Thofan Noli i Madh, themelonjësi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqipe

737
Sigal

Ja si e përzunë dhespot Jakovin e Korçës nga Shqipëria

-vijon nga dje-

 Largohet dhespot Jakovi

Më në fund dhespoti u pa të dilte nga mitropolia. Më kot kishte shpresuar. Vendimi i Qeverisë Shqiptare do të zbatohej. Megjithatë tashmë ai e kishte një plan: do të shkonte në Stamboll të ankohej. Edhe nëse nuk do të kthehej dot në Korçë, ishte betuar të pengonte ardhjen e Theofan Nolit: Gazeta “Koha” sjell këtë përshkrim të atij çasti: “Më 21 të këtij, ditën e Shën Millit u mbush dëshira e popullit ortodoks të Korçës edhe qarkut të saj, i cili kaq herë kishte kërkuar largimin të këtij dhespoti. E ndenjura e Jakovit në Korçë ishte ilegale, me qenë dhespot i Durrësit, po shenjtëria e tij e gjeti për mynasip që të bënjë Korçën për qender dhe të muntë të përhapë propagandën kundra shtetit tonë, dyke sjellë grindje e përçarje midis vëllazërisë. Qeveria tonë, më së fundi, u bind që e ndenjura më në Korçë mund të sillte turbullime, kështu që urdhëroi prefekturën  për largimin të dhespotit Jakov, të cilin e bashkuan (shoqëruan) gjer në Vlorë z. direktor i policisë Nik Dishnica dhe z. kapiten i xhandarmërisë, Stathi. Nuk dimë qëndrimin e Jakovit, por me sa dëgjuam vështrimin e kishte për në Stamboll. Nga ana tonë i urojmë udhë të mbarë dhe arriftë Patrik i Misirit. Me këtë rast përgëzojmë qeverinë që e shpëtoi Korçën nga ngjarje të liga se Jakovi ishte një nga tryelat më të rrezikshme. Tani populli ortodoks po prêt me padurim ardhjen të Shenjtërisë së Tij, Peshkopit Theofan Noli. Që tani i urojmë mirardhjen në Korçën plakë, e cila e bëri qytetar. (Gazeta “Koha”, e shtunë, 26 nëntor 1921

 Përgatiti Vepror Hasani

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf