Enxhi Vlashi: Klipi “Dashuri Vere”  po i kalon parashikimet

645
Sigal

PERSONAZH/ Flet për “Telegraf”, këngëtarja Enxhi Vlashi: Nuk e mendoj plazhin nudo

Një këngëtare që me klipin e fundit “Dashuri Vere” po thyen rekorde. Ndoshta është titulli i këngës, ndoshta është muzika, ndoshta interpretimi, por ajo që jep notën është se sa ndiqet në “youtube” nga fansat. Fill pas klipit kërkesat për të në vendet europiane janë të pandërprera. Emigrantët në Belgjikë, Itali, Francë, Angli e kërkojnë pa pushim dhe ajo është e detyruar të udhëtojë duke humbur nocionin kohë. Aeroplani i është bërë si shtëpi e parë.

Cili është klipi  juaj i fundit?

-Klipi më i fundit që është në transmetim prej tre muajsh titullohet “Dashuri Vere”
-Me cilin kompozitor dhe poet keni bashkëpunuar?
-Kompozitori i këngës “Dashuri Vere” është Joniad Banushi, kurse tekst shkrues Bav Records!
-Ku ishte vështirësia më e madhe në realizimin e tij?
-Është një klip veror, dhe pa diskutim temperaturat e larta në muajt e nxehtë të verës gjithmonë ta vështirësojnë punën, por kur punon me artistë, siç është regjisori Alexander, gjithmonë vështirësitë zhduken!
-Cilët janë bashkëpunëtorët tuaj, këngëtar apo këngëtare?
-Kam dashur që emrin e mirë si këngëtare ta fitoj me forcat e mia dhe jo në emrin e dikujt tjetër, kjo për sa i përket vetëm fillimeve të mia, ndaj nuk kam pasur bashkëpunime me koleg/kolege por mund të them që është në planet e mia, por kjo s’do të thotë që unë nuk kam një bashkëpunim timin, ai ka vetëm një javë që po dëgjohet në radio dhe “youtube” pasi që akoma nuk është realizuar një klip, është një kolazh jugor, i kënduar me mamanë tim në një duet!
-Cilat janë këngët më të suksesshme dhe kush janë autorët e teksteve?
-Nuk veçoj asnjërën nga këngët e mia sepse të gjitha kanë marrë suksesin e merituar, përsa i përket bashkëpunëtorëve të teksteve janë të shumtë si: Rozana Radi, Gëzim Mneri, Bav Records, Vojsava Alia etj.
-Sa këngë keni në repertorin tuaj dhe cila njihet si këngë hit?
-Në repertorin tim ndodhen 7 këngë, kënga që të gjithë njerëzit e këndojnë në çdo eveniment timin, nga i vogli deri tek i madhi është “Ma ka thonë Baba”
-Ku është prezantimi juaj më dinjitoz dhe me cilën këngë?
-Me këngën “Dashuri vere” të cilën e promovova dhe atë natë në Miss dhe Misster Durrësi!
-Ku këndoni gjatë vitit? Cili është koncerti i fundit?
-Gjatë vitit ndodhem më shumë jashtë se në Shqipëri, për shkak të punës time, koncerti i fundit u zhvillua në Itali për festat e Nëntorit!
-Në sa vende të botës jeni ftuar për koncerte? Ku jeni ndier më mirë?
-Në shumë vende. Si në Zvicër, Gjermani, Itali, Australi, Greqi, Belgjikë, Maqedoni etj. Më mirë pa diskutim në Australi, me një mikpritje që s’do harrohet kurrë, njerëzit atje janë të mrekullueshëm!
-Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë?
-Të vetmit idhuj në jetën time janë vetëm prindërit e mi, do doja të ndiqja shembullin e tyre në jetë, janë ata të cilët më qëndrojnë pranë në çdo hap të jetës time!
-Përveç muzikës keni ndonjë profesion, apo hobi që ngjitet në nivelet e një talenti të dytë?
-Mund të them që profesioni im i dytë përveç se të kënduarit është Avokate, jam diplomuar prej dy vitesh për Drejtësi!
-Kur keni frikë?
-Gjithçka e keqe që mund të prekë familjen time më frikëson, asgjë tjetër!
-Kuptoheni kur gënjeni, apo më mirë të themi kur bëni gënjeshtra të bardha?
-Po kuptohem, dhe pse më ndodh rrallë ti bëj!
-Si i ruani format e trupit? Ushqimi i preferuar?
Gjithmonë me aktivitet fizik, së fundmi ndjek një kurs për kërcimin Zumba, kjo ma mban trupin më në formë, ushqimi im i preferuar, çdo gjë që ka lidhje me prodhimet e detit!
-Si do e përkufizonit shijen e dashurisë?
-Shumë të ëmbël!
-Keni menduar të bëni plazh nudo?
-Jo nuk e kam menduar, jam fanatike në këto gjëra, si tek të tjerët pa diskutim dhe te vetja!
-A jeni xheloze ndaj shoqeve?
-Jo absolutisht, faleminderit Zotit kam shumë gjëra të bukura në jetë dhe nuk kam pse të ndiej xhelozi për dikë, aq më tepër për shoqet!

 -Çfarë projekti keni në dorë, dhe cilat janë planet në të ardhmen?

-Projekti më i afërt është një baladë, një këngë dashurie,e cila do shoqërohet me një baladë, një prodhim i S’art Company, sa për planet e së ardhmes është albumi im, se kur kjo ngelet surprizë!

Albert Z. ZHOLI