Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ikonës së kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili e përshkruan Anagnostin si një artist i madh dhe si një mik i dashur që do i mungojë me fjalën e mencur.
Postimi i plotë:
Iku Dhimo Anagnosti, një artist i madh, por një burrë edhe më i madh.
Vunoi ynë nuk e ka më fizikisht djalin e tij, që e deshi aq shumë, djalin që i përjetësoi gurët e tij në një film të paharruar.
Një mik i dashur do të mungojë me fjalën e mencur e të shtruar dhe erudicionin e tij.
Familja nuk do ta ketë më pranë, por kujtimet e tij janë kaq të gjera e të bukura si deti i Jalit dhe do të jenë një ngushëllim i madh.
Prehu në paqe i madh!






















