte në rezultatin e analizës ,cilësisë dhe proçesit të prodhimit. Elvira Kotini e kujton si, -një inxhnier mjaft i zoti, nga më të aftët, kërkues dhe i rreptë në përcaktimin e saktë të analizave, por edhe mjaftë i edukuar me kulturë dhe komunikues dhe mbi të gjitha inteligjent dhe i zoti si analist. Asnjëherë nuk vinte veten si më i dituri. Kënaqej kur shikonte aftësinë dhe cilësinë e kryer të analizave nga laborantet e reja, i cili me modesti thoshte: “E shikoni, nuk ju ndihmova unë! Ju tashmë jeni të zonjat për kryerjen e analizave”. Dhe vërtet ai u bind për saktësinë edhe cilsinë e analizave duke patur besim të plotë për vazhdimin  tyre në mënyrë të pavarur .Dhe ashtu u bënë.Nga “dora e tij” dualën mjaftë laborante dhe specialiste mjaft të zonjat si; Elvira Kotini, (Lalo), Majnuri Sinani, Aneta Kusta, Yllka Taka, Flora Omari, Ermioni Troka, (Veliu), Fatime Shehu, Marie Dashi (Sota), Anife Askushi, Lirika Prifti, Elsa Toska, Elvira Gjymshama, Zeqine Sulejmani, Elvira Rrapi, Veronika Tajari, Flora Çullhaj, Xhezmije Kozaj, Liri Toska, Tomorr Duka, Arqile Voja , Lida Hoxha , Pranvera Abazi , etj, etj.

Laborantët e ish-Azotikut të viteve 1967

Bashkëpunoi mjaft mirë dhe me mirëkuptim me inxhinier doktor kimist, italianin Virginio Punturi i cili, zotëronte shumë mirë rusishten, kuptonte mirë dhe shqipen. Bashkvepronte dhe konsultohej vazhdimisht me kolegët e punës së laboratorit si; inxhiniët; Et-hem Sulaj, Miranda Zarka, Drita Sinani, Adelina Shalësi, (Sinoimeri), etj. Për nivelin e tij të lartë teoriko-shkencor, Nakua për disa vjet dha mësim si pedagog i jashtëm në shkollen e mbrëmjes, dega kimi-industriale pranë shkollës së mesme industriale “Petro Sota”.

Nakua ka patur marrëdhënie profesionale dhe shoqërore shumë të mira  dhe me gjithë specialistët e tjerë të uzinës. Gjatë kohës që ka punuar pranë kësaj uzine ka gëzuar respektin dhe dashurinë e të gjithë punonjësve, të cilëve ua ka kthyer gjithmone me mirënjohje. Shquhej për komunikim dhe kulturë të lartë qytetare dhe teknike , mjaft i dashur në marrdhënie shoqërore, dhe  transmetonte mjaft humor të këndshëm me gjithë punonjësit, jo vetëm të laboratorit, por edhe gjithë uzinës, të cilët e kujtojnë edhe sot. Nakua ishte njohës mjaft i mirë i aparaturave të laboratorit kimik,  në përgatitjen me cilësi të lartë të reagentëve kimik që ishin mjaft të domozdoshëm në zhvillimin e analizave, të reaksioneve kimike që zhvilloheshin në prodhimin e hidrogjenit , të gazit CO2, CO,H2S,Nox, AS2O3,K2O,C++ dhe Cu++, përmbajtjes së azotit në Nitratin e amonit, etj që janë me dhjetra e qindra analiza, që zhvilloheshin në 24 orë nga laborantet e uzinës dhe në kontrollin e inxhinierëve. Zotronte mjaft mirë aparatin “Kromotograf” dhe  dukej sikur “luante” më të, kaq lehtë e saktë e përdorte. Me vonë këtë aparaturë ua mësoi dhe inxhinierëve e laboranteve  pasardhës.

Takim pas 54-vjetësh. Në qendër Nakua

Gjatë periudhës së qëndrimit në Azotik ai la një pasuri të madhe teorike dhe praktike dhe një literaturë të bollshme që iu shërbyen brezave pasardhës ku mbajnë emrin e të diturit, të palodhurit , shkencëtarit të laboratoreve Nako Leskaj. Si ing me të ardhme në industrinë e kimisë Nakua do të kërkohej shumë nga insitutet e industrisë dhe ndërmarrjet e fuqishme të kohës. Por fati qëndroi ta tërhiqte Istituti i Studimeve Ushqimore (ISK) Tiranë qysh në vitin 1973 si specialist i laboratorit kimik. Atje ai kreu detyrën e shefit të laboratorit dhe të zv/drejtorit ku dha maksimumin deri sa doli në pension. Me punën dhe veprën e tij Nakua mbetet një ikonë e vlerave të padiskutueshme të ing të laboratoreve dhe mjaft i dashur nga azotikasit, të cilët  vazhdojnë të kenë marrëdhënie vllazërore e shoqërore me të, edhe pse ka më se 5 dekada i larguar. Pas ndryshimeve demokratike, Nakua shkoi me banim në SHBA, ku jeton edhe sot.