Një vit pa Tahirin !
![]()
PROLOG
NJË KUJTIM I HIDHUR
Ishte mëngjesi i datws 1 shtator, 2024. Isha çuar herët nga gjumi, sepse jam dëgjues i rregullt i emisioneve të orës shtatë që pasqyrojnë shtypin e ditës, por edhe pse, atë mëngjes, kisha lënë takim me një shokun tim ta pinim bashkë kafenë.
Seç kisha atë ditë një mungesë humori, një si parandjenjë të turbullt. Televizorin e kisha ndezur por, sapo u ula në divan, një si sustë teli të egër, më ngriti vrrullshëm në këmbë.Më kujtohet pasthirma që lëshova dhe ballit që i rashë fort me dorë. Në anë të ekranit ishte shkruar me gërma të mëdha ” Një lajm i hidhur. Ka ndruar jetë Artisti i Madh i Cirkut Shqiptar, zbutësi i kafshëve Artisi i Merituar TAHIR BAÇOVA”
Zilja e celularit më përmendi disi,. E ndjeva që gjunjët po më dridheshin.. U lëshova si i këputur në divan
Hapa telefonin, por nuk po flisnja dot.
– Hë mo, Verdi, je ngritur, apo jo?
– Agron, nuk do vi dot sot. ,
– Pse mo,çfar ka ndodhur?
– .………
Viti 2025. Në 1 shtator, do të përkujtojmë vitn e parë pa Tahirin
NJË KTHESË E PAPRITUR
17 vjeçari Tahir Baçova ishte akrobati më i ri në “Ansamblin Artistik Akrobatik të klasës punëtore” të Kryeqytetit. Meqë ishte trup i gjatë e i ngjeshur, e caktuan si “bazament” që do të thotë të mbante mbi supe e shpatulla akrobatët e tjerë që do interpetonin figura akrobatike, lart, mbi kokën e Tahirit. Shenjat e para: I heshtur, serioz, i sjellshëm e i dashur me trainerët dhe shokët e grrupit.
Një ditë, kur ai mbushi 18 vjec, i erdhi fletëthirrja pët rë shkuar ushtar.Sapo kishte lënë mustaqet të cilat do të bëheshin të pandara gjatë.gjithë jetës së tij. Shokët e përcollën, dhe i thanë “Taho, të presim sërish mes nesh. Ne nuk do të harrojmë, dhe ti mos na harro.Vendin e ke prap këtu.”
-Tahir- e këshilloi traineri, edhe atje ne repart, gjej kohë të stërvitesh. Zgjidh nja dy çuna si ti dhe bëni numra akrobacie dhe shfaqeni për ushtaët, Dakort?
-2-Por, çuditërisht, do të ishte rasti i parë që djaloshi simpatik e fjalëpak, nuk do ta mbante porosinë e Udhëheqësit Artistik të Ansamblit Akrobatik. Sepse…..
Ndodhi ajo e cila, në vitet që do të vinin, do të ndryshonte rrugëtimin e jetës së Tahirit
Reparti ushtarak ishte i specializuar për përgatitjen e qenve të Kufirit Shtetëror.
“ O Zot. Ç’akrobacira do bëj unë këtu mes brritmave e komandave që oficerët u drejtojnë këtyre kafshëve të gjorra. Mooos. Po pse i godisni me kamxhik Pse?..Kanë shpirt ato .”.
Dhe, një ditë, kur një nga ata, të egërsuarit, iu turr esmerit me mustaqe, ushtar Baçova, për çudinë e oficerit instruktor, jo që nuk ia dha vrrapit, por dhe nuk lëvizi fare nga vendi.Qeni qëndrroi të këmbët e ushtarit Sytë ngjyrë jeshil ne blu të qenit, u ndeshën me vështrimin e butë e dashamirës të syve të djaloshit nga Tirana.
Vite më pas.kur Tahiri e kujtonte atë ngjarje, bëlëbzonte.
-Vallahi, kur ai mu turr, unë, seç ndjeva brenda shpirtit tim Ai qen mu shndrua si një njeri që po vraponte ti shpëtonte kamxhikut dhe, sikur erdhi të kërkonte derman.te unë. Qeni, mu duk shumë i bukur Edhe ai nuk mi ndau sytë, veçse, më kujtohet, lëshoi një si rrënkim.Ato çaste mu duk sikur mes meje dhe atij u lidh . një bashkëjetësim’
Dy vitet e ushtrisë kaluan shumë shpejt dhe Tahir Baçova, u paraqit përsëri pranë shokëve të tij të Ansamblit Akrobatik,
Rrifilloi stërvitja, shfaqjet, turnetë rreth e qark fshatrave e kooperativave bujqësore të Tiranës.
Kështu po kalonin ditët, javët, muajt. Akrobatit bazament, nuk i shqitej nga shpirti ai bukuroshi i repartit Kishte lindur një dëshirë disi e çmendur .
Kjo ishte një e fshehtë e cila tashma i takonte vetëm atij. Askush nuk po e kuptonte që Tahir Baçova seç bluante një gjë në kokën e tij. Kishte marrë një vendim: Kujtimin e qenit të repartit, do ta përkujtomte përmes qenit vocërak të shtëpisë së tij. Ta sillte në arenën e cirkut.Nuk e bënte muhabet me njeri se, thoshte me vehte, “ do kujtojnë se Tahiri paska lajthitur”
Të parët që e morën vesh, ishin komshijtë.
Matanë havllisë së shtpisë të Baçovëve, seç dëgjoheshin ca lehje qeni, jo të zakonëshme. Por dëgjohej edhe zëri i të zotit të shtëpisë, që fliste ca fjalë që askush nuk u jepte dum. Si ‘ Urtë, urtë po të them…. Më shiko mua, Më shiko këtu, në sy. Ashtu, bravo. Ulu, ulu….Bukur. Hajd të puth lali në faqe. Shtriu…ngreu. Hop, . Bravo, “Bravo artisti im” Eh, çfar mrekullira do bëjmë ne të dy? .Atje, në arenë.
Pas stërmundimesh, u bind plotësisht që mes tij dhe kafshës ishte krijuar miqësia e përbashkët. Ishin bërë shokë.
Kjo mgjarje, u dha përgjigje enigmave se “si u bë zbutës kafshësh ky Tahir Baçova.” As shkollë, pasi shkollë për gjëra të tilla ska, as kurse kualifikimi, as ndonjë njeri që ti mësonte atë zanat, nuk kishte në tërë Shqipërinë.”
![]()
-3- U zbulua vetëm një sekret: Dhuntia! Ai kishte lindur për tu bërë i tillë. Pa dyshim që po. Koha.dhe bëmat e tij e vërtetuan afrësinë e tij mbinjerëzore për të “folur me kafshët”, me marrëvehjen që ato , jashtë natyrës së tyre, të bënin çfar u kërkonte mësuesi i tyre.
Të tilla miqësi krijoi ai edhe me ariun “Silva’ që e bëri akrobat, të kalonte si ekuilibrist në një tel të tendosur, dy metra mbi tokë dhe, asaj kafshe gjigande, me ecje të ngathëta ,i mësoi dhe i kërkoi të tundej në një valle popullore nën ritmin e klarinetës që i binte vetë mësuesi i tij, Tahiri I MADH. Por e bëri edhe fotograf ariun, posi. Ariu me aparat fotografik në qafë, i priste klientët, plot elegance. I ftonte të uleshin në karrige, pastaj u afrohej duke iu lutur të pozonin ashtu si do ishte më bukur Dhe, kur në “dyqan” vinte ndonji tip i dehur , a veshur jo sipas normave shoqërore të asaj kohe, ariu fotograf, e përzente nga lokali.
Dhe, një ditë, spektatorët e panë ariun që hiour mbi një bicikletë, i vinte rrotull arenës, dhe duke i përshëndxtur ata me dorë, u kërkonte duartrokitje.
Befasimet nuk kishin të sosur. Një ditë e pamë Silvën të bënte veprime ekuiliubri hipur mbi një glob, apo, të kolovitej me kapadaillëk në një lisharz. Etj, etj.
Tahiri, miqësinë e pa të nevojëshme edhe kur përgatiti dhe paraqiti në arenë gomarin. Le pastaj kur mblodhi një tufë qensh dhe me ta organizoi ndeshje futbolli.”Gëzimi’ i tyre kur shënonin gol,në portën e kundërshtarëve apo protesat kundër arbitrit për një faull të pa drejtë. Nuk e la me kaqë. Fantazia dhe dhuntia e çuan, të organizonte me mjë orë mësimi aritmetike,
Mrekullitë nuk kishin fund. Në çdo premierë, Tahiri paraqiste një numër të ri, Nuk mund të mos përmendet çudia e një tufe pëllumbash , të cilët, me komandat që i dinte vetëm mësuesi i tyre, u shpërndanë nëpër arenë, mbi kokat e spektatorëve, bënë fugura e lëvizje përshëndetëse, Pstaj, po me :urdhër të mësuesit, një nga një, siapas një rradhe, u mblodhën përsëri te vendi nga u nisën. E si të mos shpërthenin spektatorët , me duartrokitje e të ngritur në këmbë, në shenjë respekti që mbi kokat e tyre fluturuan simbolët e PAQES .
Pas pak muajsh, në premierën e re të cirkut, Tahiri u paraqiti spektatorëve një ari i cili luante basketboll. Koshat që bënte ai ishin me precizion. Duartrokitjeve të spektatorëve ariu u përgjigjej me “falenderime”dhe duke u përkulur me delikatesë, duatrokiste bashkë me ta.
Artistët e Cirkut, drejtorët e Udhëheqësut Artistikë, tregonin se, dashurinë për kafshët Tahiri e shprehte edhe me përkujdesjet që tregonte për shëndetin dhe ushqimin e tyre.
Kuota financiare e parashikuar në rregullore, ishte e pamjaftueshme
Zemra i tha që këtë hall ta zgjithte vetë.E bisedoi me pjesëtarët e familjes nga të cilët gjeti mbështetje Ndonëse të ardhurat financiare i kishin tepër modeste, ata vendosën të përgatisnin ushqim shtesë për kafshët e cirkut shtetëror!
E gjith familja u vu në lëvizje.
ILIRI, djali i Tahirit… për shkak të pjemërrjes së tij si intrumentist I shkëlqyer në orkestrat e dasmave,. kishte shumë miq e shokë, por, njërin, e mbante veç: KASAPIN te Pazari i r R i cili siguronte kocka, copra dhjami , mishi etj. me një çmim të ulët.
4-SANIA, bashkëshortja që, më pas, do të bëhej edhe ajo zbutëse kafshësh, e gatuante ushqimin që në darkë dhe të nesërmen, artisti Tahir Baçova, me kusinë e ushimit në trastë, hipte biçikletën e një marke të vjetër dhe vraponte në Cirk.
Orari i paraqitjes së artistëve ishte në 9.00, Kurse roja e shërbimit të natës, kishtE urdhër ta hapte derën qysh në 6 të mëngjesit për të hyrë brenda vetëm zbutësi profesionist i kafshëve.të cirku.t
-Nuk e përshkruaj dot – tregonte Tahiri – se sa i lumtur ndjehesha kur, kafshët. sapo dëgjonin hapat e mia dhe nuhasnin aromën e ushqimit, gjallëroheshin, vareshin te hekurat e kafazit dhe lëshonin me zë “falenderimet’ e tyre,
Tregojnë se, një mëngjes, para se të fillonte ushtrimet , i vuri gojëzën mbrojtëses ariut dhe e mori me vehte. Duke ecur në ambjentet e administratës. trokiti dhe hyri brenda më zyrën e llogarisë. Ulërima e llogaritares, trembi edhe vetë ariun.
-Qyqja…qyqja me Tahiro, çere bo të keqen motra,…Nxirre jashtë me, se më llahtarisi. Qyqjaaaa.- Tahiri, me qetësinë që e karakterizonte, fërkoi mustaqet dhe i tha- Mos u tremb, mi goce, erdhëm vetëm të të themi “mirmëngjes” ….- Ec o shoku im,- i tha ariut dhe doli, duke qënë i sigurtë që nëpunësja e llogarisë, nuk e kuptoi fare se ku e kishte “togzën” ajo vizitë e ariut në zyrën e saj.
COPËZA TË TJERA NGA JETA E TAHIRIT
Në Shënkoll, për gjueti
Ai kishte pasion gjuetinë e peshkut. Ishte Anëtar i Shoqatës së Gjuetarëve , bile, zgjedhur Anëtar i Kryesisë atje.
Një ditë, me autobuzin e shoqatës, me rreth 20 gjuetarë shkuam në Shënkoll për peshk . Në të erur, pas gjuetisë u futëm në klubin e fshatit për tu shlodhur e për të pirë një gotë raki. Atje ishin edhe disa vëndalinj. Njëri prej tyre, gjuetar me çifte në krah, kur mori vesh që ne ishim të shoqatës pyeti:
-Or ju burra, më kanë bo me dije se, peshkatar është edhe shoku që merret më ariun në Cirk.
–A enjeh ti atë? Pyeti dikush nga grrupi ynë.
-Jo,besa, kam nigju, por me e pa, jo, he burrë.
-Ja pra ku e ke, ky me mustaqe është
-Heu bre,- brofi në këmbë fshatari dhe me dy rosa që kishte vrarë atë ditë, iu drejtua Tahirit i cili për respekt ishte ngritur në këmbë. – Jo, hej burrë, po kaqë sa qënke ti, si të mos të bindet ariu, Qe, burro. Merri këto dy rosa, i vrava sot. E kisha da menjen me i bo sonte në ditëlindjen e djalit, Kësmeti jot.Merri, mik, i paç hallall
Sa shumë u gëzua ai njeri i thjeshtë që takoi dhe foli nga afër me Artistin që zbuste kafshët. Tahiri i shtrrëngoi dorën dhe e përqafoi,
5- Të pres në Tiranë, o mik, i tha Tahiri- të vish të shohësh shfaqjen tonë se. atje ka gjëra të tjera shumë të bukura. Hajde, biletën do ta paguaj unë
Ne qeshëm, por edhe u ndjemë krenarë që mes nesh kishim një njeri emri i të cilit ishte bërë i njohur anë e kënd Shqipërisë.
NJË TRAGJEDI QË COPTOI ZEMRËN E TAHIRIT
Himarë, 1975. Sezon plazhi.
Trupa e Cirkut kishte ngritur Çadrën për të dhënë shfaqje për banorët dhe pushuesit e shumtë.
Shtëpia e kulturës, kishte lëshuar aty pranë arenës një ambjent modest për vendosjen e disa paisJeve të cirkut, ariun, veshje, vegla etj.
Një mesnatë. papritur qielli u shndrit. Në atë ambjent kishte rënë zjarr! . Artistët, që flinin në hotel aty më tej,u ngritën, të tmeruar vrapuan për te vendi që digjej, U shtangën. Nuk mund të bënin asgjë për shuarjen e zjarrit, që kishte përfshirë atë ambjent shumë të pa sigurtë.
Me kokën ulur dhe të tmëruar, qëndruan rreth mbeturiave që zjarri i fuqishëm.la pas Ariu ishte shkrrumbosur!. Tahiri , qëndronte aty si i goditur nga një rrufe. Sytë e të gjitheve, herë herë drejtoheshin nga Tahiri i cili nuk po ndjente asgjë,,,,nuk lëveste e as fliste. Ishte ngurtësuar Në sytë e tij të tmerruar u dukën lot që rrëshqitnin rreth harkut të mustaqeve. Ai burrë u dëgjua të rrënkojë: -” Oh, Silva ime. OH! Kushedi sa ke ulurirë…Kushedi sa më ke kërkuar të gjindesha aty, pranë teje. Silva…Sulva IME.Këmbët nuk po e mbanin dot, vuri duart mbi kokë dhe u përkul në gjunjë. I ishte coptuar zemra.
Plaga pombyllej me shumë ngathësi. Ai e ndjente se nuk mund ta kuptonte dot ndarrjen me Solvën, por puna e këkronte ta zëvëndësonte.
Brodhi zonave malore dhe, e gjeti një që iu duk i përshtatëshëm. Fillimisht iu desh mundim ,gjersa e bëri shok .”Hajde bukurosh, tashti fillojmë nga ushtrimet.”
Për disa vite, unë, punova vullnetarisht për pasurimin dhe sistemin e Arkivit artistik të Cirkut.
Ishte një rregull i rreptë që, në Arenë, kur Tahiri punonte me ariun , nuk duhej të hynte asnjë njeri. Edhe dritat erësoheshin sipas kërkesave të mjeshtritl
Një ditë ju luta të më lejonte të filmoja pak çaste nga fazat e punës së tij
-Mirë o Verdo, jemi shokë, nuk po ta prish , se fundja ju të arkivave hyni kudo, veç, të lutem, kur të filmosh rri larg, të mos të të shohë. -Gjersa je ti me të. nuk kam frikë, o Taho.
-Jo, mor burrë, ska rrezik, por tani për tani ai nuk duhet të shohë njeri tjetër veç mua. gjersa të mësohet. Kupton? Pasi mbaroi seancën, më la ta shoqëroja deri te kafazi me shufra hekuri të trashë. E futi brenda, duke bëlbëzuar ca komanda që unë nuk i kuptoja. E përkëdheli në qafë dhe ai iu përgjigj me nje tingull shumë interesant. -Çao, çuno. Sillu mirë, se të ka Tahiri, shpirt. Unë filmova dorën e Tahirit e cila ishte e fundit që prekte drynin e madh të kafazit varur te dera . Ai e vuri re që e filmova dorën e tij mbi
dryn dhe, duke shkuar gishtat mbi mustaqe, tha -Vigjilencë Verdo, vigjilencë se, rujna zot, bëhet htaja po doli prej këtu.
-6- JO, NUK PO FLE, PO SHKRUAJ”
Ja edhe një epizod, nga dhjetra të tjerë
Ishim ngritur shumë herët në mëngjes, se do shkonim për gjuei në derdhje të Vjosës. Shumë rrugë e gjatë që nga Tirana. Ndonëse ishte pa u gdhirë, shakatë dhe rakitë filluan.
Tahiri nuk para merte pjesë në ceremoni të tilla. Ai mbante me vehte një shishkë të vogël me një dopio raki, si i thonë., që zakonisht e pimte gjatë gjuetisë.Në autobus, ndenjëset ishin dy, nga dy..Te dera e hyrjes ishin dy karrige teke, njëra prej tyre ishte e “rezervuar’ vetëm për Tahirin. Pak pasi niseshim. ai vinte duart te pjesa e sipërme e krriges para tij dhe mbështeste .kokën, sikur flinte. Ne ia dinim kë të zakon dhe nuk e shqetësonim. Atë ditë një shoku ynë, kishte marrë me vehte edhe nipin e vogël. Vogëlushi e vuri re që ai xhaxhi te ajo ndenjësja tek, një nga gjuetarët, kishte mbështetur kokën dhe nuk lëviste fare. E pyeti gjyshin’- o gjysh, ai xhaxhi atje, po fle, apo është i sëmurë.? -Shko pyete –u përgjig j gjyshi
-o xhaxhi gjuetar, …më fal se të zgjova…-Jo mor çun, nuk po fle. A flihet në tërë këëtë zhurmë.
-Po pse e mban kokën gjithnjë mbështetur te karrigia, të ze autobuzi|?
-Jo mor, xhaxh, jo. Po shkruaj-Po shkruan?! –Po ku e ke fletoren”? – Ja , këtu, – I tha Tahiri dhe vuri gishtin te koka. Po bisedoj me një ari. Po e ftoj të lozim basketboll
Truri i tij, imagjinata e tij nuk rreshtnin kurrë. Ai krijonte…Krijonte, pa mbarim. Edhe sikur të mos donte! E kishte” dënuar” dhuntia
* * *
Tahiri nuk ishte i shkolluar për zbutës kafshësh…As kurs specializimi diku…. Thjesht I lindur. Motua e toij;,pasion . fantazi, krijimtari, guxim, punë.
Nëse, diku ,do të hapej një shkollë për mjeshtrinë e zbutësit të kafshëve, atëhere, autori i leksioneve, pedagog dhe Udhëheqës Artistik, padyshim do të ishte emëruar “Profesor Doktor’ TAHIR BAÇOVA
Atij I vinte keq që, askush nuk i afrohej, të merrte prej tij mësime, të fitonte eksperiencë. Po edhe nëse dikush do ta kishte atë dëshirë, kur shikonte çfar krijonte i vetmi i atij lloji. steepej. E shihte si një gjë të paaritëshme.Nuk mund ti deyronte Më në fund, këtë gjë e bëri me bashkëshorten e tij Sanien, e cila i përngjau plotësisht dhe u bë zbutëse kafshësh, por edhe ajo mbeti e vetmja femër e këtij profesioni në Historinë e Cirkut Kombëtar Shqiptar
Çifti TAHIR DHE SANIE BAÇOVA, MBETËN UNIKALË TË PA PËRSËRITSHËM
POR ATA U LANË NJERËZVE NJË MESAZH:
“NJERËZ, DUAJINI KAFSHËT. ATO E KUPTOJNË KUR SJELLJA JUAJ ËSHTË NJERËZORE, OSE JO E TILLË.
TAHIR, SANIE BAÇOVA, NA MUNGONI,, SEPSE JU KUJTOJMË SHPESH





















